Tragjedia e Beogradit: Zoti nuk ngutet por dinë të godasë!...

Tragjedia e Beogradit: Zoti nuk ngutet por dinë të godasë!...
Tragjedia e Beogradit: Zoti nuk ngutet por dinë të godasë!...

Ismail Muçiqi

  • 06 May 2023 - 15:39

Shkruan: Gazetari:  Ismail Muçiqi

Serbia u trondit nga tragjedia që i ndodhi në shkollën “Vlladisllav Ribnikal” të komunës në Vraqarë të Beogradit. Nxënësi 14 vjeçar Kosta Kecmanoviq vrau  8 nxënës dhe rojën e shkollës ndërsa plagosi mësuesen dhe 6 nxënës të tjerë. Kjo është ngjarja më tragjike që i ndodhi serbisë që nga fillimi i këtij shekulli të ri. Nuk ka dyshim se krimet dhe gjakderdhjet që i bëri serbia duke i vrarë 8 mijë civil, fëmijë, pleq, e plaka në “Serbrenicë” të Bosnjës dhe “Hercegovinës “njerëzit e pafajshëm vetëm pse ishin Boshnjakë me përkatësi myslimane ishte mëkati më i madh pas luftës së dytë botërore në Evropë. Serbia nuk u ngop me gjakderdhje që i bëri gjithandej ish Jugosllavisë ajo bëri krime dhe gjenocid në luftën e fundit në Kosovë duke i vrarë mbi 13 mijë civilë të pafajshëm Shqiptarë. Politika fashiste e brymosur me bekimin e Kishës Ortodokse, Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të hartuara në memorandumet për shfarosjen e Shqiptarëve shkaktojë vuajtje dhe mëkate të cilat i përjetuam edhe ne Shqiptarët. Andaj Zoti dinë të godasë aty ku më së shumti dhemb.

Është e dhimbshme për humbjen e të rinjve të pafajshëm që ndodhi në Beograd. Por kjo ngjarje i dha sinjal popullit serbë dhe pushtetit se janë në rrugë të gabuar dhe se zullumi e ka koston e vetë. Kjo ngjarje duhet të trokasë në ndërgjegjen e popullit dhe shtetit serbë duke ua kujtuar masakrat e ushtrisë dhe policisë që i shkaktuan në Kosovë. Ende nënat Shqiptare vuajnë, qajnë, dhe vajtojnë për djemtë dhe nipat që ua morën nga dora paramilitarët e serbisë duke i pushkatuar para syve të tyre. Gjatë historisë së njerëzimit ndodhin ngjarje të cilat në të shumtën e rasteve trokasin në vetëdijen e njerëzve të cilët kanë përgjegjësi për të ardhmen e njerëzimit. Ky fenomen që ndodhi në Beograd është ngjarje e jashtëzakonshme dhe shumë domethënëse. Të dhënat tregojnë se nxënësi Kostak Keqmanoviq i cili shkaktojë këtë tragjedi, ishte nxënës shembullor ishte shpërblyer për njohuritë dhe dijen si dhe për suksesin dhe shkallën e intelegjencës të avancuar. Andaj shtrohet pyetja si ndodhi kjo tragjedi?!...  

Më thotë mendja se serbia është ngopur me zullumë e zullumin herdokur është i mallkuar nga Zoti i gjithësisë!...  Politika serbe ka mbetur e pa reformuar, me mendësi dhe botëkuptime të shekullit të kaluar. Mjetet e informimit në serbi në vazhdimësi janë duke e helmuar opinionin me emisione dhe propagandë kundër popujve fqinjë me plotë informata të cilat padyshim e indoktrinojnë edhe gjeneratën e re në serbi. Të gjitha këto e mbushin kupën e kronikave të zeza të cilat kanë filluar ti kthen bumerang  popullit serbë dhe politikës në Beograd.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".