Edi Rama në ethet e ndëshkimit të madh me votë qytetare në zgjedhjet e 14 majit, humbjes fatale provon për ti shpëtuar me blerjen e votës me paratë e aferave kriminale

Edi Rama në ethet e ndëshkimit të madh me votë qytetare në zgjedhjet e 14 majit, humbjes fatale provon për ti shpëtuar me blerjen e votës me paratë e aferave  kriminale
Edi Rama në ethet e ndëshkimit të madh me votë qytetare në zgjedhjet e 14 majit, humbjes fatale provon për ti shpëtuar me blerjen e votës me paratë e aferave  kriminale

Gani Qarri

  • 02 May 2023 - 07:31

Shkruan:Analisti-Gani Qarri

Duket se Edi Rama zgjedhjet e 14 majit, është duke i pritur i trishtuar dhe nën ethet e rënda të rrezikut të humbjes së pushtetit në nivelin lokal, për shkak zbulimit dhe daljes në skenë të mega aferës korruptive të rastit McGonigal, mu në prag të fushatës elektorale. Prandaj i vetëdijshëm se regjimi i tij i korruptuar dhe i inkriminuar këmbë e kokë, mund të ndëshkohet rëndë nga elektorati, ai ka filluar që ditët e fundit të fushatës ti aktivizojë serish tregtarët e tij besnik, për blerjen e votave, me parat e nëntokës së krimit të organizuar, që nën përkujdesjen e Ramës dhe ombrellën e PS-së, zhvillohet pothuajse në gjithë Shqipërinë, lirshëm.

-Siç dihet nga 14 prilli Shqipëria ka hyrë edhe zyrtarisht në muajin e fushatës intensive elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit, ndaj vota e korruptuar me format më perfide të mundshme të veprimit, nga prijësi i narko mafisë shqiptare Edi Rama, ka filluar të shihet si mjeti i vetëm për shpëtim nga ndëshkimi i votuesit të frustruar shqiptar, veçanërisht tani kur fushata është në vrullin më të madh.

Kështu që, qeveria dhe opozita kanë dislokuar të gjitha forcat e tyre në terren dhe po veprojnë me krejt arsenalin politik dhe partiak që posedojnë, për të përmbushur, sa më, me sukses, misionin e fitores në 61 bashki të vendit.

Por ajo që veçanërisht në këtë fushatë, bie fort në sy, është shkelja me “të dyja këmbët” e Kodit Zgjedhor, sidomos nga kryebashkiakët socialistë, të cilët kanë tenderuar miliona euro për asfalt elektoral dhe vepra të tjera të ngutshme infrastrukturore në këmbim të mbështetjes nga klientët biznesmenë në terren, për “rrëmbimin” e votës me hipokrizi dhe mashtrim klandestin, njëjtë si edhe herët e mëparshme.

Si shembull ideal, ata kanë ndjekur vet kryetarin e tyre, i cili që nga Tirana nisi aksionin “blerja e votës” me urdhrin për shpërndarjen e lëmoshës 5 mijë lekë të reja për pensionistët dhe lëvrimin e fondeve për rritje pagash në disa sektorë të administratës e punonjësve të shtetit, në mënyrë që ata ti detyrojnë edhe familjarët dhe të afërmit, për ta votuar përsëri partinë e Ramës.

Format tjera të korruptimit, lidhen me shpërndarjen e dhjetëra mijëra eurove, pikërisht tani, dhe me vonesë gati katër vjeçare, nga bashkitë socialiste si grante për të prekurit nga tërmeti i vitit 2019, duke filluar nga Durrësi, Kruja, Vora apo Kamza.

Për aq më tepër, në këtë fushatë të egër për blerje kriminale të votës nuk po përjashtohet nga makineria elektorale e Edi Ramës as nisja me përzgjedhje elektorale, të librave falas për nxënësit para datës së votimit, si dhe shpërndarja e milionave të radhës si subvencione për naftën falas në kuadër të programit IPARD III, për të cilën ministrja e Bujqësisë, tha se mbi 2000 fermerë do të tërheqin rreth 146 milionë euro nga fillimi i javës, pra vetëm një javë, para mbajtjes së votimeve.

Sikur në këtë betejë, mos të mjaftonin, të gjitha këto makinacione kriminale, mu para mbajtjes së votimeve, kryeministri ka shfrytëzuar edhe Këshillin Kombëtar të Territorit, për të shpërndarë disa leje ndërtimi në kulmin e fushatës elektorale.

Për aq më tepër, në 40 vendimet e mbledhjes së fundit të KKT-së, të mbajtur të martën e 25 prillit, me firmën e Ramës i jepet “OK” ndërtimit edhe të shtatë kullave të reja në Tiranë.

Pra këtu shihet publikisht se në formulën kriminale të sigurimit të votës përmes mashtrimit është edhe projekti i betonizimit të kryeqytetit të Shqipërisë, i cili është shtruar si problem real i qytetarëve në këtë fushatë zgjedhore.

Dhe me "bekimin" e Ramës kjo duket se do të vijojë pa ndalur, madje vet Rama i shton edhe 1.8 milionë-m2 leje ndërtimi, Veliajt në Tiranë, përfshi edhe 7 ndërtime të tjera të reja në kryeqytet.

Kështu që votuesi i nëpërkëmbur dhe i mashtruar shqiptar, kësaj radhe e ka rastin ideal dhe mundësinë e shkëlqyer, që votimet vendore të 14 majit në Shqipëri ti kthej në zgjedhje vendimtare për spastrimin përfundimtar të politikës nga virusi i krimit përmes ndëshkimit me deklarim plebishitar, të qytetarëve të vendit.

Shqipëria, pas gjithë këtij kaosi, ka nevojë imediate, për një pushtet me më pak oligark të korruptuar të cilët në dy mandate të qeverisjes Rama, e kanë vrarë tërësisht shpresën e qytetarëve dhe veçanërisht në vitet fundit, duke mos gjetur rrugëdalje tjetër, për mbijetesë, janë duke ikur masovikisht të rinjtë nga vendi, edhe pse jeta e tyre, është aq shumë e rrezikuar nga trafikantët mafioz!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".