Parlamenti i Kosovës është shndërruar në komedi!...
Ismail Muçiqi
Shkruan Gazetari: Ismail Muçiqi
Në kohën në të cilën po jetojmë me plotë sfida dhe kriza më të ndryshme ekonomike deputetët e Parlamentit të Kosovës kanë humbur rrugën dhe misionin e tyre për ti përfaqësuar qytetarët dhe për të kontribuar për interesat e Shtetit të Kosovës. Debati i fundit në mbledhjen e Kuvendit pasqyroj gjendjen e mjerueshme të kulturës së komunikimit me plotë akuza dhe shantazhe me plotë shpifje dhe fyerje që janë për qdo kritikë. Që nga pas lufta në Kosovë ka ndodhë paradoksi që nuk ndodhë në vendet e ndryshme të Botës. Një numër i deputetëve i partive politike në kontunoitet që nga themelimi i Parlamentit të Kosovës janë pjesë e këtij institucioni me një fjalë të “pa zëvendësueshëm”. Kjo strukturë e dalur nga partitë politike e duke u thirrur në emër të “elektoratit” apo të votës së popullit është degraduar skajshmërisht në të gjitha aspektet e integritetit të deputetit. Kosova po vuan nga niveli i ulët i njerëzve të cilët kanë marrë përgjegjësi në institucionet e ndryshme të shtetit e të cilët janë larg me realitetin e kohës.
Është e dhimbshme për Kosovën që këta deputetë në vend që të debatojnë me përkushtim dhe seriozitet për zhvillimin ekonomik për parandalimin e të rinjve që po e lëshojnë Kosovën, për reformat në sistemin e arsimit dhe edukimit për përmirësimin e gjendjes në sistemin shëndetësorë për ngritjen e vetëdijes dhe bashkimin e forcave për ta ndërtuar shtetin këta për interesa të tyre karrieriste janë në gjendje të bëjnë opstrukcione më të ndryshme ndaj njeri tjetrit duke e dëmtuar të ardhmen e këtij vendi. Fjalori dhe kultura e komunikimit në foltoren e Parlamentit të Kosovës nuk përket me asnjë normë dhe etikë të individit intelektual apo përfaqësues i popullit.
Papërgjegjësia e këtyre deputetëve shihet në vazhdimësi duke munguar në mbledhjet e Kuvendit, duke dalur sa here tu teket nga seanca duke e pamundësuar forumin për të votuar çështjet me rëndësi për shtetin. Duke i dëgjuar diskutimet e disa deputetëve dhe fjalorin e tyre njeriu normal e humbë besimin edhe në shkallën e arsimimit universitarë të disa deputetëve me tituj magjistra dhe doktor shkence. Ky është sinjal se sistemi i arsimit dhe i edukimit në Republikën e Kosovës ka dështime dhe defekte të cilat po sjellin pasoja në shoqërinë Kosovare.
Shtrohet pyetja qfarë është niveli i edukimit dhe i arsimimit të deputetit i cili e fyen Kryeministrin e shtetit që i takon duke i thënë “krye hajni i qeverisë”. Qfarë pritet nga këta individ që i thojnë vetit intelektual me tituj shkencorë se do të kontribuojnë në edukimin dhe arsimimin e gjeneratës së re. Mjerë kush i përfaqëson interesat e popullit në Parlamentin e Kosovës. Në fund po theksojmë se është momenti që vetëdija e qytetareve të ndryshoj sa më shpejtë që këta deputet të cilët me historikun e tyre janë bërë pengesë dhe të neveritshëm për qytetarët të cilët me zgjedhjet e ardhshme kurdo qoftë të organizohen me votën e tyre ti largojnë nga skena politike. Me këta njerëz nuk bëhet shteti!...
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".