Qelitë e burgut po përgatiten për Shpend Ahmetin dhe bandën e tij mafioze

Qelitë e burgut po përgatiten për Shpend Ahmetin dhe bandën e tij mafioze
Qelitë e burgut po përgatiten për Shpend Ahmetin dhe bandën e tij mafioze

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 18 May 2023 - 16:17

Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj-Zhuriani

Nuk ka për të mbetur asgjë pa u zbardhur, për këtë të jeni të sigurt. Po jo vetëm kjo, por edhe me kë i kanë pasur lidhjet kriminale të nëntokës, me oligarkët serb, mjerisht shqipfolës, me politikan hajdut të majave të shtetit që janë pasuruar me hajni bashkërisht kundër shtetit, sepse nuk janë pak për një Kosovë të varfër kur një bande kriminale bënë pazare dhe i fusin në xhepat e tyre mbi 100 milionë euro, kur vlonte papunësia dhe varfëria në Kosovë që i preku mish e asht, dhe kjo bandë më kriminale në Kosovë, që vepronte në Prishtinë, shkonin me vetura luksoze, me avion privat për të parë ndeshje futbolli në Itali, me jahte luksoze më të mirë se të Abramoviqit, duke bërë dyzen ahengu me litër vere që kushton mbi 1200euro, dhe populli mblidhte kafshatën e gojës nëpër kosha të plehrave.

 

Tashmë po e tregon koha se është dëshmitari më i mirë kur shkruanim për bandën mafioze të Shpend Ahmetit, që më vonë u be i njohur edhe si Shpend jahti, që u kap me pelë për dore me mafio oligarkët serbian që quhej Devolli në ujërat e Crna Gores, se ky ishte një matrapaz i përmasave të mëdha i lidhur me kriminel të kanaleve të nëntokës kriminale. Kur shkruanim ne pandërprerë për këtë kapo mafioz dhe disa këlysh që i kishte rrotull dhe disa këlysh të tjerë që lehnin kinse për suksese nuk e besonin se do vije dita dhe do të zbardhen të gjitha, hajnit,dallaveret dhe përfitimet personale, por kundër taksapaguesve dhe kundër buxhetit të shtetit dolën dhe do të zbardhen se s´bën. Do të dalin pazaret e hajnisë dhe atyre Ndërmarrjeve publike dhe mafioze të Shpend jahtit ose Shpend Ahmetit që e bëri hallakamë e sallamadi Prishtinën për interesa personale. Edhe pse thuhet një fjalë e popullit:"Ku ka tym, ka edhe flakë", këtë e dinë mirë Shpend dallaverja dhe këlyshit e tij që dikur ishin rrotull, se ju kanë hyrë edhet në trup dhe nuk do të jetë koha e largët se do të del ajo që kemi thënë më herët se këta i pret burgu. Mirëpo, lehjet e atyre që mundohen t´i japin ngjyrë politike është tepër e kot, sepse hetimet nuk bëhen sot për nesër, por hetimet kanë filluar më herët se kaherë dyshohej kjo bande hajnash, që edhe kur jepnin leje ndërtimesh dhe shumë të zeza që shkonin në dëm të popullit, në dëm të buxhetit të shtetit, por për interesa të tyre mafioze. Kjo bandë mafio-oligarkësh janë tepër të vetëdijshëm ndaj e përdorin taktikën e mbrojtjes në sulm, nuk do të pijnë ujë fare sepse për këtë janë në dijeni edhe qytetari më i thjeshtë, e mos të flasim për hetuesinë. Nuk janë bastisur për inate dhe kot, por në fund do të dalin edhe informatorët që janë tradhtuar nga kjo bandë mafioze kriminale e nëntokës që nuk janë pajtuar me ndarjen e pazarit, të parave me thasë. Nuk ka për të mbetur asgjë pa u zbardhur, për këtë të jeni të sigurt. Po jo vetëm kjo, por edhe me kë i kanë pasur lidhjet kriminale të nëntokës, me oligarkët serb, mjerisht shqipfolës, me politikan hajdut të majave të shtetit që janë pasuruar me hajni bashkërisht kundër shtetit, sepse nuk janë pak për një Kosovë të varfër kur një bande kriminale bënë pazare dhe i fusin në xhepat e tyre mbi 100 milionë euro, kur vlonte papunësia dhe varfëria në Kosovë që i preku mish e asht, dhe kjo bandë më kriminale në Kosovë, që vepronte në Prishtinë, shkonin me vetura luksoze, me avion privat për të parë ndeshje futbolli në Itali, me jahte luksoze më të mirë se të Abramoviqit, duke bërë dyzen ahengu me litër vere që kushton mbi 1200euro, dhe populli mblidhte kafshatën e gojës nëpër kosha të plehrave. Kështu vepronte kjo bandë kriminale e nëntokës e lidhur me oligarkët serb. Në Prishtinë e përreth jepnin leje ndërtimi sallamadi, boxhenak e boxhenakesha dhe pastaj bënin rrespillëk nëpër PUB-e për punë ushkuri dhe kjo bandë kriminale mendonte se nuk do të zbulohen dhe se toka lëvizë vetëm rreth këmbëve të tyre. Shpresojmë se nuk do të ndalet Prokuroria dhe do të shkon deri në fund për të zbardhur krimet e papara që janë bërë kundër shtetit, se në fund të fundit, prokuroria duhet t´i mbroj interesat shtetërore dhe duhet goditur ashpër këto banda kriminale që vepruan në PRISHTINË dhe më gjerë. Përpos që i pret burgu këta mafioz të stilit të Al Capones duhet të ju konfiskohet edhe pasuria e vjedhur e pa djersë, ka të ngjarë se kjo bandë që shkatërroi shtetin dhe buxhetin e PRISHTINËS, ndoshta do të dalin edhe shumë banesa ryshfet e hajni tjera. Shpresojmë se do të zbardhen dhe do i gjejmë në pranga mafiozët e kanaleve të nëntokës kriminale, po jo vetëm këta por hallkat e zinxhirit shkojnë edhe më larg. Një gjë jeni të sigurt se këta nuk bëjnë gjumë rehat sepse ju kanë ra në gjurmët e hajnisë dhe përpos kësaj do e marrin edhe damkën në ballë si hajna që e kanë vjedhur fukaranë dhe shtetin. Pos ligjit që do ti ndëshkoj, mallkuar qofshin në këtë botë dhe në botën tjetër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".