Serbia po gënjen, BE nuk do të kërkon anulimin e zgjedhjeve në Veri të Kosovës

Serbia po gënjen, BE nuk do të kërkon anulimin e zgjedhjeve në Veri të Kosovës
Serbia po gënjen, BE nuk do të kërkon anulimin e zgjedhjeve në Veri të Kosovës

Blerim Burjani

  • 07 May 2023 - 07:33

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Ligjërisht dhe sipas kushtetutës së shtetit, ligjit zgjedhor, nuk mundë të ketë djegie të mandatave por se nuk dihet sa do të zgjas mandati. Po që se rrethanat politike ndryshojnë plotësisht, atëherë mund të flitet edhe për një palë zgjedhje të reja. Tash cilat do të jenë vështirësitë nuk dihet por në ditët në vijim pritet të shihet.

 

Nuk ka kërkesë nga BE për anulimin e mandateve të fituara nga zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme për komunat e veriut të Kosovës të banuara me shumicë serbe, pas bojkotit nga drejtuesit e tyre në vitin e kaluar, bojkot ky i nxitur dhe orkestruar, i detyruar nga qeveria në Beograd. Tani duhet pritur raportet ODIR/OSBE, ndonëse tash po dihet që zgjedhjet janë të ligjshme dhe plotësisht në përputhje me ligjin për zgjedhjet dhe në pajtim me kushtetutën e Kosovës. Pikëpyetje tjetër dhe ana e kundërt e medaljes është se a prodhon ky proces zgjedhor qeverisje efektive, dhe a paraqet interesat e qytetarëve shumicë atje. Kjo është temë plotësisht ndryshe, pra është temë e trajtimit me karakter politik. Ligjërisht dhe sipas kushtetutës së shtetit, ligjit zgjedhor, nuk mundë të ketë djegie të mandatave por se nuk dihet sa do të zgjas mandati. Po që se rrethanat politike ndryshojnë plotësisht, atëherë mund të flitet edhe për një palë zgjedhje të reja. Tash cilat do të jenë vështirësitë nuk dihet por në ditët në vijim pritet të shihet. Pra është fillimisht çështja e betimit, e të tjera. Në këtë rast, e mira në të keqen është se Ligji për Zgjedhje ka plot mangësi dhe nuk parasheh situata të shumta që mundë të ndikojnë në vlefshfshmërinë e zgjedhjeve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".