Në emër të UÇK-së akoma po e vjedhin shtetin, kjo është e pa durueshme dhe pa tolerueshme

Në emër të UÇK-së akoma po e vjedhin shtetin, kjo është e pa durueshme dhe pa tolerueshme
Në emër të UÇK-së akoma po e vjedhin shtetin, kjo është e pa durueshme dhe pa tolerueshme

Dardan Grapci

  • 21 May 2023 - 08:16

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Kështu së fundi ka dështuar të këtë të martë të gjykimi për korrupsion lidhur me një tender për rregullimin e memorialëve të figurave emblematike të luftës dhe përpjekjeve për liri dhe pavarësi, për shtetin e Kosovës. Paramendojeni se si edhe me fytyrat e dëshmorëve bëjnë biznes politikanët! A kanë more këta ndjenja?! Deri kur duhet të vazhdohet ky manipulim nga politikanët tanë të ashtu quajtur ish luftëtarë kur në emër të UCK-së e vjedhin shtetin e Kosovës që nga viti 2000?! Gjyqësori i Kosovës, i dështuar dhe i ndikuar nga nëntoka e krimit të organizuar, ka instaluar një praktikë të përkryer të amnistimit dhe mos ndëshkimit të krimit.

 

 

Kjo realizohet me sjelljet skajshmërisht të pa përgjegjshme të trajtimit, gjykimit meritor të rasteve të korrupsionit, në institucionet tona të drejtësisë, sidomos në rastet kur në pozitën e të akuzuarit nxirren figura të lidhura me politikën dhe pushtetin, të cilët kanë rënë ndesh me ligjin dhe kanë dëmtuar shtetin duke qenë në njohuri edhe shefat e tyre në institucionet ku kanë shërbyer. Kjo praktikë është duke ndodhur për faktin se akoma nuk kemi të aprovuar një masë ligjore më të ashpërsuar për rastet kur proceset gjyqësore për aferat korruptive qëllimisht inskenohen që nga fillimi, që të zvarriten të konsumohen në kohë deri në parashkrim të rasteve dhe të përfundojnë pa aktgjykim. Rastet po inskenohen qëllimisht duke munguar prokurorët, duke u ndërruar gjyqtarët, pastaj mungon avokati, mungon i akuzuari e ndonjë rast tjetër edhe dëshmitarët. Model i kurdisjes së rasteve të tilla të fillimit të gjykimit me skenar paraprak të dizajnuar të dëshmimit, janë ato raste korruptive që ndërlidhen me figura të nivelit të lartë të pushtetit. Kështu së fundi ka dështuar të këtë të martë të gjykimi për korrupsion lidhur me një tender për rregullimin e memorialëve të figurave emblematike të luftës dhe përpjekjeve për liri dhe pavarësi, për shtetin e Kosovës. Paramendojeni se si edhe me fytyrat e dëshmorëve bëjnë biznes politikanët! A kanë more këta ndjenja?! Deri kur duhet të vazhdohet ky manipulim nga politikanët tanë të ashtu quajtur ish luftëtarë kur në emër të UCK-së e vjedhin shtetin e Kosovës që nga viti 2000? Ajo se çka më së shumti po më befason janë gjykatat. Deri kur gjyqtarët do të korruptohen dhe manipulohen nga politikanët?. Pse njëherë nuk e përfundojnë një detyrë si duhet por gjithmonë i mbrojnë kriminelët vetëm që llogaria e tyre bankare të rritet?!. Këto shtyrje të seancave gjyqësore nuk guxojnë të ndodhin, prandaj duhet të shtrohet pyetja pse KGJK-ja po heshtë? Duhet të reagon për vonesat dhe zvarritjet edhe Qeveria. Ku është Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu?, apo edhe asaj po i konvenon që drejtësia të udhëhiqet nga politikanët dhe kriminelët?! Unë mendoj që kjo seancë duhet urgjentisht të përshpejtohet, rikthehen në sallë të dyshuarit dhe të akuzuarit para datës së caktuar, e jo të lejohet ikja e avokatëve dhe gjyqtarëve nga salla, sepse sa më shumë që behën këto veprimtari kriminale aq më shumë do të kemi probleme me ligjin në të ardhmen, prandaj si po kërkojnë që të futen në instancat e larta të KE-s dhe NATO-s, kur Kosova ende po lulëzon nga mafia dhe krimopolitikanët?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online