Marrëveshja kundër kushtetuese për Asociacionin që mban firmën e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, barrë e rëndë për Qeverinë Kurti dhe trashëgimi e rrezikshme për të ardhmen e shtetit të Kosovës

Marrëveshja kundër kushtetuese për Asociacionin që mban firmën e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, barrë e rëndë për Qeverinë Kurti dhe trashëgimi e rrezikshme për të ardhmen e shtetit të Kosovës
Marrëveshja kundër kushtetuese për Asociacionin që mban firmën e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, barrë e rëndë për Qeverinë Kurti dhe trashëgimi e rrezikshme për të ardhmen e shtetit të Kosovës

Gani Qarri

  • 11 May 2023 - 15:02

Shkruan: Gani Qarri

Pra Qeveria aktuale, është vendosur në pozitë, aq të pa rrugëdalje, sa që, nëse edhe kjo Qeveri nuk ofron alternativën e vetë të propozimstatutit, atëherë ekziston rreziku i madh, që vetë BE-ja ta hartojë një të ashtuquajtur formulë “kompromisi” , nën kushtin "merre ose leje" të ngjashme me marrëveshjen e Ohrit, akt që mund të rezultojë shumë i hidhur për Kosovën e të rrezikojë edhe tërësinë territoriale dhe vet ekzistencën e shtetit të Kosovës!

 

Përfundimi i takimit të 2 majit në Bruksel, vërtetoi edhe një herë se, nuk është më vetëm Kristofer Hill, Borell apo Lajçak, që sillen e flasin si diplomat serb, por edhe fjalët e përfaqësuesit misterioz të SHBA-së, çuditërisht nuk qëndrojnë fare larg, kërkesave absurde të pasardhësit të Millosheviqit, kriminelit Aleksandër Vuçiq, gjë që vërtetë, e vendosë në vështirësi të mëdha Qeverinë dhe bënë, tejet të pasigurt edhe të ardhmen e shtetit të Kosovës! Më në fund po zbulohet katërçipërisht se zvarritja e hartimit të vetë menaxhimit të komunave me shumicë serbe nga qeveritë e kaluara, ishte një skenar i paramenduar qëllimshëm, për ta kamufluar marrëveshjen e dëmshme të cilën ish pushtetarët e inkriminuar Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, e kishin nënshkruar, në vitin 2013 dhe rikonfirmuar edhe në vitin 2015, por që asnjëherë nuk kishin guxuar, nga frika e kundër-reagimit popullor, për ta zbatuar! E siç u pa publikisht edhe në takimin e 2 majit në Bruksel, draft statuti i prezantuar para ndërmjetësuesve ndërkombëtar, nga ekipi "karaxhoz" menaxhues me në krye deputeten e Kuvendit të Serbisë dhe anëtaren e partisë së Aleksandër Vuçiqit, Danijela Vujiçiq, i miratuar nga vet qeveria kundërligjore e Avdullah Hotit, nuk është hartuar pas dakordimit të arritur ndërmjet kryeministrit Kurti dhe kriminelit Vuçiq në Ohër, siç do duhej, por ai ishte përgatitur 5 vite më herët duke u prezantuar publikisht, vetëm tani, çështje që shihet qartë, se qeveritë e kaluara, jo rastësisht, e kanë lënë në heshtje. Për aq më keq, përveçse nuk ishte hartuar një status aktual, ai nuk ishte as i bazuar në ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, siç është rënë dakord nga palët dialoguese në Ohër. Dhe sikur mos të mjaftonin as këto, i ashtuquajturi Ekip Menaxhues, në Bruksel paraqiti një të ashtuquajtur status, të përgatitur dhe dorëzuar pa asnjë qasje të Qeverisë së atëhershme të Kosovës, qysh në vitin 2018, në BE, një status tërësisht "terra intognita"- krejt i panjohur dhe i pa diskutuar asnjëherë në mënyrë publike në Kosovë. Prandaj kjo dhe detyroi Qeverinë e Kosovës të reagonte shpejt e si duhet, në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e vendit tonë, duke hedhur poshtë të ashtuquajturin status dhe shkarkuar "EKIPIN DUBIOZ MENAXHUES" të miratuar nga Avdullah Hoti & Co. Vet Danijela Vujiçiq, koordinatorja e Ekipit Menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit, ka treguar publikisht, se dokumenti ishte hartuar, qysh para 5 viteve, në një afat 4 mujor por asnjëra nga Qeveritë e kaluara, nuk ishte kërkuar raport pune nga ajo, kurse ekipi ishte krijuar në kooketim me Serbinë dhe vullnetin e Aleksandër Vuçiqit, gjë që është për çdo kritik dhe nevojë urgjente, për thirrje në përgjegjësi penale të Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Avdullah Hotit. Vujiçiq ka sqaruar personalisht, se statuti ishte punuar nga prilli i vitit 2018 deri në gusht të vitit 2018, ndaj nuk do mend se mbajtja sekret e këtij dokumenti për plotë 5 vite me radhë dhe heshtja e qëllimshme e ish qeveritarëve të inkriminuar, për kohë kaq të gjatë, kishte arsye të forta, të cilët, me ndryshimet politike që ndodhën në vend, tentuan publikisht, që ta shfajësojnë vetveten, dhe pataten e nxehtë, t`ia lënë në duar kryeministrit Albin Kurti, për ta shpallur atë edhe si fajtor të krijimit të asociacionit. Prandaj habit shumë fakti se si në koordinim kaq besnik me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiqin, partitë e inkriminuara veçanërisht PDK dhe LDK, për 5 vite me radhë, nuk i kanë dhënë asnjë sqarim, apo çfarëdo informacioni, popullit të Kosovës për tradhtitë e tyre ndaj vendit, në kooketim me Serbinë, kështu që ky akt makabër politikë, është zbuluar vetëm tani, dhe këtë jo nga PDK as LDK, por nga vet, i ashtuquajturi "Ekip Menaxhues" i formuar nga ata dhe Vuçiqi. Kurse tani, që skena politikë me mazhorancën qeverisëse, ka ndryshuar, me një subjekti politik që në vijimësi ka qenë kundër të dyja marrëveshjeve për "zajednicën" të cilën, fatkeqësisht, ish qeveritarët e shantazhuar e kishin nënshkruar e ri nënshkruar dy herë e madje edhe miratuar bashkë me Listën serbe edhe në Kuvend. Qeveria aktuale, bëri aktin më parimor, që mund të bënte, në këtë situatë, çdo qeveri në botë, duke e hedhur poshtë, statusin dhe shkarkuar të ashtuquajturin "Ekip Menaxhues" të miratuar nga Avdullah Hoti! Kështu që mos pranimi nga pala Kosovare e draft statutit të parë të paraqitur në Bruksel nga ekipi menaxhues, dhe shkarkimi i menjëhershëm i atij "ekipi", është një zhvillim i ri dramatik i cili procesin rreth krijimit të asociacionit mund ta kthejë në pikën zero, duke krijuar ekip të ri, të mandatuar nga qeveria aktuale, ekip që do të detyrohet ti pranojë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, e të bashkëpunojë dhe komunikojë në vijimësi me Qeverinë duke mos guxuar më, ti anashkalojë institucionet kushtetuese të shtetit të Kosovës e të vihet në shërbim të Vuçiqit Pra, nuk mund të ndodhë më, siç është vepruar nga qeveritë e mëparshme të inkriminuara, që Ekipi Menaxhues të veprojë nën komandën e Aleksandër Vuçiqit dhe në kundërshtim me marrëveshjen e Ohrit, e cila e njeh Gjykatën Kushtetuese të Kosovës si autoritetin e fundit, që do ta vlerësoi dhe “licencoi” nëse është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, statutin e Asociacionit, para se ai të jetë themeluar! Prandaj në gjendjen e krijuar,Kosova, medoemos duhet ta ketë një projekt-statut të vetin, sipas shembullit të propozimit të kryeministrit Albin Kurti, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të cilin ai, më 2 maj, ua ka dorëzuar edhe ndërmjetësuesve të BE-së në Bruksel, përndryshe gjithsesi, pas stërkeqjeve të Vuçiqit dhe "sertëllimit" të pa zakontë, të ndërmjetësuesve jo vetëm të BE-së, por edhe të emisarit misterioz të SHBA-ve, ditët në vijim, presioni ndërkombëtar,pritet të shtohet edhe më shumë, ndaj Republikës së Kosovës. Në fakt, fajtor që nuk mund ti lajë më Drini, as Deti, janë Qeveritë e kaluara, të cilat kanë nënshkruar dhe miratuar në Kuvend, bashkë me Listën serbe, "zajednicën", por që megjithëse kishin disa vite për t’u përgatitur për një propozim konform ligjeve e Kushtetutës së Kosovës, i bazuar edhe në modelet funksionale evropiane, me qëllim nuk e kanë bërë atë, duke ia lënë "zajednicën" kopil në derë, shtetit të brishtë të Kosovës pasi e volën dhe zhvatën gjithanshëm, kudo e ngado që arritën dhe mundën. Pra Qeveria aktuale, është vendosur në pozitë, aq të pa rrugëdalje, sa që, nëse edhe kjo Qeveri nuk ofron alternativën e vetë të propozimstatutit, atëherë ekziston rreziku i madh, që vetë BE-ja ta hartojë një të ashtuquajtur formulë “kompromisi”, nën kushtin "merre ose leje" të ngjashme me marrëveshjen e Ohrit, akt që mund të rezultojë shumë i hidhur për Kosovën e të rrezikojë edhe tërësinë territoriale dhe vet ekzistencën e shtetit të Kosovës! Këtë frikë e përforcojë fort, edhe pse të interpretuar në mënyrë të tërthortë, vet i dërguari misterioz amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një takim virtual me gazetarët, i cili duke folur për takimin e 2 majit në Bruksel, çuditërisht tha se normalizimi është i përqendruar në të drejtat e serbëve, pa përmendur fare shqiptarët, në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë, që edhe ashtu, çuditërisht kanë ngelur si huti në zgjua dhe nuk bëzajnë fare, përkundër zhvillimeve, para të cilave heshtja e tyre mund të jenë katastrofale për ta. Eskobar përsëriti se pritshmëria dhe implementimi i marrëveshjes së arritur në Ohër, sipas tij, fillon me themelimin e Asociacionit, pra shihet qartë, dhe ka kohë, që nuk është më vetëm Kristofer Hill, Borell, apo Lajçak që bëjnë presion të pa parë vetëm ndaj Kosovës dhe sillen e flasin si diplomat serb, por edhe fjalët e përfaqësuesit misterioz të SHBA-së, e jo vetëm ato të Kristofer Hillit, çuditërisht nuk qëndrojnë fare larg, kërkesave absurde të pasardhësit të Millosheviqit, kriminelit Aleksandër Vuçiq, gjë që e vendosë vërtetë në vështirësi të mëdha Qeverinë dhe bënë, tejet të pasigurt edhe të ardhmen e Kosovës! 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".