Le ti thuhet STOP një herë e përgjithmonë, opstrukcionet e politikave shoviniste të shtetit serb ndaj Kosovës

Le ti thuhet STOP një herë e përgjithmonë, opstrukcionet e politikave shoviniste të shtetit serb ndaj Kosovës
Le ti thuhet STOP një herë e përgjithmonë, opstrukcionet e politikave shoviniste të shtetit serb ndaj Kosovës

Skender Mulliqi

  • 25 April 2023 - 14:58

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit nuk e obligojnë vetëm palën e Kosovës, por e obligojnë edhe palën e Serbisë, e cila kurrë si ka respektuar marrëveshjet dhe nuk është duke i respektuar as këto dy të fundit. Nëse Eskobar po kërkon më këmbëngulje formimin e Asociacionit, pse nuk po kërkon nga Vuçiq që të pranon në tërësi planin franko gjerman për normalizim të marrëdhënieve në mes dy shteteve fqinje? Nëse Eskobar pohon së palët e kanë përqafuar dy marrëveshjet në fjalë, pse nuk është aspak i ashpër më Vuçiqin i cili përditë po lëshon deklarime kërcënuese, duke mos i zbatuar fare marrëveshjen e Ohrit.

 

 

Kur gjithçka ishte gati nga ana e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në katër komunat në veri, këtë gjë po e kundërshtojnë Lista Serbe e dirigjuar nga Beogradi zyrtar, e cila ka bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve kësaj të diele. Kosovën po e futin në vështirësi bukur shumë edhe faktori ndërkombëtar në mos vendosmërinë e tyre. Kur jemi këtu duhet gjithsesi potencuar deklaratën më të fundit dhënë Zërit të Amerikës, të Gabriel Eskobar, të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor. Ai tha së nga Qeveria e Kosovës pret që të formohet “Zajednica” deri më 2 maj, kur edhe është caktuar takimi në Bruksel më presidentin serb, Aleksandër Vuqiq. Ky deklarim i Eskobarit më shumë dukej ultimatum ndaj Prishtinës, duke u thirr në marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit. Eskobar edhe një herë nuk ishte shumë korrekt më Kosovën. Marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit nuk e obligojnë vetëm palën e Kosovës, por e obligojnë edhe palën e Serbisë, e cila kurrë si ka respektuar marrëveshjet dhe nuk është duke i respektuar as këto dy të fundit. Nëse Eskobar po kërkon më këmbëngulje formimin e Asociacionit, pse nuk po kërkon nga Vuçiq që të pranon në tërësi planin franko gjerman për normalizim të marrëdhënieve në mes dy shteteve fqinje? Nëse Eskobar pohon së palët e kanë përqafuar dy marrëveshjet në fjalë, pse nuk është aspak i ashpër më Vuçiqin i cili përditë po lëshon deklarime kërcënuese, duke mos i zbatuar fare marrëveshjen e Ohrit. Eskobar megjithatë thotë se marrëveshjet janë ndërtuar mbi dy binar të saj, e para që de fakto pranohet pavarësia , ndërsa e dyta është formimi i Asociacionit. Nëse ai deklaron së nuk shkojnë këto njëra pa tjetrën atëherë ku është presioni mbi Serbinë që këtë ta zbaton? Lista Serbe dhe pushteti i Vuçiqit, po kërkojnë të shtyhen zgjedhjet, duke menduar, së më parë duhet të formohet Asociacioni, e që pastaj të zgjidhen organet e reja të pushtetit lokal. Logjika e të gjitha politikave serbe është së sa më e keqe gjendja në veri, që e kam thënë edhe më parë, aq më mirë do të jetë për minoritetin serb. Prandaj, edhe pothuaj të gjitha subjektet politike serbe janë tërhequr nga zgjedhjet e 23 prillit. Dhe, në këtë kontekst para mbajtjes së gjedheve të së dielës, Vuçiq pos akuzave ndaj organeve tona , kritikojë edhe vendet e Kuintit, së gjoja janë duke përmbajtur Kosovën për ta thyer Serbinë. Në bazë të zhvillimit të ngjarjeve të fundit në veri dhe duke u bazuar në qëndrimet e Listës Serbe , Vuqiqit i ndihmuar edhe nga Putin, nuk është çudi që mund të fillon nga dita e zgjedhjeve e tutje me provokime të përcjella më incidente të rënda. Hovenire i cili për dallim nga Eskobar është më parimorë në deklarime ka paralajmëruar Serbinë se përpjekjet për pengim të zgjedhjeve do të kenë dënim të ndërkombëtarëve. Se sa do të qëndron ky pohim i ambasadorit amerikan në Kosovë, do të shihet gjatë rrjedhës së procesit zgjedhor dhe pas tyre. Opstrukcionet e politikave shoviniste të shtetit serb ndaj Kosovës, nuk ishte dashur të tolerohen në pafundësi nga BE-ja dhe Amerika.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"