Me hajnat deputet nuk ndërtohet shteti

Me hajnat deputet nuk ndërtohet shteti
Me hajnat deputet nuk ndërtohet shteti

Dardan Grapci

  • 01 May 2023 - 14:20

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

 

Tashmë po shihet publikisht në statistikat e punës së Kuvendit se janë 42 pika të mbetura bllok nga   seancat plenare që ende nuk i kanë  përfunduar, dhe këta deputet nga ana tjetër qojnë pluhur duke e akuzuar Qeverinë aktuale për kinse  gabimet. Le ta dinë mirë këta matrapaz deputet mashtrues e hajna se këta  dhe partitë nga të cilat vijnë janë  virusi i keq që e rrezikon edhe  shtetin e Kosovës.


 

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti si duket janë në gjumë të thellë, në vend se me mu marrë me problemet e brendshme të Kosovës, situatën me tendenca të bllokimit të punës së institucioneve nga veprimet  e opozitës.  siç janë mungesat e vazhdueshme  të  deputetëve nëpër seanca dhe gjetja e  hapësirës ligjore për ndëshkim dhe largim eventual edhe  nga Kuvendi me zëvendësim, këta të fundit po merren ende vetëm me Serbinë dhe Aleksandar Vuçiqin. Një përgjegjësi serioze, madje parësore dhe kryesore i takon për mos efikasitet në punën e parlamentit edhe krye parlamentarit Glauk Konjufca. Kryetari dhe kryesia duhet të gjejnë çelësin e ndëshkimit të deputetëve që bllokojnë punën e kuvendit dhe pamundësojnë vendimmarrjen me qëllime banale e puro kriminale. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në vend se me i ndëshkua dhe shkarkua këta deputet qe po vazhdojnë të sabotojnë kuvendin dhe të  mungojnë në seanca vetëm për ta dështuar dhe pamundësuar punën e shtetit, ai po bënë negociata dhe hajgare me ta. Shteti nuk mundë të shkon përpara duke e penguar dhe shantazhuar nga njerëz që kanë marr pozita por janë  hajna të regjur apo ish zyrtar shteti deri në fyt të korruptuar. Këta deputet  që po e pengojnë vendimmarrjen në Kuvend duhen të kërkojnë fale, duhet të pendohen dhe ti   kthehen punës serioze  në Kuvend ose të japin zyrtarisht dorëheqje, që  të munden pastaj  deputetët e rinjë të marrin pozita në Kuvend dhe të ecet përpara. Tashmë po shihet publikisht në statistikat e punës së Kuvendit se janë 42 pika të mbetura bllok nga  seancat plenare që ende nuk i kanë  përfunduar, dhe këta deputet nga ana tjetër qojnë pluhur duke e akuzuar Qeverinë aktuale për kinse  gabimet. Le ta dinë mirë këta matrapaz deputet mashtrues e hajna se këta  dhe partitë nga të cilat vijnë janë  virusi i keq që e rrezikon edhe  shtetin e Kosovës. Derisa këta deputet kanë qenë në pozitë nuk janë angazhuar asnjëherë për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, por e kanë mbështetur duke heshtur, dhe janë këta që më së shumti kanë vjedhur dhe kanë bërë marrëveshje kriminale, dhe tani kur gjenden në një situatë si opozitë, po bërtasin thua ti që fajtor i vetëm është Qeveria Kurti. Prandaj ju bej apel qytetarëve të Kosovës që në zgjedhjet e ardhshme mos ti votojnë këta matrapaz, por le ti largojnë nga pushteti duke ja dhënë votën vetëm  atij që e meriton.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".