Zgjedhjet lokale të shpallura për 23 prill, në komunat veriore të Kosovës, për shkaqe sigurie mundë pezullohen-shtyhen

Zgjedhjet lokale të shpallura për 23 prill, në komunat veriore të Kosovës, për shkaqe sigurie mundë pezullohen-shtyhen
Zgjedhjet lokale të shpallura për 23 prill, në komunat veriore të Kosovës, për shkaqe sigurie mundë pezullohen-shtyhen

Agim Bajrami

  • 16 April 2023 - 14:30

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

 

Në këto rrethana dhe mbi bazën e kësaj gjendje të pasigurisë qytetare , Institucionet e pushtetit shtetëror të Kosovës , do të duhej të vlerësonin realitetin aktual politik dhe të sigurisë ,dhe zgjedhjet e shpallura atje në veri, të shtyhen ,derisa të krijohen kushtet dhe të mënjanohen ,të gjitha shkaqet e presionit dhe terrorit të shtetit serb, mbi qytetarët serb kosovarë,ndaj të cilëve po u bëhet që atyre, për mos dalje në zgjedhje dhe bojkotim të funksionimit të institucioneve shtetërore të Kosovës.

 

Mbi bazën e kushtetutës, provohet vlerësimi i shtyrjes së zgjedhjeve lokale, të caktuara për 23 Prill,dhe në vlerësimin sipas domethënien e normave juridike kushtetuese, e të gjendjes aktuale politike, vërteton vlerësimin e situatës politiko-juridike e të sigurisë qytetare, si në vijim: - Kushtetuta e Republikës së Kosovës, njeh dhe garanton, zgjedhje të lira, fer e demokratike ,të cilat duhet të sigurohen nga institucionet përgjegjëse të shtetit të Kosovës. Çka parasheh, kushtetuta e Republikës së Kosovës në kapitullin ll, të nenit 21; - Të drejtat dhe liritë e njeriut janë të pandashme,të patjetërsueshme e të pa cenueshme dhe janë bazë e rendit juridik të Kosovës. - Të drejtat dhe liritë e njeriut garantohen edhe me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare të garantuara me kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe kanë prioritet ,në rast të konfliktit ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve publike. Neni 57: Banorët që i përkasin një grupit të njëjtë kombëtar ose etnik,gjuhësor ose fetar, tradicionalisht të pranishëm në territorin e Republikës së Kosovës (Komunitetet), gëzojnë të drejtat të veçanta,të përcaktuar me këtë Kushtetutë,krahas të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ,të përcaktuar në kapitullin e dytë të kësaj Kushtetute. - Dhe nga analiza e normave juridike kushtetuese të cekura më lartë, që i parasheh Kushtetuta e Kosovës, Gjendja aktuale e situatës politike e të sigurisë në kuptim të rendit kushtetues të Kosovës,Qeveria e Kosovës,do të duhej të vlerësoj ,drejt dhe objektivisht ,të gjitha shkaqet,kushtet, rrethanat e faktorët aktuale ,që ndërlidhen situatën dhe disponimin e tanishëm të qytetarëve kosovarë në komunat e veriut të Kosovës dhe kryesisht të atyre, të banuar nga banorët e etnisë serbe ,se caktimi i zgjedhjeve lokale , për datën 23 prill ,komuniteti serb ,nuk do të ketë lirinë e daljes në zgjedhjet lokale për ti zgjedhur ose për tu zgjedhur,dhe për të votuar mbi bazën ligjore,në përputhje me lirinë e zgjedhjes së përfaqësuesit të tyre në organet e vetëqeverisjes lokale,kur dihet fakti se banorët serb të Kosovës, janë të ekspozuar rrezikut të madh, nga terrorizmi i shtetit serb, përmes grupeve të saja kriminale e terroriste, të instaluara nëpër vendbanimet e banuara nga shumica e qytetarëve serb. Dhe në këto rrethana dhe mbi bazën e kësaj gjendje të pasigurisë qytetare , Institucionet e pushtetit shtetëror të Kosovës ,do të duhej të vlerësonin, realitetin aktual politik dhe të sigurisë ,dhe zgjedhjet e shpallura atje,të shtyhen ,derisa të krijohen kushtet dhe të mënjanohen ,të gjitha shkaqet e presionit dhe terrorit të shtetit serb, mbi qytetarët serb kosovarë,ndaj të cilëve po u bëhet që atyre, për mos dalje në zgjedhje dhe bojkotim të funksionimit të institucioneve shtetërore të Kosovës. Dhe,do të duhej , që Qeveria e Kosovës ,para se të bëjë hapin e shtyrjes së zgjedhjeve ,të ndërmerr iniciativën politike, dhe ti njoftoj të gjitha zyrat e vendimmarrjes ndërkombëtare,që ndaj krerëve të politikës shtetërore serbe ,të ndërmarrin dhe ushtrojnë, masat ndëshkuese,duke kërkuar nga autoritetet serbe të shtetit të Serbisë ,të pushojnë ,së ushtruari të dhunës,terrorit ,dhe presionit mbi komunitetin serbe të Kosovë. Dhe të kërkohet nga Serbia, të ndalin terrorin e ushtruar ndaj komunitetit serb në Kosovë, në qëllimin ,të mos dalin në zgjedhje lokale ,ku ata/ato, do të mund të jenë të gatshëm, në respektimin e institucioneve kushtetuese të Kosovës,dhe Serbia përmes presioneve akteve të terrorit, ndaj komunitetit serb në Kosovë,u kallen veturat, u shkatërrohen pronat,rrahën,vriten e maltretohen edhe kur ata/ato vizitojnë të afërmit e tyre brenda Serbisë,vetëm e vetëm që të kundërshtojnë integritetin territorial, pavarësinë dhe sovranitetin kushtetues të shtetit të Kosovës. - E DREJTA QEVERISJES LOKALE Sipas kapitullit X të nenit 123 të kushtetutës së Republikës së Kosovës,për qeverisje lokale: 1. E drejta e vetëqeverisjes lokale rregullohet me ligj; 2. Vetëqeverisja lokale ushtrohet nëpërmjet organeve përfaqësuese të zgjedhura në zgjedhjet e përcaktuara nga institucionet përgjegjëse kushtetuese,të barabarta,të lira e të drejtpërdrejta dhe me votim të fshehtë; 3. Veprimtaria e organeve të vetëqeverisjes lokale bazohet në këtë kushtetutë dhe në ligjet e Republikës së Kosovës dhe respekton Kartën Evropiane për Vetëqeverisje lokale; 4. Vetëqeverisja lokale bazohet në parimet e qeverisjes së mirë,transparencës,efikasitetit dhe efektivitetit në ofrimin e shërbimeve publike,duke i kushtuar kujdes të veçantë nevojave dhe brengave specifike të komuniteteve që nuk janë shumicë dhe pjesëtarëve të tyre. Neni 139: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,është organi i përhershëm që përgatit,mbikëqyrë, drejton dhe verifikon të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve dhe shpall rezultatet e tyre.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".