Anëtarësimi i Kosovës në NATO,  kusht kryesor për stabilitet dhe prosperitet të rajonit dhe kontinentit

Anëtarësimi i Kosovës në NATO,  kusht kryesor për stabilitet dhe prosperitet të rajonit dhe kontinentit
Anëtarësimi i Kosovës në NATO,  kusht kryesor për stabilitet dhe prosperitet të rajonit dhe kontinentit

Skender Mulliqi

  • 11 April 2023 - 15:07

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

 

Pas 100 vitesh të neutralitetit Finlanda është bërë pjesë e NATO-së. Ky vendim më së shumti ka shkaktuar nervozë dhe frikë të Rusia. Anëtarësimi i Finlandës që konsiderohet së ka një ushtri të fortë , është edhe një humbje e Putinit. Që kontinenti ynë të stabilizohet është e domosdoshme inkuadrimi  në paktin ushtarakë të NATO-së. Edhe vendet e rajonit të Ballkanit të cilat ende kanë mbetur për arsye të ndryshme jashtë NATO-së, për sigurinë dhe interesat nacionale të tyre duhet të bëhen pjesë e saj, në këtë kontest edhe Kosova. 

 

 

Sigurisht së agresioni rus në Ukrainë po e bënë të detyrueshëm inkuadrimin më të shpejtë të shteteve në NATO. Kjo strukturë ushtarake është e vetmja forcë që mund të ndalë hegjemoninë rusomadhe në Evropë. Vlen për të theksuar së për këto 20 vite sa është Putini në pushtet, NATO  është zgjeruar mu në kufirin rus për 10 herë. Në kuptimin ushtarakë NATO asnjëherë nuk ka paraqitur rrezik për paqen botërore , ajo ka qenë dhe është mbrojtësja më e mirë e saj. Shtetet e Ballkanit , për të dal nga e kaluara jo e mirë e tyre, duhet të kërkojnë platforma integruese si në BE dhe në NATO. Nuk ka asnjë kuptim që shtetet e rajonit të mbeten poligon e thyerjeve të shtizave të fuqive të mëdha, siç po ndodhë më tendencën e ndikimit të politikave  ruso mëdha. Kur bëhet fjalë për Kosovën , pse ajo të mbetet në pozitë të palakmueshme  në planin global gjeopolitikë. Ne tek e fundit nuk duhet të ngarkohemi më logjikën së çka mendon despoti Vladimir Putin. Para së gjithash Kosovës I duhet stabiliteti. Pos NATO-së , askush tjetër nuk ofron garancinë sigurie .Anëtarësimi në NATO krijon përparësi jo vetëm ushtarake por  më gjithçka që lidhet më zhvillimin dhe prosperitetin. Unë mendojë se me hyrjen në NATO të te gjitha shteteve të Ballkanit shumë do të uleshin  tensionet, ultra ncionalizmat, urrejtjet dhe mosbesimi. 78 ditët e bombardimit të Serbisë nga NATO, ishin domosdoshmëri , dhe shumë të rëndësishme jo vetëm për paqen në rajon. Rusia e Putinit së bashku më Serbinë e Vuçiqit, në mënyrë aktive po angazhohen  që në Ballkan të mbizotërojnë hasmëritë dhe gjendja e luftës. Këtë synim nuk duhet ta lejon NATO,kur dihet së aty ku shkelë këmba  e rusit dhe serbit nuk mbinë as bari! Vendet e rajonit do të mbeteshin të izolueme dhe të varfërueme. Tema e luftës hibride që po bëhet, është shumë e pranishme. Kosova është gatshme për inkuadrim në NATO, kurse Serbia nuk po i ri definon politikat e vjetra ekspansioniste ndaj shteteve fqinje e veçmas ndaj Kosovës.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".