Afera Rama-McGonigal do ti sjell pushtetit të korruptuar goditje fatale në faturën elektorale

Afera Rama-McGonigal do ti sjell pushtetit të korruptuar goditje fatale   në faturën elektorale
Afera Rama-McGonigal do ti sjell pushtetit të korruptuar goditje fatale   në faturën elektorale

Gani Qarri

  • 10 April 2023 - 08:03

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Afera Rama-McGonigal është afera e shekullit e cila është zbuluar gjithandej në media dhe në këtë kohë fushate zgjedhore në Shqipëri është duke u shfrytëzuar për ti vetëdijesuar qytetarët e zhgënjyer e të mashtruar, të vjedhur e të plaçkitur nga mafia e cila është instaluar në maje të shtetit.

-Rezultati i hetimeve për aferën e paprecedent të Skandalit 'McGonigal, ku përfshihet edhe Edi Rama, duket se pikërisht në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit,do ta godas edhe kryeministrin e inkriminuar, për ta goditur dhe rrënuar përfundimisht përtrirjen e pushtetit të dështuar për dy mandate, të lidhur ngushtë me nëntokën e krimit të organizuar. Madje deputetja Monika Kryemadhi ka paralajmëruar se në adresë të Ramësy së shpejti do vijë në Shqipëri letër porosia nga SHBA-të, letër kjo e cila do të jetë urdhër për të filluar zbërthimin dhe shkatërrimin e rrjetit të tij mafioz të lidhur me krimin e organizuar dhe aferën me McGonigal Tani, letër porosia është për Edvin Ramën vetë, ajo tha se shumë shpejt do të vij një letër-porosi që lidhet me hetimet për çështjen “McGonigal”, për Arben Ahmetaj-n e Damian Gjiknurin dhe të gjithë ata që kanë pasur të bëjnë me të" , deklaroi deputetja Kryemadhi.

Kryemadhi i bëri thirrje edhe SPAK-ut që të bllokojë pagesat për inceneratorët që paguhen nga Erion Veliaj, teksa pati një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama dhe për ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajn. Sipas deputetes letra do të pasohet edhe me goditje duke filluar për ti arrestuar të gjithë të përfshirët në krim të organizuar. Kryemadhi theksoi se Ahmetaj do të arrestohet që Rama të mbyllë çështjen e inceneratorëve dhe në këtë mënyrë ai vetë ti shpëtojë drejtësisë, nëse do të arrij ta bëjë këtë. Sa herë i troket diçka, Rama nxjerr nga këto fatura, siç ishte rasti në Shtator i rastit McGonigal, për korruptimin e një zyrtarit të lartë siç është FBI, andaj Ahmetaj mund të jetë, «viktima» e radhës gjoja për inceneratorët për të mbuluar aferën McGonigal. Ky zotëri do të shkojë në burg si koka e inceneratorëve dhe bëhet një si marrëveshje, sikur të ketë qenë Ahmetaj ai që ka çuar parat te McGonigal.

 Sido që të jetë, afera Rama-McGonigal është afera e shekullit e cila është zbuluar gjithandej në media dhe në këtë kohë fushate zgjedhore në Shqipëri është duke u shfrytëzuar për ti vetëdijesuar qytetarët e zhgënjyer e të mashtruar, të vjedhur e të plaçkitur nga mafia e cila është instaluar në maje të shtetit. Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci,ka deklaruar ditë më parë se po të ishte ai në pozitën që ka pasur, në vend të Altin Dumanit, kryeprokuror aktual I krimeve të rënda, Rama tani do të ishte i hetuar e i shkarkuar e mbase edhe i pranguar. Kaherë do të kishte nisur një hetim në lidhje me faktin penal, për të hetuar shkeljet e ish-zyrtari të lartë të FBI-së, që ai mund të ketë në territorin e Shqipërisë në bashkëpunim me personat që ka takuar këtu, e kryesori ndër ta, është vetë Edi Rama.

“SPAK kishte shumë hapësira për të kryer një hetim për sa i përket faktit penal, për të realizuar procesin e të provuarit të një fakti penal mund të kishte juridiksion të SPAK-ut, pasi ka shtetas shqiptar të dëmtuar. Mund të kryheshin veprime të ligjshme dhe po të isha në vend të Dumanit nuk do isha në studio, do isha te takimi informal dhe do thosha po kam regjistruar procedim për McGonigal sepse duhen kryer të gjitha veprimet e mundshme.

Për 1 javë duhej nisur letra ndaj FBI-së për të parë nëse ka krime të kryera nga ky person në Shqipëri kundrejt shtetasve shqiptarë, pasi në media po aludohet për gjobë vënie. Nuk do hetohej ish-zyrtari i FBI-së, por fakti penal, pasi ka përgjegjës shumë persona shqiptarë që kanë bashkëpunuar me këtë njeri që mund të kenë kryer vepra penale, si ajo e gjobë vënies. Dhe mbi të gjitha për t’i dhënë përgjigje opinionit publik mbi kallëzimin e një subjekti politik që ka 15 ditë që ka kaluar afati”, ka deklaruar ish kryeprokurori Beci.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".