Ish pushtetarët e korruptuar duhet të dënohen, të skuqen e turpërohen, i kanë rrezikuar edhe themelet e shtetit

Ish pushtetarët e korruptuar duhet të dënohen, të skuqen e turpërohen, i kanë rrezikuar edhe themelet e shtetit
Ish pushtetarët e korruptuar duhet të dënohen, të skuqen e turpërohen, i kanë rrezikuar edhe themelet e shtetit

Dardan Grapci

  • 15 April 2023 - 09:03

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

TURP, TURP, DHE TURP për ish qeveritarët dhe deputetët të cilët e kanë vjedhë popullin, e sot po i qesin lotët lajkatare vetëm kur dalin para kamerave televizive, e nga ana tjetër bëjnë plane për ta shkatërruar Kosovën edhe më shumë.

Ish pushtetarët që tashmë janë në opozitë, si duket nuk kanë marrë mësim nga e kaluara, por po e hedhin gishtin tek Qeveria aktuale. Pikërisht Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi janë personat që janë fajtor për gjendjen aktuale që po i ndodhë Kosovës, mos të harrojnë se ikja e të rinjve dhe qytetarëve nga Kosova nuk ka filluar nga viti 2021, por nga viti 2013 deri në vitin 2017, ku viti 2015 ka qenë rekord i ikjeve i qytetarëve nga vendi i tyre, ku brenda 96 orëve Kosovën atë natë e lëshuar mbi 12 mijë qytetar duke u organizuar me autobusë. Mos të harrojmë edhe arrestimet e këtyre qytetarëve që janë bërë nga policia Bulgare, mos të harrojnë këta ish-pushtetar se minimum 12 autobusë niseshin nga stacionet për gyrbet nëpërmjet Serbisë dhe Bullgarisë.

Shumë kanë ikur, por ka pas edhe nga ata që janë arrestuar, dënuar dhe rrahur nga policia Bullgare. Shtrohet pyetja - Pse LDK-ja dhe PDK-ja tani po e hedhe gurin në anën e Vetëvendosjes? Pse nuk po e pranojnë që e kanë pas bërë Kosovën lëmsh duke bërë edhe pazare ilegale dhe kriminale me bandat për ta mbajtur nën kontroll qytetarin, e vetë të ikin si - MACJA PREJ QENIT?. Pse për gabimet e tyre po e faksojnë një qeveri e cila më në fund , gradualisht po e ndihmon qytetarin e nuk po vjedh sikur ju?. TURP, TURP, DHE TURP për ish qeveritarët dhe deputetët të cilët e kanë vjedhë popullin, e sot po i qesin lotët lajkatare vetëm kur dalin para kamerave televizive, e nga ana tjetër bëjnë plane për ta shkatërruar Kosovën edhe më shumë. Zgjedhjet e vitit 2021 juve ju ka ndëshkuar Zoti, e tani populli duke e votuar LVV-në. Mendoj që ende nuk jeni kthjell në mendje nga zgjedhjet e vitit 2021, por mos harroni në zgjedhjet e ardhshme kam frik se do filloni edhe rrobat ti shqyeni nga humbja.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".