Lexoni edhe:
Presidentja e Kosovës duhet të vendos rendin dhe ligjin në drejtësi, të tregon se ky vend nuk është pa zot shtëpie
Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami
Opozita e Kosovës, po i përdor segmentet e saja të krijuara gjatë qeverisjes së saj si instrumente të saja politike, në luftimin e vendimmarrjes qeveritare, që e gjithë ligjet e miratuara nga Kuvendi kushtetues të Kosovës, që të shfuqizohen përmes, Gjykatës anti kushtetuese të Kosovës, e cila është vënë në rolin e instrumentalizuar, për shërbim të kauzës politike opozitare ,duke i shkelur rregullat kushtetuese-ligjore për paanësi politike dhe marrje të vendimeve mbi bazën e argumenteve ligjore e profesionale .
- Tanimë organi ligjvënës, nuk është më Kuvendi i Kosovës, dhe rolin e këtij institucioni e ka marr Gjykata kushtetuese, jashtë mandatit kushtetues të Kushtetute së Kosovës.
që opozita për ndonjë qëllim, apo kauzë të saj politike ,të ngrit ndonjë çështje të kushtetutshmërisë, dhe Gjykata (anti)Kushtetuese, të vendos, në favorin e saj, me pasuesin e saj të famshëm," se vendimi i gjykatës kushtetuese, është përfundimtar , dhe i obligueshëm për zbatim nga palët", pa marr parasysh se vendimi, a i ka tejkaluar kompetencat e gjykatës kushtetuese ,a është nxjerr pa argumente ligjore ,pa dije profesionale,dhe tejet me pretekstin e interesit të grupit politik, e kundër interesit të përgjithshëm juridik,shoqëror e shtetëror. Apo shihet qartë, Gjykata kushtetuese sjell vendime në emër të kushtetueshmëris, për bojkotim të funksionimit të punës së Qeverisë së Kosovës, përmes nismës së opozitës, në Gjykatën e politizuar nën emërtimin e Gjykatës Kushtetutës të Kosovës, që t'i anuloj të gjitha ligjet që i ka miratuar dhe i miraton Kuvendi Kushtetues i Kosovës të cilat ligje e luftojnë kriminalitetin e qeverisjes të më hershme në rolin e opozitës. Dhe tani shtrohet pyetja:
Kush tanimë, është organi ligjvënës, Kuvendi i Kosovës apo Gjykata kushtetuese?! - Kush mund të bënë interpretimin e saktë të Kushtetutës së Kosovës, se me veprimet e tyre, skena politikë,opozita duke i instrumentalizuar organet kushtetuese, po kryen veprime anti kushtetuese, vendimet e Qeverisë së Kosovës të cilat po kontestohen në vazhdimësi , me iniciativën e opozitës , a janë me të vërtetë, jo profesionale, dhe si rrjedhojë, edhe kundër kushtetuese ,apo janë qëllim politikë i opozitës, të bllokoj , apo të sabotoj funksionimin kushtetues të punës së Qeverisë së Kosovës, - apo është edhe politizimi i skajshëm i rolit dhe mandatit të gjykatës kushtetuese,duke abuzuar nga vendimmarrja kushtetuese,e me funksionimin e rolit dhe të detyrave kushtetuese, të vetë gjykatës kushtetuese, përmes tejkalimi të skajshëm të kompetencave nga mandati i saj kushtetues,në prodhimin e vendimeve të saja,si, jo profesionale, dhe anti kushtetuese,nga qëllimi i bllokimit të punës dhe funksionit të qeverisë së Kosovës.
Dhe tani më,siq ka të ngjarë, skena politik, luftën politike po e zhvendos në sulmin dhe prishjen e sistemit kushtetues të Kosovës, duke e vënë në gërqë,bllokadë, funksionimin e organeve kushtetuese të Kosovës, përmes formave të ndryshme, të paralizimit të saj. Tani politika kosovare , konfliktin dhe inatet politike ,po i bartë, në sulmin perfid, ndaj institucioneve kushtetuese të Kosovës ,në politizimin, paralizimin,bojkotimin, dhe instrumentalizimin e tyre, në arritjen e qëllimeve politike opozitare dhe të tjera anti shtetërore dhe anti kombëtare, duke rrënuar sistemin kushtetues e institucional të Kosovës. Politika, tani me luftën e vetë për pushtet, po e bënë përmes formave dhe metodave e mjeteve të sulmit ndaj institucioneve kushtetuese të shtetit të Kosovës, në bojkotimin dhe bllokimin e funksionimit të tyre,duke e vënë në rrezik interesin dhe sigurinë e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".