Të ndëshkohen deputetët e papërgjegjshëm!
Florim Zeqa
Shkruan: Florim Zeqa
Të ndëshkohen deputetët e papërgjegjshëm!
Një legjislaturë e papërgjegjgjshme e Parlamentit të Kosovës e cila e shkelë rregullën bazike dhe etike të mospjesëmarrjes në Seancat e Kuvendit nuk e meriton te vazhdoj mandatin e fituar më votën e lirë për shkak të papërgjegjesisë ndaj qytetarëve.
Ku mbeti betimi i deputetit?!
“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane.” Betohem!
Në momentin e dhënjes së betimit në Kuvend, deputetët e zgjedhur me votën e popullit paraprakisht duhet të jenë përfaqësues të popullit e pastaj anëtarë të partive politike në Parlament.
Deputetët janë pasqyra e shtetit para qytetarëve, andaj me sjelljet e tyre në Kuvend duhet të jenë shëmbulli më mirë dhe pasqyra më reale e shoqërisë (qytetarëve) që përfaqësojnë, duke u prezentuar me kulturë të lartë qytetare dhe edukatë të shëndoshë familjare.
Në të gjitha ligjeslaturat e deritanishme ka pasur dhe ka deputet të përgjegjshëm, mirëpo në dy-tre legjislaturat e fundit ka rënë niveli i përgjegjësisë dhe ka ndodhur rritja arrogancës dhe fjalorit jo parlamentar!
Të largohen grindavecët nga Kuvendi
Militantantët e partive politike në Kuvend si nga radhët e opozitës ashtu edhe të pushtetit po grinden mes veti sikurse fëmijët e paedukuar në rrugë, duke i shitur trimëri njëri-tjetrit, duke e përdorur Parlamentin si “Koloseum” e jo si tempull të demokracisë për qërim hesapesh partiake, duke u sjellur me rrebelizëm të paparë duke i shkelur të gjitha rregulloret e Kuvendit, duke hyrë dhe dalë nga seancat e kuvendit sipas qejfit dhe urdhërave të liderëve partiak.
Mungesa e kuorumit dhe gjuha jo parlamentare janë bërë dukuri i shëmtuar e Kuvendit të Kosovës. Përzierja e roleve në Kuvend, gjegjësisht e intelektualit me injorantin, e akademikut me rrugaçin, e atdhetarit me trathtarin e ka kthyer tempullin e demokracisë në arenë gladiatorësh!
Kontrabandimi, përkatësisht kalimi i deputetëve nga një grupim parlamentar në tjetrin, e ka kthyer Kuvendin në Treg të partive politike, të cilat deputetët i trajtojnë si numra e jo si produkt i vullnetit të qytetarëve!
Harruan qytetarët duke mbrojtur kauzat partiake në Kuvend
Disa nga deputetët e papërgjegjshëm të Parlamentit të Kosovës, gjegjësisht të zgjedhurit e popullit në vend të mbrojtjes së interesave të qytetarëve dhe të shtetit në përgjithësi po kalojnë në mbrojtje të interesave partiake dhe të kauzave të rrejshme të liderëve partiak për mbajtjen, gjegjësisht marrjen e pushtetit.
Bojkotimi i Seancave në Kuvendin e Kosovës nga ana e deputetëve, sa e papranueshme dhe e pamoralshme, është e kundërligjshme dhe antikushtetuese, për shkak të mungesave të paarsyeshme në vendin e punës, në vendin e punës me pagat më të larta në nivel vendi dhe me priviligjet e pafundme që ju sjellë posti i deputetit!
Braktisja dhe bojkotimi i seancave po ndodh për shkak të mungesës së një ligji adekuat që përcakton qartë të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit. Mbase është nevojë urgjente përcaktimi i masave ndëshkimore për deputetët e papërgjegjshëm, duke filluar nga ndalesa e meditjeve e deri tek marrja e imunitetit të deputetit, përkatësisht e largimit nga lista e deputetëve në Kuvend dhe zavendësimi i tyre me deputet të rinjë sipas votës qytetare.
Vetëm kështu mund të vie më shpejtë deri tek ndërgjegjësimi dhe vetëdijësimi i deputetëve të papërgjegjshëm, të cilët në Kuvend sillen herë si `Kaubojë` e herë si sharllatan të kohës moderne të veshur me petkun e politikanit dhe zyrtarit shtetërorë të cilët në vendin e punës shkojnë kur të ua do ëndja e jo sipas përgjegjësive ligjore që kanë ndaj vendit të punës.
Deputetët janë të obliguar që të qëndrojnë në seancat e Kuvendit edhe ateherë kur urdhërohen nga lideri partiak, për shkak se punëdhës i deputetit nuk është lideri por qytetari i cili i ka dhënë besimin me votën e lirë. Prandaj, largimi i deputetëve nga seancat e Kuvendit është papërgjegjësi dhe fyerje ndaj qytetarëve, është shkelje ligjore dhe mungesë e etikës njerëzore.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".