Shtrirje e rrezikshme e forcimit të lidhjes ruso serbe në Ballkan përmes ndikimit në zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi

Shtrirje e rrezikshme e forcimit të lidhjes ruso serbe në Ballkan përmes ndikimit në zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi
Shtrirje e rrezikshme e forcimit të lidhjes ruso serbe në Ballkan përmes ndikimit në zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi

Skender Mulliqi

  • 20 April 2023 - 15:17

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Serbia dhe Rusia ishin kundër ish presidentit Millo Gjukanoviq, jo për sundimin e tij të gjatë, dhe as për akuzat që i bëheshin për korrupsion,por janë për arsye madhore, të daljes të këtyre dy shteteve në Detin Adriatik. Dhe , Serbia e Madhe shumë dëshironte më e larë prapanicën e saj të ndytë më ujë të detit. Millatoviqin për të ardhur në pushtet e përkrahën Vuqiqi, Shesheli dhe Kisha Ortodoske Serbe.

 

Penetrimi i Jakov Millatoviqit në krye të Malit të Zi, është festuar nga njerëzit e kriminelit, Arkan në Podgoricë. U festua fitorja e Millatoviqit në Kremlin dhe në Beograd. Disa fjalë për personin i cili erdhi në krye të Malit të Zi, duke e rrëzuar pas 30 vitesh në pushtet, Millo Gjukanoviqin pro perëndimor. Duke u marrë pak më shtjellimin e temës të presidentit të ri pro serb në këtë republikë,mund të elaborojmë edhe zhvillimet politike më të reja në rajon, edhe në Kosovë. Se a janë ë këto zhvillime qelës për fatin e Ballkanit Perëndimor mbetet të shihet. Diçka është shumë e rëndësishme të thuhet .BE-ja , por edhe Amerika sikur janë në defanzivë politike krahas proceseve jo të mira të politikave pro ruse dhe pro serbe në rajon. Serbia dhe Rusia ishin kundër ish presidentit Millo Gjukanoviq, jo për sundimin e tij të gjatë, dhe as për akuzat që i bëheshin për korrupsion,por janë për arsye madhore, të daljes të këtyre dy shteteve në Detin Adriatik. Dhe , Serbia e Madhe shumë dëshironte më e larë prapanicën e saj të ndytë më ujë të detit. Millatoviqin për të ardhur në pushtet e përkrahën Vuqiqi, Shesheli dhe Kisha Ortodoske Serbe. Unë them së Serbia më ndihmën e Rusisë po tenton të formon në Ballkan jo dy Republika Serbe, por tri republika të tilla. Shtrohet pyetja, cilat janë ato? E para dihet, “Republika Serpska “në Bosnje dhe Hercegovinë, e dyta që po tentojnë politikat serborusomëdha , janë Mali i Zi, dhe republika e tretë janë komunat më shumicë serbe në veri të Kosovës. Kjo nuk do të ishte më Serbi e Madhe, por super e madhe .Këto zhvillime negative , ishte dashur të ndalohen nga BE-ja dhe Amerika , sa nuk është bërë vonë. Është tentim i hapur i kthimit të ndikimit të humbur nga Lufta e Ftoftë të ishBashkimit Sovjetik në Ballkan dhe më gjerë. Po shihet qartazi së në Ballkan kemi tentim të implementimit të idesë shoviniste të botës serbe , si model i botës ruse, të Vladimir Putinit përkatësisht ngjalljen të imperializmit rusomadh .Kosova gjatë takimeve qe do ti këtë më Serbinë e Vuçiqit, duhet të jetë shumë e kujdesshme ,mos të lejon në asnjë mënyrë Asociacion më kompetenca ekzekutive që automatikisht e dërgojnë veriun në ndarje mbi bazat etnike. Të gjitha incidentet në veri kanë për qëllim që të formojnë “Zajednicën” , që do të ishte fitore e madhe e politikave shoviniste të Putinit dhe të Vuçiqit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online