Evropa me paralajmërim ultimatumi Serbisë për ndëshkim me izolim

Evropa me paralajmërim ultimatumi Serbisë për ndëshkim me izolim
Evropa me paralajmërim ultimatumi Serbisë për ndëshkim me izolim

Skender Mulliqi

  • 15 May 2023 - 15:19

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Kur jemi këtu duhet theksuar së BE-ja, duhet të jetë shumë më ashpër në raport më Serbinë së deri më tash, e cila nuk po i kryen detyrimet e zotuara. Me rezolutën në fjalë, ndoshta për herë të parë, nga Parlamenti Evropian kritikohet më ashpër Serbia për veprimet përshkallëzuese të aktorëve të sponsorizuar nga ta, duke përfshirë bllokadat e paligjshme, sulmet e dhunshme dhe kërcënimin për veprime ushtarake në veri, si dhe fushatën e çnjohjes dhe votën kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

 

 

 

Kosova shumë gjatë si i vetmi shtet në Evropë, mbeti i izoluar nga bota demokratike. E kishim gjatë gjendje të status kuos politike për t’u inkuadruar në strukturat e ndryshme të BE-së. Pse nuk arritëm që të bëhemi pjesë e këtyre organizmave, pjesën më të madh të fajit e kishin pushtetet e kaluara korruptive. Që shumë vite nuk kemi njohje të reja, nuk patëm ministra të punëve të jashtme dhe as diplomatë të duhur, të cilët do t’i kishin përshpejtuar proceset. Nuk u lobua te 5 shtetet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. Madje, e kam thënë disa herë këtë vakum politik dhe institucional tonin, e shfrytëzoi Serbia e cila loboi, për të mos pasur njohje të reja, madje me lobimin e saj ndodhën 17 çnjohje, të cilat nuk kanë guxuar të na ndodhin”. Serbia e Vuçiqit, me marrëveshje të firmosura ishte e detyruar që të mos lobon kundër Kosovës, por ja që ky shtet i pa - reformuar nuk po i zbaton as dy marrëveshjet e fundit, atë të Brukselit dhe të Ohrit. Po tregon për të satën herë se nuk i besohet pushtetit kriminal të presidentit, Aleksandër Vuçiq. Me pushtetin e ri kemi disa të arritura në politikat ndërkombëtare, siç është liberalizimi i vizave, dhe shumë afër jemi që të bëhemi pjesë e Këshillit të Evropës, një organizëm ky shumë i rëndësishëm. Pastaj, shumë është ndalur Serbia që t’i përcakton agjendat e dialogut. Ka indikacione pas disa takimeve bilaterale që Greqia dhe Spanja më në fund ta njohin shtetësinë e Kosovës, të cilat shtete pak kohë më parë abstenuan në votim, që është shumë pozitive. Parlamenti Evropian ka miratuar së fundi rezolutë në të cilën ju bëhet ftesë 5 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, ta njohin Kosovën. Ky raport u miratua nga shumica e euro - deputetëve, të cilët edhe përshëndetën liberalizimin e vizave, dhe aplikimin e Kosovës për statusin kandidat në BE. Viola von Cramon raportuese për Kosovën në PE, që është një mike e jona, ka shprehur disa herë keqardhje pse vendi ynë, nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, duke kritikuar Serbinë njëkohësisht, se po lobon për ta mbajtur Kosovën të izoluar. Kur jemi këtu duhet theksuar së BE-ja, duhet të jetë shumë më ashpër në raport më Serbinë së deri më tash, e cila nuk po i kryen detyrimet e zotuara. Me rezolutën në fjalë, ndoshta për herë të parë, nga Parlamenti Evropian kritikohet më ashpër Serbia për veprimet përshkallëzuese të aktorëve të sponsorizuar nga ta, duke përfshirë bllokadat e paligjshme, sulmet e dhunshme dhe kërcënimin për veprime ushtarake në veri, si dhe fushatën e çnjohjes dhe votën kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Po ashtu ajo që duhet përshëndetur është se nga ky institucion ndërkombëtar kërkohet njohje e ndërsjellë që të kemi normalizim të plotë të marrëdhënieve. Të shpresojmë se këto rezoluta do të jenë sinjal i mirë, se do të kemi një qasje më ndryshe, shumë më pozitive të BE, pas shumë kohësh që ju bë presion vetëm Kosovës në bisedime me Serbinë. Këtij pushteti të Vuçiqit duhet bërë me dije se nuk do të ketë ndarje të Kosovës mbi baza etnike, me implementimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Kosova nuk duhet të pranon asnjë lloj të asociacionit që e konteston kushtetutën e vendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".