Populli shqiptar nuk mund t’i ketë dy kombe!

Populli shqiptar nuk mund t’i ketë dy kombe!
Populli shqiptar nuk mund t’i ketë dy kombe!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 01 May 2023 - 14:11

Shkruan: Mehdi Hyseni

Prandaj, Nexhmedin Spahiu  t’u kërkojë ndjesë publike: KOMBIT SHQIPTAR, SHQIPËRISË ETNIKE, AMERIKËS, GEORGE W.BUSH (ISH-PRESIDENT) DHE CONDOLEEZZA RICE (ISH-SKERETARE), SEPSE UASHINGTONI ZYRTAR KA NJOHUR VETËM SHTETIN E PAVARUR DHE SOVRAN TË KOSOVËS, jo kurrfarë “kombi kosovar” e as “gjuhe kosovarishte”!

Këtë injorancë dhe falsifikat nuk e hanë as politika e as shkenca amerikane, as evropianoperëndimore e as ajo shqiptare.

Prandaj, ndjesa duhet kërkuar nga Nexhmedin Spahiu (sepse askush nuk e ka shtyrë dhe paguar, që të hapë fabrikën e “kombit kosovar”  për qëllime dhe inetresa karrieriste, asgjë tjetër),  pas njohjes së pavarësisë së Kosovës, më 18 shkurt 2008, Nexhmedin Spahiu ka shpifur qeverinë amerikane, presidentin George W.Bush dhe Sekretaren e Deparatamentit Shtetëror Amerikan,  Condoleezza Rice, gjoja se Amerika  “ka njohur  një komb të ri në Kosovë”, të cilin ai, jo vetëm se e quan dhe e propagandon në masa si “komb kosovar”, por edhe ka shkruar dy(2) libra për  për këtë fenomen absurd të pajusitifikueshëm.

Mirëpo, e vërteta është ndryshe : Amerika ka njohur SHTETIN e pavrur dhe sovran të Kosovës, jo kurrfarë “kombi” të imagjinuar artificial të Nexhmedin Spahiut.

Këtë gënjeshtër dhe shpifje, Nexhmedin Spahiu e ka vazhduar dhe “kapitalizuar” (me libra, me intervista, me komente e analzia nëpër gazeta, portale dhe në panele televizive të ndryshme në Kosovë dhe në Shqipëri) jo më pak se dy dekada të këtij “shekulli të sëmurë” nga COVIDI-19.

 Mirëpo, askush nga institucionet qeveritare, arsimore, kulturore, universitare të elitave përkatëse akademike, politike dhe shkencore as në Shqipëri e as në Kosovë, deri më sot (2004-2023) nuk e kanë bërë “çështje” për debat të ashtuquajturin “komb kosovar”të autorit Nexhmedin Spahiut, edhe pse ky farë “kombi” ka provokuar keq kombin shqiptar (me qëllim të shpartallimit të tij në dy kombe), ka indoktrinuar dhe manipuluar disa gjenerata të studentëve, duke i gënjyer se gjoja “kombi kosovar” e “fuqizon” “kombin shqiptar”…e broçkulla të tjera, që s’kanë asnjë ind ndërlidhës me KOMBIN SHQIPTAR e as me përkufizimin e nocionit “ komb”, në përgjithësi, të sajuar nga shkenca e derisotme historike, sociologjike, arkeologjike, antropologjike, etnologjike, filozofike etj.

 George W. Bush dhe Condoleezza Rice  përtrollisin kuazishkencën  dhe propagandimin e rreme 16-vjeçar të “kombit kosovar” të Nexhmedin Spahiut

 -Ja lexojeni në original se çfarë thuhet në këtë letër zyrtare e ish-presidentit amerikan George W. Bush për njohjen e Kosovës:

 (1)

“Text of a Letter from the President to the President of Kosovo

  White House News

February 18, 2008

His Excellency
Fatmir Sejdiu
President of Kosovo
Pristina

Dear Mr. President:

On behalf of the American people, I hereby recognize Kosovo as an independent and sovereign state. I congratulate you and Kosovo's citizens for having taken this important step in your democratic and national development.

On this historic occasion, I note the deep and sincere bonds of friendship that unite our people. This friendship, cemented during Kosovo's darkest hours of tragedy, has grown stronger in the 9 years since war in Kosovo ended. Kosovo has since worked to rebuild its war-shattered society, establish democratic institutions, hold successful elections for a new government, and foster prosperity. As an independent state, Kosovo now assumes responsibility for its destiny. As in the past, the United States will be your partner and your friend.

In your request to establish diplomatic relations with the United States, you expressed Kosovo's desire to attain the highest standards of democracy and freedom. I fully welcome this sentiment. In particular, I support your embrace of multi-ethnicity as a principle of good governance and your commitment to developing accountable institutions in which all citizens are equal under the law.

I also note that, in its declaration of independence, Kosovo has willingly assumed the responsibilities assigned to it under the Ahtisaari Plan. The United States welcomes this unconditional commitment to carry out these responsibilities and Kosovo's willingness to cooperate fully with the international community during the period of international supervision to which you have agreed. The United States relies upon Kosovo's assurances that it considers itself legally bound to comply with the provisions in Kosovo's Declaration of Independence. I am convinced that full and prompt adoption of the measures proposed by U.N. Special Envoy Ahtisaari will bring Kosovo closer to fulfilling its Euro-Atlantic aspirations.

On the basis of these assurances from the Government of Kosovo, I am pleased to accept your request that our two countries establish diplomatic relations. The United States would welcome the establishment by Kosovo of diplomatic representation in the United States and plans to do likewise in Kosovo.

As Kosovo opens a new chapter in its history as an independent state, I look forward to the deepening and strengthening of our special friendship.

Sincerely,

George W. Bush

(Burimi:https://georgewbush-whitehouse.archives.gov/news/releases/2008/02/20080218-3.html

Këtë akt zyrtar, të aprovuar nga qeveria amerikane, askush nuk ka të drejtën ta “riformulojë” e as ta falsifikojë qoftë ai edhe Nexhmedin Spahiu, që publikisht po gënjen se gjoja “Amerika ka njohur “kombin kosovar”, e që në të vërtetë, Uashingtoni e ka njohur “independent state of Kosovo”, domethënë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, jo “independent nation”, domethnë “kombin e pavarur” të Nexhmedin Spahiut, i cili qe më se 20 vjet, kursesi nuk arriti që t’i dallojë këto dy terma, të cilat ipso facto nuk janë me përmbajtje  simetrike e, madje nuk janë as synonime.

(2)

U.S. Recognizes Kosovo as Independent State

Secretary Condoleezza Rice
Washington, DC
February 18, 2008

The United States has today formally recognized Kosovo as a sovereign and independent state. We congratulate the people of Kosovo on this historic occasion.

President Bush has responded affirmatively to a request from Kosovo to establish diplomatic relations between our two countries. The establishment of these relations will reaffirm the special ties of friendship that have linked together the people of the United States and Kosovo.

Nine years ago, the international community, led by NATO, acted to end brutal attacks on the Kosovar Albanian population. This timely international intervention ended the violence, leading to a United Nations Security Council decision to suspend Belgrade’s governance and place Kosovo under interim UN administration. Since that time Kosovo has built its own democratic institutions separate from Belgrade’s control. Last year, UN Special Envoy Martti Ahtisaari developed a plan to build a democratic and multi-ethnic Kosovo and recommended Kosovo be independent, subject to a period of international supervision. In light of the conflicts of the 1990s, independence is the only viable option to promote stability in the region. The United States supports the Ahtisaari Plan and will work with its international partners to help implement it.

We welcome the commitments Kosovo made in its declaration of independence to implement the Ahtisaari Plan, to embrace multi-ethnicity as a fundamental principle of good governance, and to welcome a period of international supervision.

The unusual combination of factors found in the Kosovo situation -- including the context of Yugoslavia's breakup, the history of ethnic cleansing and crimes against civilians in Kosovo, and the extended period of UN administration -- are not found elsewhere and therefore make Kosovo a special case. Kosovo cannot be seen as a precedent for any other situation in the world today.

The United States takes this opportunity to reaffirm our friendship with Serbia, an ally during two world wars. We invite Serbia's leaders to work together with the United States and our partners to accomplish shared goals, such as the protection of the rights, security, culture and livelihood of the Serb community in Kosovo.

As Kosovo today begins its life as an independent state, the United States pledges to continue to be its close friend and partner.
2008/117

(burimi: https://2001-2009.state.gov/secretary/rm/2008/02/100973.htm)

Kështu, SHTETIN e pavarur dhe sovran e kanë njohur edhe 112 shtete të tjera –anëtare të OKB-së, pra, si  SHTET e jo si “komb” të Nexhmedin Spahiut, i cili qe 2 dy dekada po e gënjen  dhe po e mashtron popullin  shqiptar se  këto shtete e kanë njohur “kombin kosovar”, të cilin e ka  “zbuluar”  vetë, madje edhe gjuhën e tij “kosovarishte” !?

Për këtë falsifikim të historisë së pavarur të Kosovës, si dhe për falsifikimin dhe për  keqinterpretimin e vendimeve të 113 shteteve të huaja, që e kanë njohur SHTETIN e pavarur dhe sovran të Kosovës (2008-2023), Nexhmedin Spahiu, duhet t’u kërkojë falje publike: Gjithë kombit shqiptar (të cilin e ka provokuar, përbuzur, njollosur dhe ofenduar me të ashtuquajturin “komb kosovar”); Amerikës, BE-së (22 shteteve që e kanë njohur shtetin e  Kosovës); të gjitha masmediave vendore dhe ndërkombëtare, si dhe të gjithë studentëve, të cilat ia mësuar gabimisht, duke i gënjyer se më 17 shkurt 2008,   gjoja më se 113 shtete të OKB-së “kanë njohur kombin kosovar”  e jo SHTETIN e pavarur dhe sovran të Kosovës (  ashtu sç thuhet në deklaratat zyrtare të tyre); Akademive të shkencave në Prishtinë, në Tiranë; Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, sepse të gjitha këto i ka gënjyer pa asnjë argument shkencor të qëndrueshëm qoftë historik, politik, sociologjik, etnologjik, antropologjik, qoftë juridik  a gjuhësor, kur mirëfilli dihet se në Kosovë kurrë nuk ka pasur “gjuhë kosovarishte” e as “komb kosovar”.

Prandaj, Amerika me plot të drejtë de fakto dhe de jure Kosovën e ka njohur si “ SHTET të pavarur dhe sovran”, jo si “komb” të pavarur, sepse e di që shqiptarët e kanë vetëm një komb, jo  dy (2). Fundja, askund në botë nuk gjen një paradigmë të tillë PERVERSE ANTISHKENCORE, që NJË POPULL  t’i ketë  pasur  “DY KOMBE”, si Nexhmedin Spahiu. It’s cannot be done, me gjithë  “fantazinë vizionare” të allashkencës politiko-propagandistike antishqiptare dhe antiamerikane, sepse ka falsifikuar historinë e pavarësisë së Kosovës, duke gënjyer se Amerika ka njohur “një komb të ri” në Kosovë!?

E, në të vërtetë, si u tha më sipër në dy dokumentet historiko-pilitike, juridike dhe diplomatike të njohejs së Kosovës, të nënshkruara nga ish-presifdenti i SHBA-së, George W. Bush dhe nga Condoleezza Rice, administrata shtetërore e Amerikës ka njohur vetëm një SHTET të ri, të pavarur dhe sovran në Kosovë.  Ndaj, ka ardhur koha që N. Spahiu të mos ushqehet me gënjeshtra sikur “të hajë pite”, sepse  rrena është jetëshkurtër nuk i bën nder askujt, vetëm se e përul në çdo aspekt, të izolon nga ideali, nga realiteti, nga pragmatizmi, nga vlera dhe nga vepra e së vërtetës.

 N.Spahiu t’u kërkojë ndjesë Amerikës dhe Kombit Shqiptar

Sepse qe më se 20 vjet po i provokon dhe  po i shpif marrëzisht dhe naivisht  me “kombin kosovar”, të cilin  nuk e  njohin as Amerika, as OKB-ja, as BE-ja, as Kombi Shqiptar, as Shqipëria e as Kosova, sepse është vetëm një instrument politiko-propagandistik i strategjisë hegjemoniste-imeprialiste sllavo-bizantine, që ka për qëllim rusifikimin dhe shpërfytyrimin e Kombit Shqiptar, si dhe të asgjësimit të miqësisë së tij me Amerikën dhe me aleatët e saj evropianoperëndimorë.

Ky është projekti afatgjatë i “trabantëve” të arkitekturës së “kombit kosovar”, që në vend të kombit ekzistues shumëshekullor shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, të mbjellin një farë hibride ruso-serbo-bizantine  për të rikolonizuar dhe riskllavizuar shqiptarët brenda perimetrit gjeopolitik dhe gjeostrategjik të sferës së interesit të lashtë sllavo-bizantin (Moskë, Beograd, Sofje, Athinë etj.), me qëllim të fundit, që të izolojnë Ballkanin nga Amerika dhe nga Evropa Perëndimore. Me një fjalë, “kombi kosovar” është arma më e rrezikshme për ta ndjekur Amerikën dhe aleatët e saj nga Kosova dhe nga Shqipëria, si dhe për ta zhbërë dhe degjeneruar KOMBIN SHQIPTAR dhe SHQIPËRINË ETNIKE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".