Kjo është e kaluara dhe e tashmja kri*minale e Presidentit Serb: Banda e kri*minelit Veljko Belivuk e kontrolluar nga Aleksandër Vuçiq

Kjo është e kaluara dhe e tashmja kri*minale e Presidentit Serb: Banda e kri*minelit Veljko Belivuk e kontrolluar nga Aleksandër Vuçiq
Kjo është e kaluara dhe e tashmja kri*minale e Presidentit Serb: Banda e kri*minelit Veljko Belivuk e kontrolluar nga Aleksandër Vuçiq

Gani Qarri

  • 07 May 2023 - 07:36

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Në raportimet më të reja trishtuese që këto ditë publikohen enkas nga gazeta prestigjioze amerikane "New York Times", thuhet decidivisht, se krimineli i burgosur serb Veljko Belivuk, dukej si binjaku i errët i presidentit të Serbisë, ish huliganit Aleksandër Vuçiq, që dikur në rrugët e Beogradit sulmonte pa asnjë arsye shqiptarët, një burrë që mishëron pjesën më kriminale të një shteti mafioz, i cili gjatë dekadës së fundit, është bërë vazhdimisht gjithnjë e më autokratik. Madje edhe vet tregtari skrupuloz i drogës dhe kontrabanduesi i egër i kokainës krimineli Veljko Belivuk, i cili është akuzuar për vrasje dhe një sërë krimesh të tjera të rënda dhe fotografuar në shoqërinë e njerëzve të fuqishëm të pushtetit në Serbi, përfshirë edhe djalin e presidentit Vuçiq, Danilo Vuçiqin, por përkundër të gjitha krimeve të kryera, nuk ka kaluar asnjëherë gjatë në burg, deklaron publikisht edhe para gjyqit, se banda e tij, është organizuar me urdhër të pushtetit dhe për nevojat e Vuçiqit.

 

Kështu që gazeta "New York Times" sqaron për mbarë opinionin, se megjithëse Belivuk me bandën e tij, janë arrestuar dhe ndodhen në burg, kjo nuk është meritë e shtetit serb, por meritë e evropianëve, që arritën të zbardhin mijëra biseda në aplikacionin SKY ECC nga banda e Belivuk-ut. Bandë e cila, nga pushteti, kishte marr për detyrë frikësimin e kundërshtarëve politikë, deri te pengimi i tifozëve që të mos guxonin, të këndonin kundër Vuçiqit as në ndeshjet e futbollit, ku një president mund të ngrihet ose edhe të bjerë, nga funksioni, akt trishtues i cili flet katërçipërisht se sa thellë është i zhytur në format më të rënda të krimit të organizuar edhe vet presidenti kriminel i Serbisë fashite, Aleksandër Vuçiq. Prandaj një burim francez thotë me të drejtë, se edhe informacionet që posedonin evropianët, u kaluan me shumë kujdes te serbët, nga frika e rrjedhjes së tyre, për vet faktin se siç theksohet edhe në investigim të "New York Times" bandat mafioze ishin një projekt shtetëror që punonte për pushtetin e presidentit Vuçiç. Belivuk ishte akuzuar edhe më herët për vrasje dhe një sërë krimesh të tjera serioze, por kurrë nuk ishte burgosur, për faktin se siç u tha publikisht, Belivuk kishte marrëdhënie të mira, jo vetëm me policinë,por edhe me shërbimet e Inteligjencës dhe pushtetarët më të lart të shtetit serb, deri te vet Aleksandër Vuçiqi. Kështu që siç raporton gazeta amerikane "New York Times",me paralajmërimet e kriminelit Belivuk, se “nëse Vuçiq vazhdon procedurat kundër tij” , ai ka edhe shumë gjëra tjera, për të thënë”, dëshmon edhe njëherë më tepër, se krimineli Belivuk, ende nuk i ka zbardhur të gjitha, anët më të errëta, të akteve më trishtuese dhe kriminale. Madje, siç pretendonte në një intervistë televizive, disa muaj pas arrestimit, njerëzit e Belivukut, kanë bërë edhe "qebapë me mish të njerëzve" që kanë vrarë!! Kurse qebapët me mish të viktimave, Belivuk thotë se ia kanë dërguar edhe shefit të vet, Radoje Zvicer, akte që në mënyrë të tërthortë apo edhe të drejtpërdrejtë, implikojnë edhe vet kriminelin Vuçiq, ish ministër i informatave dhe pasardhësi më besnik i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq! Krimineli Belivuk, përveç me Vuçiqin e djalin e tijDanilon etj, ai kishte marrëdhënie tejet të ngushta edhe me policinë e shtetit serb dhe shërbimet e inteligjencës së Serbisë, ndaj edhe pse, ai është akuzuar edhe më parë për krime, nuk ka qëndruar, gati asnjëherë në burg. Belivuk ishte bërë i paprekshëm edhe për faktin se banda e tij kriminale, ishte krijuar me urdhër të Vuçiqit dhe në krejt këtë katrahur horrori, nuk ishte pjesëmarrës vetëm Belivuk, por ishin përfshirë që nga presidenti Vuçiq dhe i biri presidentit-Danilo Vuçiq, deri te shërbimi i fshehtë i Serbisë, organet e sigurisë së shtetit dhe të rendit publik, në Serbi, ndaj lidhja e tij me njerëz kaq të fuqishëm në politikë, pushtet dhe strukturat e sigurisë, ishte edhe arsyeja, se pse Belivuk, me gjithë aktet e pa imagjinueshme kriminale që ka kryer, asnjëherë nuk është dënuar as burgosur gjatë. Prandaj këto fakte të trishta dhe publikimet kaq tmerrues të ditëve të fundit në shtypin prestigjioz botëror për lidhjet e Aleksandër Vuçiqit me rrjetet e krimit të organizuar,të cilat kanë tronditur mbarë opinionin botëror, duhet të ndikojnë 100% në ndryshimin më radikal të mundshëm, të qendrave kryesore të diplomacisë në botë, për rikthimin e vëmendjes nga Serbia dhe rishikimin urgjent të pozicioneve të tyre duke sanksionuar me urgjencë, regjimin e kriminalizuar të Vuçiqit që vazhdon të udhëheq me Serbinë, një president me të kaluar kriminale dhe lidhje të fuqishme mafioze brenda Serbisë dhe përtej saj, deri te nëntoka ndërkombëtare e mafisë, që siç u dëshmua, ka edhe mbështetjen e pa rezervë të politikës zyrtare të Rusisë! Ndaj nuk habit fakti, se pikërisht për shkak të kooketimeve të vazhdueshme të presidentit kriminel serb, Aleksandër Vuçiq me bandat kriminale dhe mafien ndërkombëtare, të dirigjuar nga Rusia e Putinit, gazeta prestigjioze amerikane "New York Times", ka nisur të botojë, në vazhdime një investigim shumë të thellë dhe të specializuar analitik, i cili zbulon deri në detajet më të imta, se cilat janë lidhjet e vërteta dhe aq të thella ultramafioze të presidentit serb me Bandat kriminale dhe krimin e organizuar, brenda dhe jashtë Serbisë. Edhe James Rubin, ish-zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, i cili, siç dihet tani udhëheq Qendrën Globale të Angazhimit në kuadër të këtij Departamenti,të SHBA-ve, ka shpërndarë gjithandej, artikullin e "New York Times" me të dhënat e detajuara mbi bashkëveprimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me mafien dhe bandat kriminale, ku shpërfaqen publikisht lidhjet e tij të thella me botën e krimit, mafies e huliganizmit në Serbi dhe botë. Për këtë arsye, edhe teksti i gazetës amerikane fillon pikërisht me përshkrimin e konferencës së çuditshme për media, që në vitin 2021 kishte mbajtur vet Vuçiq, ku gjoja, shpaloste arrestimin e një bande të krimit të organizuar në Serbi, duke menduar se kështu do ti fshihte lidhjet e tij, me këto banda, ndërsa në fakt, tanimë u dëshmua publikisht, se mu kjo bandë, lidhjet më të forta i kishte me vet presidentin Vuçiq, djalin e tij, Danilo Vuçiqin, sigurimin e fshehtë shtetëror serb, policinë dhe vet pushtetin ekzekutiv të Serbisë, nga i cili me urdhër të presidentit serb edhe ishte organizuar kjo bandë, që ajo të përdorej, pikërisht për nevojat e Vuçiqit. Madje, në tentimet për ta bindur opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar se ai nuk i kishte lidhje me bandën në fjalë, ani pse tani po vërtetohet katërçipërisht se Vuçiqi i ka duart e zhytura deri në bërryla, në krimet e trishta e horror të kësaj bande, në atë konferencë për gazetarë, Vuçiq kishte shfaqur disa imazhe të tmerrshme të krimeve të kësaj bande, si një kokë e prerë, një trup pa kokë, një bust, etj. Kreu i kësaj bande, me atë rast, vetëm u tha, se ishte një trafikant kokaine me emrin Veljko Belivuk, i akuzuar edhe më parë për vrasje dhe një sërë krimesh të rënda, por që kurrë nuk kaloi shumë kohë në burg. Kurse pas arrestimit Belivuk përshkroi disa nga punët si dëshmi, që banda kishte bërë për qeverinë e Serbisë, duke filluar që nga frikësimi i rivalëve politikë e deri te ndalimi i tifozëve që të këndonin kundër Vuçiqit në ndeshjet e futbollit. Belivuk paralajmëroi me vetëbesim dhe vendosmëri të plotë, se nëse Vuçiq “vazhdon procedurat kundër tij, ai kishte edhe shumë gjëra tjera, për të thënë. Edhe gazeta amerikane, "Neë York Times", shkruan se Vuçiq, kot po përpiqet, që ti kundërshtojë lidhjet e tij me vrasësit, përderisa tanimë po dëshmohet me fakte, se edhe vet Banda kriminale e Belivukut është krijuar me urdhër të Vuçiqit për nevojat e tij në luftimin e kundërshtarëve politik dhe të tjerëve. Dhe sipas gazetës "New York Times", rasti Belivuk ka hapur një dritare, tepër të zymtë, për të ardhmen e Vuçiqit, i cili edhe në shkelmimet e fundit, përpiqet që gjithsesi ta minojë projektin evropian nga brenda, duke ndërtuar një shtet dubioz, ku demokracia është vetëm një fasadë, ndërsa krimi i organizuar zhvillohet pa pengesa nga bandat kriminale, të cilat përhapin frikë në Serbi dhe janë të lidhura direkt me shtetin dhe presidentin Vuçiq! Qysh në javët e para, të pas arrestimit të Belivukut, në shkurt të vitit 2021,në media nisën të rridhnin detaje të reja, të formave më çnjerëzore të krimit, në të cilat përshkruhej se si Banda e Belivukut kishte joshur viktimat në një shtëpi, në periferi të kryeqytetit serb Beograd, tashmë të njohur si “shtëpi e tmerrit” , ku viktimat u torturuan, copëtuan dhe grinë nëpërmjet një mulliri, mishi i të cilëve nganjëherë hidhej në Danub, por siç dëshmon vet Belivuk, mishi i grirë i viktimave ishte përdorur edhe për qebapë, të cilat iu dërguan edhe vet shefit të Belivukut Radoje Zvicër, akte horror, për të cilat si pushteti në Serbi edhe vet Vuçiq, kishin dijeni. Historia e kësaj bande kanibaliste, të organizuar me porosi të Vuçiqit, me imazhet e trishta nga krimet më të tmerrshme, tronditi gjithë botën, ndërsa kreu i bandës ishte një i njohur i Vuçiqit, qysh nga vitet e rinis si simpatizantë të futbollit, një huligan trupmadh futbolli dhe trafikant kokaine i quajtur Veljko Belivuk, me nofkën “Problemi” , një figurë e njohur në Beograd. Ai ishte akuzuar edhe më herët për vrasje dhe një sërë krimesh të tjera serioze, por kurrë nuk ishte burgosur, për faktin se siç u përfol, kishte marrëdhënie të mira, jo vetëm me policinë, por edhe me shërbimet e Inteligjencës dhe pushtetarët më të lart të shtetit serb, deri te vet Aleksandër Vuçiqi. Belivuk me njerëzit e tij u shoqëruan dhe fotografuan rregullisht me njerëzit më të fuqishëm, përfshirë edhe djalin e presidentit Vuçiq, Danilo Vuçiqin, i cili pas konferencës për media, ofroi anën e tij të historisë në një seancë të mbyllur gjyqësore. Krimineli Belivuk dëshmoi se banda e tij ishte organizuar me urdhër të Aleksandër Vuçiqit, për "nevojat" e pushtetit dhe sipas transkriptimeve të gjykatës, ai përshkroi edhe disa nga punët që banda e tij, kishte kryer për Qeverinë, si frikësimi i rivalëve politikë dhe ndalimin e tifozëve që të këndonin kundër Vuçiqit në ndeshjet e futbollit – një shërbim i vlefshëm në një shtet ku stadiumi mund të ngritë dhe rrëzojë një president, ndaj Belivuk, theksoi se burgosja që i është bërë, është komplot kundër tij. Kurse krimineli Vuçiq, për ti kamufluar lidhjet e pashkëputshme me Bandën e Belivukut të cilën ai vet e kishte porositur dhe sponsorizuar të organizohej, pas arrestimit të Belivukut, bëri edhe sikur e sfidoi Belivukun, duke thënë “E ftoj të më vrasë”, sepse sipas propagandës së Vuçiqit gjoja, më mirë të bëhesh mish i grirë sesa të lihen këta bastardë të sundojnë Serbinë” edhe pse Banda e Belivukut është organizuar me urdhër të Vuçiqit. Me afrimin e seancës gjyqësore nisën të rridhnin edhe faktet tronditëse mbi lidhjet e gjata të Aleksandër Vuçiqit me bandën e Belivukut dhe anëtarët e lartë të administratës së Vuçiqit, që duket se jo vetëm kanë monitoruar, e asistuar, por edhe e kanë mbrojtur vet ata bandën në fjalë. Çështja Belivuk, me fjalë të tjera, nuk është thjesht një përrallë e zhurmshme por një bandë që ka të bëjë me prerje të kokave dhe tregtim të kokainës, një gangsterizëm që sipas gazetës amerikane ka lulëzuar pikërisht nën udhëheqjen e Vuçiqit, që kamuflohej së bashku me kërcënimet periodike të Serbisë për të “mbrojtur” serbët etnikë në vendet tjera të rajonit, duke rrezikuar seriozisht përmbysjen e marrëveshjes së vitit 1995, që në fakt ktheu paqen në Ballkan. Në artikull, thuhet po ashtu se edhe pse evropianët janë të vetëdijshëm për këtë, siç është edhe Vladimir Putini, i cili bënë përpjekje për t’i ndarë e shpërqendruar evropianët duke përkrahur nacionalistët serbë, për shkak të luftës në Ukrainë, me qëllim për të nxitur trazira në Ballkan. Rreziqet për Evropën janë më të thella se kaq, edhe për shkak të shovinizmit etnik të Vuçiqit dhe demagogjisë së tij si aleat i Putinit, që po forcohet edhe në një pjesë të kontinentit. Rasti Belivuk sipas gazetës amerikane, hapi një dritare të zymtë, në një shtet ku demokracia është farsë, ndërsa bandat kriminale shfrytëzohen për të përhapur frikë, taktikë kjo e përdorur pikërisht nga njerëzit që futën edhe Ballkanin në një luftë katastrofale tri dekada më parë. Gazeta amerikane në investigimin e saj raporton se në kohën kur Belivuk bëri paraqitjen e tij të parë publike në sallën e gjyqit në tetor, ai kishte fituar një famë të llojit makabër, ngritja dhe rënia e të cilit, ishte shfaqur në një seri të shkrimeve në tabloide, sikur kalimi i një jete dhune të mos i kishte lënë asnjë përshtypje. Ai dhe rreth 30 të pandehur të tjerë, kryesisht burra me tatuazhe dhe koka tullace, dukeshin çuditërisht të relaksuar, që bisedonin duke buzëqeshur dhe hedhur disa ofendime të rastësishme në drejtim të njëri-tjetrit, ngase duke shpresuar në lidhjet e forta që kishin me pushtetin në Serbi, prisnin që ky gjyq të përfundonte siç kishin përfunduar shumica e gjyqeve të mëparshme, me gabime procedurale, prova të gabuara dhe lirime të parakohshme. Ashtu si Vuçiq edhe bandat mafioze, kanë një origjinë të përbashkët, thekson gazeta "New York Times" siç i kanë edhe fillimet e tyre te grupet huligane të dy ekipeve kryesore të Beogradit, Partizanit dhe Yllit të Kuq. Një huligan i njohur, që flet në kushte anonimati dhe identifikohet nga gazeta vetëm me inicialin B., tregon edhe një histori tjetër për gazetën, se si vet presidenti Vuçiq dhunoi shqiptarët pas një ndeshjeje sporti, në vitin 1988, dhe siç thotë B., ai dhe grupi i tij, sapo dëgjuan për një përplasje mes serbëve dhe shqiptarëve etnikë, u nisën për ‘gjueti’ ndaj shqiptarëve në Beograd pas ndeshjes, që të thyenin dyqane dhe do t’u jepnin një mësim shqiptarëve. Vet presidenti Vuçiç ishte pjesë e këtij sherr masiv në rrugë, tha B, ai ishte trim në luftë”, më tej, ai u bë pjesë e Partisë Radikale të Vojislav Sheshelit dhe vetëm pak ditë pas masakrës së Srebrenicës, Vuçiç mbajti edhe një fjalim ku deklaroi: “Nëse vrisni një serb, ne do vrasim qindra myslimanë”. Por siç shkruan edhe gazeta "New York Times", Vuçiq, as në dekadat e pastajme nuk kërkoi kurrë falje për krimet e kryera nën emrin e Serbisë apo për retorikën e tij luftënxitëse, madje ai i ka trajtuar disa kriminelë lufte edhe si heronj. Në vitin 1998, Vuçiç u emërua ministër i informacionit në Qeverinë e Millosheviçin, i cili me ardhjen në e tij në pushtet, është kthyer në një autokrat, por çuditërisht,, për shkak të ndikimit që ai ka mbi serbët e Kosovës dhe potencialin për të trazuar rajonin, Bashkimi Evropian vazhdon të tregohet i butë me Vuçiqin. Në fund, gazeta citon analistin amerikan, Daniel Server, njeriun që pati organizuar të parën dalje publike të Vuçiçit në Uashington, por që tani është i zhgënjyer thellë me të. “ Vuçiç është shumë serioz në lidhje me ‘botën serbe’, ai e kishte mundësinë që të lëvizte drejt BE-së, por zgjodhi të mos e bënte”, thotë Server. Sipas tij, Vuçiq e di se reformat e nevojshme për t’u anëtarësuar në BE do e dobësojnë pozicionin e tij në pushtet, madje mund ta çojnë pas prangave, siç ndodhi me ish-kryeministrin kroat, Ivo Sanader. Prandaj të gjitha këto zbulime dhe raportimet spektakolare, të transmetuara në shtypin amerikan dhe gjithandej në shtypin botëror, janë një shërbim i madh dhe tepër i vlefshëm për diplomacinë perëndimoren, që përfundimisht të ndaloi mbështetjen dhe ledhatimet, siç kanë vepruar deri më tani, ndaj regjimit kriminal të Vuçiqit, i cili tanimë po argumentohet edhe akte faktike se nuk është asgjë tjetër vetëm se një kriminel i modifikuar dhe i maskuar i vazhdimësisë së ish regjimit të Millosheviqit, në kushte dhe rrethana të reja!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".