Në mbështetje të Kosovës përgjithmonë avokatia e fuqishme amerikane

Në mbështetje të Kosovës përgjithmonë avokatia e fuqishme amerikane
Në mbështetje të Kosovës përgjithmonë avokatia e fuqishme amerikane

Rexhep Shahu

  • 25 April 2023 - 07:35

Shkruan: ANALISTI - Rexhep Shahu

Politika e Kosovës duhet të punojë mendoj unë në atë mënyrë që të mos e humbasë asnjëherë vëmendjen amerikane, të mos bëjë asnjë hap pa miratim e mbështetje amerikane pasi Amerika është sponsorja e lirisë, pavarësisë e sigurisë së Kosovës.

-Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një akt i fortë politik pasi për herë të parë Evropa njeh pasaportën e Kosovës, njeh kolegjialisht shtetin e Kosovës, dokumentin e shtetit të Kosovës. Kjo është arritje e madhe e shtetit të Kosovës. Kosova me mbështetjen e avokatinë amerikane do të arrijë gjithë synimet e saj në Evropë. Me mbështetjen e lobimin amerikan besoj do të hyjë në institucionet e organizmat ndërkombëtarë. Politika e Kosovës duhet të punojë mendoj unë në atë mënyrë që të mos e humbasë asnjëherë vëmendjen amerikane, të mos bëjë asnjë hap pa miratim e mbështetje amerikane pasi Amerika është sponsorja e lirisë, pavarësisë e sigurisë së Kosovës.

Ne rrugëtimin e saj Kosova do ta ketë gjithmonë shkop në rrota politikën serbe por nuk mundet të mbesë peng e politikës serbe. Liderët e Kosovës sa mendojnë për vota shndërrohen në partiake e provinciale, e nëse mendojnë për Kosovë shndërrohen në udhëheqës të tipit Rugovë. Serbia do të veprojë ta bllokojë Kosovën edhe pse e ka të ndaluar në bazë të marrëveshjes së Ohrit e vendimeve të tjera. Por Kosovë e diplomacia e saj nëse sigurojnë avokatinë amerikane, besoj ia dalin me sukses siç ia doli të jetë shteti me i ri në zemër të Evropës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".