Befason ish shefi gjerman i UNMIK-ut, Serbia duhet të përgjigjet për krimet dhe dëmet e luftës në Kosovë

Befason ish shefi gjerman i UNMIK-ut, Serbia duhet të përgjigjet për krimet dhe dëmet e luftës në Kosovë
Befason ish shefi gjerman i UNMIK-ut, Serbia duhet të përgjigjet për krimet dhe dëmet e luftës në Kosovë

Gani Qarri

  • 16 April 2023 - 08:50

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Është momenti më vendimtar dhe koha e fundit që pozicionimi i Kosovës të jetë më i qartë në dialogun që është duke u zhvilluar për ti dhënë kahen meritore kësaj çështjeje të dhimbshme dhe plagës së madhe të gjenocidit dhe krimeve barbare serbe të luftës që deri më tani as nuk janë trajtuar fare. Edhe vet diplomati gjerman Mihael Steinner ka thënë se për krimet serbe që kanë ndodhur në Kosovë Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj, që në radhë të parë, është edhe në interesin e vetë Serbisë.

Kësaj radhe edhe, tani ish shefi i UNMIK-ut, gjermani Mihael Steiner ka deklaruar hapur dhe pa dorëza se Serbia duhet të ballafaqohet me gjenocidin dhe të kaluarën e saj kriminale, gjatë viteve të luftës ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë. Refrene të tilla kanë përsëritur edhe shumë diplomat të tjerë me emër që kanë defiluar nëpër Kosovë dhe janë zotuar për të vepruar, vetëm se krerët e inkriminuar të partive politike dhe të shtetit, me kalimin e kohës sikur të gjithë kanë harruar krimet dhe gjenocidin e kryer serb nga forcat pushtuese të Serbisë okupatore në Kosovë. Ndaj është e pakuptueshme se edhe kush tjetër duhet t`ua ngre “veshin” kokave të lidershipit politik dhe krerëve të shtetit të Kosovës, që të mos heshtin më, për gjenocidin e shkaktuar dhe krimet serbe të luftës, përfshi dëmet që Serbia i ka shkaktuar, për të cilat duhet gjykuar e kompensuar dhe të përgjigjet sipas ligjeve ndërkombëtare, shteti okupator serb. Është momenti më vendimtar dhe koha e fundit që pozicionimi i Kosovës të jetë më i qartë në dialogun që është duke u zhvilluar për ti dhënë kahen meritore kësaj çështjeje të dhimbshme dhe plagës së madhe të gjenocidit dhe krimeve barbare serbe të luftës që deri më tani as nuk janë trajtuar fare. Edhe vet diplomati gjerman Steinner ka thënë se për krimet serbe që kanë ndodhur në Kosovë Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj, që në radhë të parë, është edhe në interesin e vetë Serbisë. Sepse për sa kohë Serbia nuk pranon që të trajtohet kjo temë e ndjeshme dhe e rëndës, ajo do të sorollatet si një zombi në historinë e vet dhe pozita e saj ndërkombëtare vazhdimisht do të jetë e etiketuar dhe e distancuar. Kurse pavarësia e Kosovës është fakt dhe realitet i pakthyeshëm edhe nëse Serbia refuzon ta njohë këtë realitet dhe ky nuk është më problem për Kosovën, por për vetë Serbinë”. Kërkim falja dhe pranimi i krimeve të luftës nga ana e Serbisë janë dy çështjet thelbësore që duhet të marrin zgjidhje, dhe të dyja këto, janë barrë e rëndë për shtetin serb në perspektivën evropiane, pasi që kanë kaluar 24 vjet nga lufta dhe Serbia përveçse vazhdon të mos i pranojë përgjegjësitë, nuk kërkon as falje për krimet e kryera. Objektivisht kjo çështje është sqaruar, krimet serbe në Kosovë kanë ndodhur dhe për këtë organizatat ndërkombëtare kanë dhënë qëndrimin e tyre. E në mënyrë që Serbia ta shohë me sytë e saj, të ballafaqohet me këtë të vërtetë dhe të marrë qëndrim për këtë realitet që ka ndodhur, është në radhë të parë në interesin e vetë Serbisë. Po e them këtë edhe si gjerman, duke u nisur nga vet historia jonë gjermane, se je dhe ndjehesh vërtet i lirë të ndërtosh e formësosh të plotë të ardhmen tënde, vetëm atëherë kur gjen forcë për të njohur anën negative të së kaluarës tënde. Për sa kohë që nuk e bën këtë, atëherë do të sorollatësh si një zombi në historinë tënde dhe kjo mund të shihet tek ata, që gjërat e pakëndshme përpiqen t’i fshehin, si Serbia nën tepih. Kështu që është thellësisht e domosdoshme që Serbia të konfrontohet, sa më parë, me të kaluarën e saj kriminale, për të çliruar vetveten, në mënyrë që të mund të punojë drejt së ardhmes”, tha ai. Në fakt, mbetja pezull dhe e pa adresuar e kësaj dhimbje të madhe është edhe përgjegjësi e pa falshme për kastën e deritashme politike që ka drejtuar shtetin, dhe ka dështuar par ta adresuar, kudo që ka qenë e mundshme, çështjen e krimeve dhe dëmeve të luftës, fare të pa trajtuara deri më tani, barrë kjo që është duke rënduar dhe peshuar shumë rëndë mbi fatin e të vrarëve, të pagjeturve dhe familjeve të tyre si dhe vet shtetin e Kosovës Për aq më tepër, është dhe mbetet akt shumë i pafalshëm, i cili përjetësisht do të rëndojë në ndërgjegjen e ish pushtetarëve, që për mandate të tëra në qeverisjet e kaluara, drejtësia kosovare, prokuroritë dhe gjykata, edhe janë porositur dhe urdhëruar nga Politika e inkriminuar, për të bllokuar mos u marr me gjykimin e gjenocidit serb dhe krimet e luftës, vetëm pse kokat drejtuese në krye të shtetit ishin njerëz të shantazhuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".