Anashkalimi i institucioneve të shtetit të Kosovës në hartimin e draft statutit të Asociacionit sjell dokumentin e pa pranueshëm në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën

Nexhat Haziri

  • 30 April 2023 - 08:44

Shkruan: ANALISTI-Nexhat Haziri

Mendoj se draft statuti që do të përgatitet nga një ekip etnikisht i përbërë nga serbët dhe siç po shihet në mungesë të bashkëpunimit me qeverinë e Kosovës, konkretisht me Ministrinë e administrimit të pushtetit lokal, është e qëllimshme, pasi tentativa serbe është për ti shmangur institucionet e Kosovës, dhe më këtë ta draftojnë një statut të asociacionit të komunave me shumicë serbe , që nuk është në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës.

Kjo është tendencë e rrezikshme, nëse qeveria e jonë pajtohet me një proces të tillë, pasi prodhon një etnitet të veçantë politik e territorial, dhe nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë. Por kam përshtypjen se një proces i tillë sikur është i dizajnuar që të dështoj, sidomos te kompetencat e AKS-së që do të jenë fusha ku do të përplasën palët dhe mendoj se faktori ndërkombëtar, pra Brukseli do të ndërhyjë në këtë proces duke u sjellë palëve në tavolinë një version të draft statuti të ASK-së të hartuar nga ekspert evropian dhe do t'iu vijë në formën apo në versionin merre ose lere. Përndryshe nuk mund të ketë një marrëveshje apo pajtim të palëve nëse ky draft statut hartohet nga një ekip menagjues etnik serb që po tenton ti shmangë institucionet e Kosovës. Këtë besoj se Kosova nuk do ta lejoj e as nuk do të pranoj

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".