Bashkimi Evropian me goditje serioze kundër politikës serbe: Nuk ka anëtarësim në BE pa njohjen e pavarësisë së Kosovës

Bashkimi Evropian me goditje serioze kundër politikës serbe: Nuk ka anëtarësim në BE pa njohjen e pavarësisë së Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 14 April 2023 - 15:15

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Ndërmjetësimi i ndërkombëtareve për pajtimin dhe njohjen reciproke mes këtyre dy shteteve Serbi Kosove, është qellim permanent, e sidomos plani franko-gjerman me te cilin janë pajtuar dy shtetet në fjalë në Ohër. Edhe që s’është nënshkrua marrëveshja nga Serbia, tani është e qartë edhe për ndërkombëtarët se si do të ecet përpara. Nga kjo marrëveshje na jep me kuptua se tani po i ngushtohet Serbisë përfundimesh fusha veprimit, në proces të dialogut me Kosovën, nga dita në ditë, duke ju bërë e qartë se pa njohjen e pavarësisë së Kosovës do të jetë e bllokuar rrugë e nisur për në Evropën e bashkuar.

 

 

Nuk është ndonjë befasi as rastësi që eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka folur me bindje të plotë duke deklaruar se s’ka lider në BE që e lejon hyrjen e Serbisë në Union pa e njohur fqinjin e saj. Ky është realiteti i krijuar nga vetë diplomacia evropiane dhe ajo amerikanë në bashkëveprim. Ai ka thënë se me marrëveshjen e Ohrit perspektiva evropiane e Serbisë dhe Kosovës është shumë e qartësua dhe ajo nuk ka hapësirë as mundësi për të devijuar. Madje ai ka deklaruar se përpjekjet eventuale të Serbisë për të bllokuar Kosovën, për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, deri në OKB, do të jenë të dështuara. “Rruga e Kosovës drejt BE-së dhe organizatave ndërkombëtare, përfshirë OKB-në, do të hapet politikisht. Kërkon lidership të vërtetë. E njëjta gjë vlen edhe për rrugën e Serbisë drejt BE-së. Asnjë lider i vërtetë në asnjë nivel nuk do ta lejojë Serbinë të bëhet anëtare e BE-së pa e njohur Kosovën. Dhe Serbia zyrtarisht nuk ka fuqi për të bllokuar që Kosova të bëhet shtet anëtar i OKB-së”. Mandl thotë se vetëm mungesa e lidershipit është ende arsyeja pse Kosova nuk është bërë ende anëtare e OKB-së dhe Këshillit të Evropës. “Do të nevojiten vendime të guximshme”, ka deklaruar eurodeputeti Lukas Mandl. Sa i takon çështjes së Asociacionit ai ka deklaruar se modeli i Tirolit të Jugut është zgjidhja më ideale për serbët e Kosovës. “Rekomandimi im është që të marrim si shembull Tirolin e Jugut dhe nëse është e nevojshme ta përshtatim atë me situatën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në histori ishte shumë e vështirë. Por sot askush nuk dyshon se Tiroli i Jugut është pjesë e Italisë dhe në të njëjtën kohë Austria luan një rol unik për Tirolin e Jugut. Dhe popullsia e Tirolit të Jugut ka të drejtat e veta, për shembull në lidhje me gjuhën. Dhe në të njëjtën kohë është plotësisht nën ligjin dhe juridiksionin italian dhe evropian”, ka deklaruar Mandl. Njohja reciproke mes veti të këtyre dy shteteve, jua hapë rrugët drejtë BE-së, si dhe organizatat tjera ndërkombëtare sikur që është NATO, INTERPOL etj, dhe vetë fakti i anëtarësimit të këtyre dy shteteve në BE, tani shumë çështje konfliktuoze që ishin deri më tani do të shuhen, sepse shtetet e BE-së mes veti nuk kanë kufij dhe i gëzojnë të drejtat e barabarta përbrenda shteteve të tjera të BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".