BE dhe SHBA janë garantues të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë

BE dhe SHBA janë garantues të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë
BE dhe SHBA janë garantues të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë

Muhamet Kelmendi

  • 24 May 2023 - 07:50

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

BE dhe SHBA kërkohet të jenë të qarta dhe të veprojnë me mjete politike e ekonomike ndaj shtetit serb. Këtu kërkohet të ndalen qëndrimet e z. Lajçak e z. Borel nga BE-ja kundër Kosovës në llogari të shtetit serb. Ndërsa, z. Gabriell Escobar kërkohet të mos bëjë barazimin e Kosovës me Serbinë dhe mos të ushtrojnë presionin dhe përgjegjësinë vetëm ndaj Kosovës. Lënia anash ose barazimi i përgjegjësisë të shtetit serb me Kosovën ka bërë të mundur edhe punën e shtetit serb kundër Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe kundruall shteteve.

Nga marrëveshja Kosovë - Serbi dalin disa detyrime që domosdo duhet të respektohen nga ana e kontraktueseve. Në këtë anë shkon edhe qëndrimi i SHBA-ve,- "se palët detyrohen të respektojnë obligimet".

Natyrisht se këtu detyra kryesore e respektimit të qëndrimeve qëndron të BE- dhe te SHBA-të. Nga këto dy mekanizma varet realizimi i detyrimeve të marra. Këtu kemi rrëshqitje të BE-dhe të administratës së SHBA-ve. Senatori i SHBA-e, z. Menderez,në takim në komisionin e Senatit të SHBA-ve për politikë të jashtme, kritikoi politikën e Uashingtonit zyrtar ndaj Kosovës. Ai tha: "(...)nuk duhet të bëhet presion vetëm ndaj Kosovës, sikundër po veprohet, por kryesisht ndaj shtetit serb (...)". Presioni i ashpër ndaj Kosovës për Asociacion,duke bërë ballansim me shtetin serb, si përgjegjës për tërë çështjen, ka inkurajuar Beogradin kundër çdo qëndrimi konstruktiv në raport me Kosovën.

BE dhe SHBA kërkohet të jenë të qarta dhe të veprojnë me mjete politike e ekonomike ndaj shtetit serb. Këtu kërkohet të ndalen qëndrimet e z. Lajcak e z. Borel nga BE-ja kundër Kosovës në llogari të shtetit serb. Ndërsa, z. Gabriell Escobar kërkohet të mos bëjë barazimin e Kosovës me Serbinë dhe mos të ushtrojnë presionin dhe përgjegjësinë vetëm ndaj Kosovës. Lënia anash ose barazimi i përgjegjësisë të shtetit serb me Kosovën ka bërë të mundur edhe punën e shtetit serb kundër Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe kundruall shteteve. Ky veprim ndalet vetëm nga BE dhe nga SHBA.

Kosova nuk ka mjete dhe nuk disponon me mekanizma që mundë të ndikoj më shumë në raport me jashtë. Kjo ju takon garantueseve të marrëveshjes Kosovë - Serbi, përkatësisht SHBA-ve dhe BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".