Lexoni edhe:
Një Gjykatë Speciale për Serbinë, për realizimin e drejtësisë kundër krimit dhe gjenocidit serbomadh mbi shqiptarët
Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami
Presidenti serb Vuqiç,është në krizën e vetë mendore , aq më tepër kur në Serbi kanë filluar përpjekjet për ndryshimi shoqëror, e sidomos rreth përkrahjes së tij dhe politikës së brendshme dhe asaj të jashtme për çështjet e zhvillimeve fqinjësore e rajonale , dhe të pozicionimit të politikës shtetërore serbe ndaj agresionit rus në Ukrainë, kur kërkohet, harmonizimin e qëndrimeve të politikes së jashtme serbe (QPJS) me pozicionet e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian për çështjet e zhvillimeve globale, e sidomos luftës në Ukrainë.
- Tani më dihet se vendi i cili ka statusin e negocimit për anëtarësim në BE do të duhej ti respektoj parimet, qëndrimet, traktatet, rregulloret e direktivat e BE-së dhe korpusin ligjor të BE-së, ku do të duhej të bëhen pjesë integrale e sistemit ligjor të shtetit negociues për anëtarësim në BE. Politikat shtetërore të Serbisë po thirren në sovranitetin kombëtar, ndërsa negocion për anëtarësim në BE, të cilat politika bien ndesh njëra me tjetrën. Shtetet anëtare të BE-së, i kanë të deleguara shumë kompetenca të tyre kombëtare, me anëtarësimin e tyre në kuadër të institucioneve të BE ,dhe shtete anëtare, ndjekin frymën konstruktive e paqësore të perspektivës evropiane, paqedashëse, unike ,funksionale , të bashkuar në dallime por në vlera të përbashkëta, dhe funksionim të përbashkët për ardhmëri të përbashkët evropiane. Por Serbia këtë e bënë krejt ndryshe.
Sulmon mirëqenien dhe vlerat kombëtare të shtetit të Kosovës ,manipulon dhe nxitë minoritetin serb kosovarë të rebelohet dhe ti braktisë institucionet qeveritare dhe demokratike të Kosovës. Serbia shantazhon ,bashkësinë ndërkombëtare, duke kërcënuar, me hapjen e konflikteve dhe destabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor , si në Kosovë përmes ndarjes " së veriut të Kosovës përmes ndërhyrjes ushtarake serbe, në emër të mbrojtjes së popullatës serbe, taktikë të cilën Serbia e ka përdor edhe gjatë luftërave të fundit ballkanike . Serbia bënë presion edhe te bashkësia ndërkombëtare, me shkatërrimin e shtetit të Bosnjës , përmes ndarjes së Republikës serbe dhe bashkimin e saj me shtetin ortodoks mesjetar serb.
Kërcënon, Malin e Zi duke i nxitë serbët malazez dhe kishën serbe për rebelim ndaj funksionimit të shtetit malazez ,anëtare e NATO-s , dhe vend i cili po negocion me BE për anëtarësim, dhe Serbia me lidershipin e saj politik, haptazi deklarohet kundër interesave të bashkësisë ndërkombëtare, dhe për interesat agresive të Rusisë, të destabilizimit të rajonit dhe më gjerë. Dhe pse, edhe më tej tolerohej Serbia e vogël, e Ballkanit me më pak se pesë milion banor, dhe kryesisht të moshuar mbi 50 vjeçar,me një natalitet nën zero,ndërsa në konceptin e saj politik e mendor dhe të kauzës kombëtare ndjek politika destruktive dhe shkatërrimtare ndaj të gjithëve të cilët nuk mendojnë dhe frymëzojnë si politika nacionaliste e hegjemoniste serbe sipas konceptit nacionalist të botës serbe e hartuar nga elita politike dhe intelektuale serbe.
Dhe pse i gjithë ky tolerim, nga e gjithë kjo e keqe dhe destruktivitet serb, nga fuqitë e bashkësisë ndërkombëtare? Dhe, pavarësisht kësaj, lidershipi politik i Kosovës dhe elita intelektuale e saj, duhet ti ndjek politikat e saja kombëtare- shtetërore ,të sjelljes së mirë ,të qëndrimit të harmonizuar me bashkësinë ndërkombëtare , në çështjet e interesave të përbashkëta të paqes, sigurisë, prosperitetit dhe ardhmërisë së përbashkët evropiane. E keqja , nuk duhet të kundërpërgjigjet me të keqen ,por e keqja luftohet përmes bërjes së të mirës ,madje kjo është vlerë dhe kulturë e vetë kombit shqiptar dhe shtetit të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".