Kosova në Veri është në prag të eskalimit të konfliktit të mundshëm
Agim Bajrami
Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami
Institucionet e shtetit të Kosovës , do të duhej të kenë ,vlerësimin e detajuar ,se a do të mund të zhvillohen zgjedhjet lokale në veri të vendit, nën kërcënimin dhe dhunën e ushtruar nga forcat destabilizuese të serbëve kosovarë, të lidhura me listën serbe dhe politikën e drejtë për drejt nga Vuçiqi në Beograd , e të cilët me çdo mënyrë janë të interesuar zgjedhjet lokale në veri të Kosovës të mos mbahen ,ngase Serbia e ka planin e ndarjes së veriut të Kosovës, e jo integrimin e saj në kuadër të sistemit kushtetues të Kosovës.
Kërcënimet e Serbisë rreth sigurisë së Kosovës, janë kopje e skenarit kinezë rreth Taivanit, dhe skenarit Rus kur pushtoj Ukrainën. Edhe incidentet e fundit në veri të Kosovës që rezultoi me plagosjen e një qytetari të etnisë serbe, janë sinjale se më 23 prill, kur janë caktuar, mbajtja e zgjedhjeve komunale, ka të ngjarë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ,vështirë se do të lejohet ,organizimin, drejtimin dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor.
Ka edhe indikacione se as fushata e garës elektorale , nuk do të lejohej nga strukturat kriminale e paramilitare serbe të përqendruara me dirigjimin ,mbështetjen e Serbisë në veri të vendit. Institucionet e shtetit të Kosovës , do të duhej të kenë ,vlerësimin e detajuar ,se a do të mund të zhvillohen zgjedhjet lokale në veri të vendit, nën kërcënimin dhe dhunën e ushtruar nga forcat destabilizuese të serbëve kosovarë, të lidhura me listën serbe dhe politikën e drejtë për drejt nga Vuçiqi në Beograd , e të cilët me çdo mënyrë janë të interesuar zgjedhjet lokale në veri të Kosovës të mos mbahen ,ngase Serbia e ka planin e ndarjes së veriut të Kosovës, e jo integrimin e saj në kuadër të sistemit kushtetues të Kosovës.
Edhe më herët , kam shënuar ,se a do të ishte më mirë ,vlerësimi i politikës kosovare ,që zgjedhjet lokale në veri të Kosovës, të shtyhen , kur të krijohen rrethanat e favorshme,se sa të këmbëngulët në mbajtjen e tyre më 23 prill , me mundësi të eskalim të situatës drejt konflikt të armatosur ndërmjet forcave policore të Kosovës, dhe strukturave kriminale dhe paramilitare serbe atje, të mbështetura,e të drejtuara e financuara nga politikë bërësit ruso-serbe!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".