Sistemi i drejtësisë akoma vazhdon të jetë i kapur fuqishëm nga krimi, askush nuk e ka të qartë përse nuk fillon VETTING-u!

Sistemi i drejtësisë akoma vazhdon të jetë i kapur fuqishëm nga krimi, askush nuk e ka të qartë përse nuk fillon VETTING-u!
Sistemi i drejtësisë akoma vazhdon të jetë i kapur fuqishëm nga krimi, askush nuk e ka të qartë përse nuk fillon VETTING-u!

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 04 May 2023 - 17:57

Shkruan: ANALISTI-RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Te ne gjyqtari merret me kriminalitet, pastrim parash dhe lloj-lloj marre të zezë që është në kundërshtim me ligjin, dhe jo vetëm që nuk burgoset por edhe ulet sërish me marr çekiçin dhe me i ra tavolinës kinse po e dënojnë në EMËR TË POPULLIT. Po, kjo që po ndodhë në Kosovë, nuk ndodhë në asnjë vend tjetër të botës.

 

Ky dikaster i turpit, shkuar turpit, ky dikaster i marres së zezë pa asnjë të bardhë, me këto pazare nuk daton që nga dje, por kjo bandë i ka rrënjët thellë në të kaluarën dhe lidhjet më të fuqishme të nëntokës kriminale. Kur them të nëntokës kriminale nuk ndalem në Kosovë, por kjo është më e rrezikshmja në tërë gadishullin Ballkanik. Dhe, ju nuk e dini se sa e ndiej vetën mirë, jo që ka ndodhur kjo banda pazaerxhinjsh dhe nuk i përkas asaj grupe që shohin vetëm zi në vendin e tyre, se unë e kam kryer borxhin për këtë tokë, por fjalën e kam se si ka dalë 100% për atë që kam shkruar vitet të tëra, për këtë bandë që ishte e lidhur me kryebanditët,me krye hajnat e nëntokës kriminale tepër të rrezikshme për shtet vetëm e bënin për pushtet dhe si doli. Flisni si doli? Vetëm ndaluni dhe kthejeni kokën prapa dhe analizoni se sa herë faktori ndërkombëtar në përgjithësi, sa ambasada të huaja, ishin në dijen dhe pa ndërprerë trokitnin në derën e kësaj kopeje të turpit:LUFTOJENI KORRUPCIONIN,BURGOSNI KRYE BANDITET DHE KRYEHAJNAT... dhe ata u bënë sylesh dhe vesh shurdhër dhe si ka mundur me u bë mirë. Vetëm ndonjë naiv ka menduar ndryshe, vetëm ndonjë lehaqen që ia kanë hedhur një kockë asht dhe nuk ka besuar, përndryshe ata që janë të pavarur dhe nuk janë të lidhur ose të varur nga kjo bandë mafioze nuk ka menduar të jetë ndryshe, pos të na qesin hije të zezë si emër në botën e qytetëruar. Nga anët e mia në Zhur, të krahinës së Lumës, Republika e Shqipërisë, thuhet:"Peshku kalbet nga koka" dhe kokat që e kapen shtetin ishin të kalbura sepse kishte erën e hajnisë, vodhën pa karar, u pasuruan dhe u bënë super milioner brenda një kohe të shkurtër, siguruan pasuri për 25 breza, që i njihte komshiu, mëhalla, fshati, qyteti, që e hanin bukën të lyer me sheqer, sapunin e hanin për djathë dhe nga erdhi kjo pasuri? Flisni nga erdhi kjo pasuri, që i kishin pantallonat në prapanicë me arna dhe tani ecin këta kur’var dhe këto kur’va me xhip pis. Çka dhe ku e kam fjalën? Cili byth’qirë u hetua nga erdhi kjo pasuri, cili byth’qirë u burgos, a nuk kishte vepër penale ose a nuk kishte të dyshuar? Sa afera, sa skandale ndodhën dhe cili u hetua. Sa u vodh djersa e taksapaguesve, sa u vodh deri në palcë buxheti i shtetit dhe cili u burgos dhe cilit ju konfiskua pasuria e vjedhur dhe haram!? Dilni në rrugë dhe pyesni një qytetar të rëndomtë se kush janë hajnat, se e kujt është kjo shtëpi, kjo vilë, ky hotel dhe secili e di dhe atë pa merak fare. Dhe si paska mundësi të mos jetë e njoftuar prokuroria ose sistemi gjyqësor. Kosova, kishte mjaftë hetues,prokuror, gjyqtar dhe pse nuk e treguan dorën e shtetit, apo ishin të lidhur gisht për gisht në vallen e kësaj bande hajnash dhe laperësh, dhe si paska mundësi të bëhej mirë. Dënohet kinse gjyqtari, prokurori!? Dhe atë sa për sy e faqe,sa për të hedhur pluhur syve popullit dhe kthehet prapë në punë, po i njëjti hajn që e kishte marr popullin në qaf, që vodhi shtetin. Dhunojnë në mënyrë zinxhirore idiotët; kriminelët. E kam fjalën për ata të veshur në xhaketën e shtetit, dhe aq më keq, vagabondët e këtij dikaster, dhe askush nuk dënohet. E mashtrojnë një të mitur, e shkërdhen polici, pastaj e shkërdhen avokati, dhe a ka kuptim të flitet për drejtësi në Kosovë, nuk ka kuptim!? Po them nuk ka kuptim për ata njerëz normal, nuk po flas për ata kurvar që ishin në majën e shtetit dhe vraponin pas kurvave që rrinit te semafori për hamshor, se ata janë të pa moral, janë të pafytyrë! Për të ecur puna mirë, për të fituar qytetari besimin , nuk duhet asgjë më shumë për të pastruar këtë dikaster të turpit, nuk e ka askush të qartë përse nuk u fut VETTING-U? Dihet se e pengojnë bandat kriminale që i kanë lëshuar rrënjët thellë dhe është zor tani për tani të shkulet dhe atë se nuk kemi shtet serioz, kemi shtet sallamadi që bëjnë vetë hallakamë dhe asgjë më shumë . Dhe, a është kjo e vërtetë? Atëherë merreni shembullin e Malajzisë, kur i burgosen shumë ministra dhe 78 të majave të shtetit. Tani atje papunësia është ZERO. Sa pasuri u konfiskuan? Ndërkaq te ne gjyqtari merret me kriminalitet, pastrim parash dhe lloj-lloj marresh të zeza që është në kundërshtim me ligjin, dhe jo vetëm që nuk burgoset por edhe ulet sërish me marr çekiçin dhe me i ra tavolinës kinse po e dënojnë dikë në emër të popullit. Po, kjo që po ndodhë në Kosovë, nuk ndodhë në asnjë vend tjetër të botës. Shteti pa një pa dy duhet të ndërhyj këtu dhe të vihet rend dhe ligj për të mbrojtur Kushtetutën e vendit dhe interesat e qytetarit dhe jo për të lënë në dorën e hajnave, të korruptuarve, të kurvave dhe kurvarëve se nuk shkohet kështu më tej. Shteti nuk është vetëm i tyre, shteti nuk është pasuri e babës se tyre dhe nuk është plaçkë pazari...

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".