Liberalizimi i vizave, fitore e medaljes së artë e Qeveris së drejtuar nga Kryeministri Kurti

Liberalizimi i vizave, fitore e medaljes së artë  e  Qeveris së  drejtuar nga Kryeministri Kurti
Liberalizimi i vizave, fitore e medaljes së artë  e  Qeveris së  drejtuar nga Kryeministri Kurti

Gani Qarri

  • 20 April 2023 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Qeveria Kurti me hedhjen e hapave konkret kundër njollave të zeza nga qeverisjet e kaluara dhe angazhimit konkret kundër veprimeve të paligjshme, korrupsionit e krimit të organizuar në vend, u shpërblye me lëvizjen e lirë të qytetarëve që për dekada u mbajtën të bllokuar nga partitë e inkriminuara të cilat pa fije turpi, ngritën disa herë dolli të rrejshme, kinse për liberalizimin, që në fakt ,pikërisht shkaku i këtyre partive, nuk ndodhi asnjëherë deri më tani.

-Fundi i odisejadës maratonike të liberalizimit të vizave, vërtetë është një plus i madh meritor për Qeverinë aktuale të pa korruptuar të Kosovës, që do të rritë edhe më tepër besimin dhe shpresën te qytetarët e vendit, për ndryshim e reformim ligjor, ashtu sikur që edhe ishte premtuar. Se Qeverinë Kurti e mori liberalizimin shpërblim për punën meritore dyvjeçare të kësaj qeverie në përpjekje për të vendosur rend dhe ligj, e vlerëson lartë edhe vet Bashkimi Evropian, sepse kjo u dëshmua me vendimin unanim dhe pa asnjë kundërshtim të Parlamentit Evropian, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Qeveria Kurti me hedhjen e hapave konkret kundër njollave të zeza nga qeverisjet e kaluara dhe angazhimit konkret kundër veprimeve të paligjshme, korrupsionit e krimit të organizuar në vend, u shpërblye me lëvizjen e lirë të qytetarëve që për dekada u mbajtën të bllokuar nga partitë e inkriminuara të cilat pa fije turpi, ngritën disa herë dolli të rrejshme, kinse për liberalizimin, që në fakt ,pikërisht shkaku i këtyre partive, nuk ndodhi asnjëherë deri më tani. Prandaj ngarendjet e ish pushtetarëve të inkriminuar në opozitë për të gllabëruar meritat e Qeverisë Kurti, kinse vendimi i Parlamentit Evropian, për liberalizimin e vizave për Kosovën, është meritë e tyre dhe se ata të cilët u bën shkaktar që Kosova të mbetet në pritje hiq më pak se për 12 vite me radhë, e paskan sjellë liberalizimin, janë jo vetëm shumë jo-serioze, por edhe tepër të turpshme, që dëshmon se sa të pa-sukses dhe të varfër mbeten opozitarët në arritjet politike.

Vet vendimi që vetëm dy vite pas ardhjes së Qeverisë Kurti në pushtet, u mor për liberalizimin e vizave, dëshmoi përfundimisht se liberalizimi i vonuar nuk ishte gjë tjetër veçse pengesë e shkaktuar nga kapja e shtetit, prej partnerëve të kriminalizuar Politik, që për gjithë ato vite ishin në pushtet dhe me të gjitha mjetet penguan funksionimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës, duke shkatërruar edhe sistemin e drejtësisë dhe shndërruar atë në mburojë e avokat besnik të grupeve mafioze dhe nëntokës së krimit të organizuar në Kosovë. Madje habit tepër shumë fakti se si pikërisht nënshkruesi dhe miratuesi i «zajednicës» me kompetenca ekzekutive, jugo-komunisti renegat Isa Mustafa vrapoi ndër të parët për të grabitur publikisht meritat e liberalizimit, duke deklaruar fare pa turp, se si lëvizjen e lirë ai e paska sjellë qysh në vitin 2016, por fajëson klasën politike që aktualisht është në pushtet, pse e kundërshtoni demarkacionin me Malin e Zi, të cilit nga Thaçi, Veseli,Mustafa dhe Ramush Haradinaj, iu falën mbi 8300 hektar tokë autoktone të Kosovës, përfshi edhe Kullën, Zhlebin dhe Ç’korrin. Me akuza të ngjashme kanë reaguar edhe figurat qendrore nga kupola e stërkequr e PDK-së, gjë që nuk habit më askënd dhe bënë të injorohen publikisht nga të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kjo edhe për faktin se pas këtij vendimi unanim në Parlamentin Evropian, Kosova pritet të fitojë një trajtim më të mirë dhe proces të përshpejtuar të anëtarësimit në BE, kur dihet mirëfilli se tani është momenti që Kosova pret po ashtu ta marrë edhe konfirmimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe fillimin e Partneritetit për Paqe! Dhe pasi Parlamenti Evropian ka dhënë dritën jeshile përfundimtare për udhëtimin pa viza në BE për Kosovën Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, përveçse ka përgëzuar qytetarët e Kosovës, është shprehur me kënaqësi që përfundimisht edhe shtetasit e Kosovës janë pjesë e Evropës dhe tani mund të hapim edhe kapitullin tjetër duke ndërtuar më tej të ardhmen tonë të përbashkët”, ka thënë eurodeputeti holandez Reuten.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".