Rrenat e Serbisë për Kosovën tashmë nuk po “shiten” në tregun evropian

Rrenat e Serbisë për Kosovën tashmë nuk po “shiten” në tregun evropian
Rrenat e Serbisë për Kosovën tashmë nuk po “shiten” në tregun evropian

Skender Mulliqi

  • 18 May 2023 - 07:46

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Këto rrena historikisht u përdorën kundër Kosovës dhe shqiptarëve , por sikur për fat të keq po ju pinë ujë edhe në bisedimet të cilët po vazhdojnë për normalizim të marrëdhënieve. Kryeministri Kurti zaten e bëri më dije Lajçakun së serbët dhe Vuçiq janë ata që nuk po I zbatojnë dy marrëveshjet e fundit, dhe se duhet të respektohet secili nën pa kushte. Vuçiq dy marrëveshjet e fundit po i pranon në mënyrë seleksionuese, aty ku i duhet Serbisë, duke mos pranuar që Kosova të behët pjesë e organizmave të ndryshëm të BE-së dhe as inkuadrimi në OKB.

-Edhe kjo vizita e fundit, nga Lajçak në Kosovë, si edhe ato parapraket, shihen si presion i diplomatëve të BE-së për përshpejtim të dialogut, pikërisht për implementimin e marrëveshje dypalëshe Kosovë-Serbi. Kësaj radhe vizita e Lajçakut ishte më ndryshe, se ai kaloj këmbë urën mbi lumin Ibër në veri të Mitrovicës. Mua më duket së kjo vizitë veriut lidhet më paralajmërimin të organeve tona lokale të këtij qyteti për qarkullim të lirë të mallrave dhe njerëzve, pas bllokadës shumë vjeçare që ju bë nga kriminelet serb, “Rojat e Urës”.Sikur më parë , edhe pas vizitës që i bëri veriut, Lajqak përsëriti së lirimi i urës kërkon pajtim dy palësh, që do të thotë së kërkon zgjidhje politike përmes dialogut, e që nuk duhet të jetë ashtu, kur dihet se Kosova është shtet i pavarur, dhe ka të drejtë të shtrijë sovrananitetin në çdo pjesë të vendit.

Ura mbi lumin Ibër ka qenë temë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku palët kishin rënë dakord që ura të ishte e hapur për qarkullim. Por, në praktikë kjo nuk ndodhi kurrë dhe vetëm njëra anë u hap për këmbësorët. Kjo vizitë mund të lidhet gjithashtu me bojkotimin e zgjedhjeve në katër komunat me shumicë serbe në veri, ku Lista Serbe dhe partitë e tjera të këtij minoriteti i bojkotuan ato. Zgjedhjet megjithatë u mbajtën, dhe nga këto zgjedhje kemi organet e reja të pushtetit lokal. Zgjedhjet u konsideruan nga BE-ja si legjitime, por thanë së këto organe duhet të janë afat shkurtra , për të ju mundësuar serbëve kthimin në institucione. Janë këta dy shembuj dhe shumë të tjerë që flasin për trysninë e madhe që po përballët Kosova për tu jetësuar asociacioni i komunave më shumicë serbe, më kompetenca ekzekutive të nënshkruara me marrëveshjet e Brukselit, e që delegacioni jonë në bisedime nuk duhet të pranon. Se serbet janë manipulator dhe shërbehen gjithmonë më rrena fletë e dhëna se pas takimit të zhvilluar më Lajqak, nën kryetari i Listës Serbe Igor Simiq, tha së serbët po i nënshtrohen represionit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Këto rrena historikisht u përdoren kundër Kosovës dhe shqiptarëve , por sikur për fat të keq po ju pinë ujë edhe në bisedimet të cilat po vazhdojnë për normalizim të marrëdhënieve. Kryeministri Kurti zaten e bëri me dije Lajçakun se serbët dhe Vuçiq janë ata që nuk po i zbatojnë dy marrëveshjet e fundit, dhe se duhet të respektohet secili nen pa kushte. Vuçiq po i pranon dy marrëveshjet e fundit në mënyre seleksionuese, aty ku i duhet Serbisë, duke mos pranuar që Kosova të bëhet pjesë e organizmave të ndryshëm të BE-së dhe as inkuadrimi në OKB.

Se deri kur do të tolerohen nga BE-ja dhe Amerika këto politika të dyfishta të Serbisë mbetet të tregon koha. Mendoj së edhe kjo vizitë për të dhënë përgjigje në pyetjen se si do të rezulton kjo vizitë e fundit e Lajçakut, do të varet se sa BE-ja, është konsistente në qëndrimet e saja, e që deri më tash nuk ishte. Ky organizëm evropian duhet ndryshuar qëndrim , duke i bërë presion Serbisë së Vuçiqit, i cili nuk po e pranon në plotëni planin franko gjerman. Duhet të pranohet plani pa kushte, atëherë të kalohet në implementimin e Asociacionit konform kushtetutës së Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".