A rrezikohet paqja në rajonin e Ballkanit, me dështimin e bisedimeve Kosovë-Serbi?!

A rrezikohet paqja në rajonin e Ballkanit, me dështimin e bisedimeve Kosovë-Serbi?!
A rrezikohet paqja në rajonin e Ballkanit, me dështimin e bisedimeve Kosovë-Serbi?!

Agim Bajrami

  • 12 May 2023 - 16:52

 Shkruan:ANALISTI:Agim Bajrami

Palët duhet të fokusohen në gjetjen e mënyrave të normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetëror e ndër fqinjësore , e jo të paraqesin bllokada e pengesa, të cilat do të mund të çojnë drejt konfrontimi e tensioneve , si dhe me mundësi të konflikteve ndërshtetërore, ku do të rrezikohej paqja dhe siguria në rajon dhe më gjerë.

 

Kosova e ka deklaruar, se do të paraqes “versionin e draft statuti” për Asociacionin, i bazuar në modelin e Asociacionit kroat për serbët e Kroacisë. Lajçak shprehet pas takimit me zyrtarët e institucioneve qeveritare në Prishtinë, se çdo model evropian që avancon dhe mbron të drejtat e pakicave kombëtare, është i pranueshëm për BE dhe bashkësinë ndërkombëtare, dhe gjatë bisedimeve do të gjejmë një kompromis në mes të versioneve të dërguara nga palët, dhe të modeleve ekzistuese evropiane. Dhe kur, Lajçak deklaron ,se nëse nuk ka Asociacion për qytetarët kosovarë të etnisë serbe , se do të ketë luftë , ka ngjall reagime të ashpra, të politikë bërësve në Kosovë. Dhe dokumenti i dërguar në Bruksel nga pala serbe në Bruksel sipas politikë bërjes kosovare është i pa pranueshëm dhe më tepër është ngjan në pamflet politik, se sa ndonjë Statut që rregullon Asociacionin e qytetarëve kosovarë me etni serbe. Dhe ky dokument, nuk paraqet dokumentin juridik, që është në përputhje me planin evropian të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe si i tillë është në kundërshtim me integritetin kushtetues e ligjor të Kosovës. Palët duhet të fokusohen në gjetjen e mënyrave të normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetëror e ndër fqinjësore , e jo të paraqesin bllokada e pengesa, të cilat do të mund të çojnë drejt konfrontimi e tensioneve , si dhe me mundësi të konflikteve ndërshtetërore, ku do të rrezikohej paqja dhe siguria në rajon dhe më gjerë. Dhe kush do të përfitonte nga një konflikt i tillë i mundshëm; Rusia ,Kina dhe kush tjetër?. Dhe kur presidenti i Serbisë Vuçiq, shprehet: " se deklaratat e Prishtinës sipas tij, janë kërcënuese, e sipas tij, " zyrtarët e Prishtinës theksojnë, se territori dhe integriteti kushtetues i Kosovës do të mbrohet ne rast nevoje" , për të vazhduar më tej (Vuçiq), se kufijtë e Serbisë dihen ,dhe ne nuk do të lejojmë, që populli serb atje të nën këmbët". Dhe këto deklarata, të krerëve të shtetit serb, a i kontribuojnë ,paqes , sigurisë dhe mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve të dy kombeve dhe vendeve respektive, apo janë kërcënim ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së shtetit të Kosovës ,me rrezik destabilizimi të rajonit dhe më gjerë?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".