Faqezinjtë që kanë zënë pozita deputetësh në Kuvendin e Kosovës

Faqezinjtë që kanë zënë pozita deputetësh në Kuvendin e Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 28 April 2023 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Kuvendi i Kosovës me punën e angazhimin serioz që ishte dashur ta bënte, në çdo mandat, ishte dashur të jetë shembull edhe për institucionet tjera shtetërore, sepse atë e përbëjnë njerëzit e zgjedhur me votën që ua ka dhënë populli si përfaqësues të tyre, dhe nga puna e tyre ishte dashur të nxjerrin mësime edhe të tjerat institucione, e jo tani të vihet në këtë gjendje devalvuese-degradues nga ky institucion, qe edhe qytetaret po turpërohen me veprimet e tyre të habitshme që po i ndërmarrin.

-Tani kjo situatë e krijuar në parlament flet vetë për humbjen e seriozitetit dhe përgjegjësisë në punë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, dhe vazhdimi i grumbullimit të agjendës me pika të bartura dhe pa përfunduara nga njëra seancë tek tjetra, qoftë për shkak të mungesës së herë pas hershme të deputetëve në seanca, qoftë edhe për shkak të bojkotit të qëllimshëm nga ana e opozitës. Agjenda e punës së Kuvendit të Kosovës, në këtë sesion pranveror ka filluar të stërngarkohet tej mase, sepse nuk ka pothuajse asnjë seancë të filluar me rend të rregullt pune cila të ketë arritur suksesshëm të njëjtin për ta përfunduar. Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë para vetes në seancën e radhës jo më kas se 42 pika të rendit të punës. Janë 6 pika të rëndit të ditës të pa papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 2 shkurt dhe 22 mars të këtij viti. Po ashtu janë të bartura edhe 4 pika të pa përfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 9 shkurt 2023. Në seancën vijuese do të futen për miratim - votim edhe 5 pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 23 shkurt 2023. Po ashtu 5 pika barten nga seanca plenare, e mbajtur më 9 mars 2023.

 

Rendi i ditës do të ngarkohet edhe me 10 pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 mars. 8 pikat e papërfunduara barten nga Seanca plenare, e mbajtur më 6 dhe 7 prill kurse 5 pika të tjera të reja të pa trajtuara pritet të shtohen seancës se re, nëse arrin të vazhdon punimet në mënyrë të rregullt dhe siguron kuorum votimi. Pra seanca e radhës së Kuvendit të Kosovës do të ketë hiq më pak se 37 pika të bartura nga seancat e kaluara që kanë dështuar të votohen, dhe 5 pika të reja e mbushin agjendën me 42 pika të rendit të punës që do të duhej të marrin verdiktin deputetëve të zgjedhur nga populli. Kjo është pasqyrë e punë, në fakt mos punës së vërtetë e deputetëve, abuzimi më i ulët me përgjegjësinë që ju është besuar dhe shpërfillje arrogante e votës së qytetarëve, sepse përveç parave të majme që marrin, mëditjeve plus me të cilat shpërblehen, puna e tyre si tërësi po lë për të dëshiruar!

Gjithsesi se kjo është pasqyrë skandaloze e sjelljes së deputetëve në Kuvend, edhe një alarm tjetër për votuesin që të jetë akoma më i ashpër në zgjedhjet e radhës dhe të jetë i vëmendshëm për votim dënues dhe me diferencim, për të ndëshkuar secilin dhe secilën që përgjatë mandatit që po sillen me aq arrogancë duke tradhtuar interesin publik, dhe duke bllokuar proceset për inate personale apo për përfitim të ulët grupor e kriminal politik. Deri sa ta kemi një Kuvend me kaq vërejtje në punën e tij, çfarë pritet të veprojnë institucionet tjera të shtetit, kur çdo punë e Kuvendit është e përcjellur mes TV-së, grumbullimi i papërfunduar aq i madh i pikave të rendit të mbledhjeve që nuk kanë mundur që të zbërthehen në ato seanca, e në bazë të atyre pikave të rendit ditor të rëndësishme mbeten tema të rëndësishme por që popullata nuk është e njoftuar për përmbajtjen e atyre pikave të pa zbërthyera-përfunduara. Prandaj udhëheqësi e Kuvendit duhet të jetë më e përpiktë dhe më e angazhuar që mos ti prolongon pikat e pambaruara në seancat tjera, sikur tani në këto raste, sepse shumë çështjeve të rëndësishme që përfshihen në ato pika po mbesin të pa mbaruara dhe ngecjet në këtë drejtim janë evidente, prandaj jo rastësisht kemi mangësi të veprimeve të ndryshme dhe ligjeve nëpër institucionet shtetërore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".