Modelit kroat i Asociacionit edhe për serbët e Kosovës, jo sipas marrëveshjes së nënshkruar nga Hashim Thaçi në vitin 2013 dhe Isa Mustafa 2015 që krijon bazën e ndarjes duke ndërtuar shtet mbi shtet

 Modelit kroat i Asociacionit edhe për serbët e Kosovës, jo sipas marrëveshjes së nënshkruar nga Hashim Thaçi në vitin 2013 dhe Isa Mustafa 2015 që krijon bazën e ndarjes duke  ndërtuar shtet mbi shtet

Hajrullah Tërnava

  • 14 May 2023 - 08:54

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Edhe Asociacioni i komunave serbe nëse vendoset të krijohet si kusht që po e kërkon Serbia, ai Asociacion nuk duhet të jetë i ngjashëm me atë të „Republikës Serbe“ në Bosnje dhe Hercegovinë, që të na shkaktoj probleme evidente sikur po i krijohen Bosnjës. Nëse vendoset të krijohet Asociacioni i komunave serbe, mirë do të ishte te krijohet një Asociacion si i Kroacisë që nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, e jo si ai Asociacioni i nënshkruar nga Hashim Thaçi 2013 dhe i Isa Mustafës në vitin 2015, qe Kushtetuta e Kosovës i hidhi si kundër kushtetues me 23 shkelje.

-Bisedimet për një zgjedhje finale mes Serbisë dhe Kosovës si po duket ju ka ardhur fundi, por në përgjithësi në këtë situatë është faktori ndërkombëtar që e ndërmjetëson çështjen, e duke e ditur të kaluarën e Serbisë dhe luftërat që i ka zhvilluar në tërësi, ndaj sajë duhet të jenë më të ashpër dhe të vendosur që ta kushtëzojnë për një pajtim të përhershëm, sepse ajo ishte shkaktarja e të gjitha luftërave që i ka zhvilluar me të gjitha ato shtete që dikur ishin në një përbërje të shtetit të Jugosllavisë. Duke e ditur që Serbia ishte shkaktare e të gjitha luftërave në ish Jugosllavi, faktori ndërkombëtar duhet t’ia kushtëzoj Serbisë rrugën e sajë evropiane si kusht për me u përafrua me shtetet e BE-së, dhe nëse nuk e rrinë këtë qëllim, Serbia duhet të izolohet si shtet nga e gjithë Evropa, dhe tjerat shtete të Ballkanit që nuk janë ende anëtare të BE-së, por ato shtete di ti bashkëngjiten shpejtë BE-së si një familje e përbashkët, dhe Serbia si shtet i vetëm i izoluar, kur ta kupton këtë, edhe ajo do të detyrohet të pranoj që të jetë e dëgjueshme e Evropës, dhe do ti pranoj të gjitha kushtet që i imponohen asaj. Nisur nga kjo agjendë strategjike dhe politike, edhe takimi i së hënës

në nivel kryenegociatorësh, mes Kosovës dhe Serbisë për ecurinë e zbatimit të marrëveshjes, do të jetë vendimtar për të vazhduar përpara me dakordim nga të dyja palët, por mund të jetë edhe futje në proces të bllokimit dhe dështimit me rrezik serioz për acarim të mëtutjeshëm dhe destabilizim të gjendjes në veri, për shkak të refuzimit të krerëve të listës serbe për rikthim në institucionet, me kushtëzimin e krijimit të asociacionit me procedurë ultimative e të përshpejtuar dhe sipas dokumentit të prezantuar nga ekipi serb për menaxhim. Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar së në kryeqytetin serb Beograd, është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe me kryenegociatorin serb Petar Petkoviq, për ta përgatitur pikërisht agjendën e takimit në nivel kryenegociatorësh për ditën e hënë, të cilin ai e ka cilësuar si mundësi të mirë për t’i adresuar çështjet e dialogut. Një shtytje për vazhdim të zgjidhje pozitive të çështjeve në dialog, është përpjekur ti jep procesit edhe Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar USAID, Samantha Pover, e cila tha se është e qartë se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është një hap thelbësor që duhet të ndërmerret për të siguruar vazhdimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë. “Marrëveshja është aty, ka urgjencë për shembull për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe shpresojmë që tani më në fund dialogu ka një rrugë se si do të duket. Edhe pse palët ende nuk kanë qëndrime të përbashkëta se cili do të jetë modaliteti, kjo është hera e parë që po ndodh ky lloj i angazhimit thelbësor”, tha zonja Pover duke nënvizuar se themelimi i Asociacionit është diçka që zyrtarët në Serbi e konsiderojnë shumë të rëndësishme. “Prandaj është e rëndësishme tani që idetë janë paraqitur, të arrihet kompromisi në mënyrë që të mund të vazhdojë normalizimi i cili do të çojë përfundimisht në njohjen përfundimtare, njohjen e ndërsjellë”, tha ajo. Po ashtu ajo ka thënë se nënshkrimi i deklaratës për personat e zhdukur, është vetëm një hap për të ndriçuar fatin e mbi 1 mijë e 600 personave që mbetën ende të zhdukur. Kurse si anëtare e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të presidentit Joe Biden, ka ardhur në rajon për të folur për, normalizimin, për marrëveshjen e fundit dhe kuadrin për normalizim që është shumë e rëndësishme të zbatohet. Edhe Asociacioni i komunave serbe, nëse vendoset të krijohet, si kusht që po e kërkon Serbia, ai Asociacion nuk duhet të jetë i ngjashëm me atë të „Republikës Serbe“ në Bosnje dhe Hercegovinë, që të na shkaktoj probleme evidente sikur po i krijohen Bosnjës. Nëse vendoset të krijohet Asociacioni i komunave serbe, mirë do të ishte të krijohet një Asociacion si i Kroacisë që nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, e jo si ai Asociacioni i nënshkruar nga Hashim Thaçi 2013 dhe i Isa Mustafës në vitin 2015, qe Kushtetuta e Kosovës i hidhi si kundër kushtetues me 23 shkelje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".