Shoqëria civile në mbështetje të Presidentes për të mos e dekretuar Blerim Isufajn kryeprokuror të shtetit

Shoqëria civile në mbështetje të Presidentes për të mos e dekretuar Blerim Isufajn kryeprokuror të shtetit
Shoqëria civile në mbështetje të Presidentes për të mos e dekretuar Blerim Isufajn kryeprokuror të shtetit

Dardan Grapci

  • 26 April 2023 - 07:34

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Komentet e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe ato nga Shoqëria Civile, raportet e tyre duhet të merren në konsideratë nga Presidentja Vjosa Osmani e jo të veprohet sikur në kohën e Al Capones. E dyta; Presidentja Osmani gjithashtu duhet ti merr për bazë edhe kundërshtimet e ambasadorëve të cilët e kanë kundërshtuar fuqishëm zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit me një proces të pa rregullt e të manipuluar.

-Përzgjedhja e Prokurorëve duhet të bëhet në mënyrë transparente, me mundësi të barabartë konkurrimi dhe me proces shumë profesional dhe të pa ndikuar vlerësimi, e jo vetëm pse është familjar apo ka emër në një rreth të ngushtë klanor në shoqëri. Prandaj kërkoj nga Presidentja që unanimisht ta refuzoj kandidaturën e Blerim Isufajt, dhe të rihapet konkursi dhe të jepet mundësia për kandidatura të reja, për ata të cilët ende nuk kanë qenë në intervista, nuk kanë aplikuar, dhe atyre që ju është bërë e pa drejtë gjatë aplikimit, intervistimit dhe vlerësimit.

IKD dhe Shoqëria Civile gjatë kësaj periudhe duhet ti hapin sytë e veshët mirë, dhe le ta përcjellin këtë ngjarje për së afërmi dhe mos të tolerojnë që të ketë abuzim të ligjit dhe shkelje të procedurave apo të vetë rregullores dhe ligjit. Unë mendoj se është një infuzion i mirë për të përcaktuar vendimmarrjen e Presidentes Osmani lidhur me këtë çështje

opinioni kritik i shoqërisë civile për procesin e manipuluar të vitit të kaluar për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit, për ta marr vendimin meritor dhe refuzuar kandidatin në pritje në zyrën e saj, të cilin akoma nuk e ka dekretuar, dhe për të cilin po ashtu edhe zyra ligjore e presidentes e ka konsideruar zgjedhje të pa dëshiruar dhe pa merituar. Gjatë publikimit të raportit “Keqadministrimi i sistemit prokurorial”, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka theksuar se procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit ishte proces i kontestuar sipas Shoqërisë Civile, i kontestuar dhe kundërshtuar edhe prej partnerëve ndërkombëtar dhe aktorëve të tjerë që ndërlidhen me këtë fushë veprimi.

IKD i rikujton Presidentes Osmani se ky proces, para një viti, ngjalli reagime të shumta në Kosovë, për çka reaguan Shoqëria Civile dhe ambasadat kryesore në vend. Sipas koalicionit të OJQ-ve, procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit nuk ka siguruar meritokraci, objektivitet dhe se kandidatët nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë, çka sipas koalicionit ky proces është shoqëruar me shkelje të shumta të procedurave. për këtë proces kishin reaguar edhe ambasadat e vendeve të huaja në Kosovë, duke e cilësuar këtë proces të zhgënjyes. Po ashtu, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde e kishte cilësuar procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit si zhgënjyes, pasi sipas tij nuk ishin respektuar parimet për një proces të drejtë dhe të bazuar në meritokraci.

Të habitur dhe të zhgënjyer me këtë proces kishin mbetur edhe Zyra e Bashkimit Evropian, duke e cilësuar si zhgënjyes veprimin e KPK-së për propozimin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit. Gjithashtu, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se përzgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit nga KPK bie ndesh me pritshmërinë e SHBA-së dhe të qytetarëve kosovarë se procesi duhet të ishte i drejtë, objektiv, transparent dhe i bazuar në merita.

IKD konsideron se argumentet e KPK-së për jo profesionalizëm në raportimet dhe analizat për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit janë të paqëndrueshme, kjo për faktin se sikurse IKD por edhe Organizatat tjera të Shoqërisë Civile e kanë cilësuar këtë proces për mungesë të integritetit. Në fund, duke besuar që edhe opinion I fundit I Presidentes Osmani që pritet të publikohet këto ditë do të jetë negative për kandidaturën e Blerim Isufajt, dhe kërkesë për rishpallje të konkursit, IKD rithekson nevojën që Kryeprokurori i Shtetit të dalë nga një proces i cili ka integritet, të besuar dhe të pa kontestuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".