Kurthi i imponuar për zgjedhjet lokale në Veri, i ngritur nga “mençuria” e Serbisë që tash po rrezikon prodhimin e një situate fatale

Kurthi i imponuar për zgjedhjet lokale në Veri, i ngritur nga “mençuria” e Serbisë që tash po rrezikon prodhimin e një situate fatale
Kurthi i imponuar për zgjedhjet lokale në Veri, i ngritur nga “mençuria” e Serbisë që tash po rrezikon prodhimin e një situate fatale

Agim Bajrami

  • 29 May 2023 - 10:56

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

 Dikur propozoja , të shtyhen, zgjedhjet lokale në veri të Kosovës dhe pse?! Ngase , me shtyrjen e zgjedhjeve lokale i jepej hapësirë gjetjes së një 'marrëveshje politike' , në kuadër të sistemit kushtetues të Kosovës,dhe duke besuar fortë ,se mbajtja e zgjedhjeve lokale në veri të vendit me bojkotin e minoritetit vendës serb i dirigjuar e i detyruar nga politika serbe, do të shkaktoj edhe më tej tensione që më shumë do ti shkoj për interes skenarit serb dhe rus, në rast të eskalimit të dhunës dhe përleshjeve të forcave policore më grupet para politike, e para militare, duke e detyruar popullatën civile serbe , që të jetë në radhën e parë,e që do të fajësohen shqiptarët se po ushtrojnë dhunë shtetërore ndaj serbëve kosovare. Vlerësimi, se zgjedhjet komunale që do të mbaheshin tani të mbajtura ,ishin në suazat e legjislacionit kosovar, por mungonte dhe mungon, legjitimiteti i shumicës së banorëve në ato komuna. Dhe mbajtja e zgjedhjeve,dalja në zgjedhje e një numri të vogël të qytetarëve kryesisht nga radhët jo serbe e që nuk janë shumicë atje,dhe kryetarët arritën të dalin nga këto zgjedhje nga radhët e votuesve shqiptarë pakicë në ato komuna.

Ngjalli reagimin e  serbëve lokal shumicë të atyre komunave, duke mos lejuar hyrjen e të zgjedhurit në objektet komunale, që në anën formale juridike, do të duhej të ndodh, pa dhunë dhe pa përplasje,por në aspektin e funksionimit të Kosovës si shoqëri demokratike dhe multietnike, dhe në interesin e përgjithshëm, bartësit e funksioneve të pushtetit komunal,  do të duhej të jenë qytetarët që janë shumicë në ato komuna dhe ku përbëjnë shumicën , këtë e kërkon edhe kushtetuta dhe legjislacioni tjetër përcjellës i Kosovës. Dhe logjika e analizës, e bazuar në faktet ligjore dhe interesin e përgjithshëm, dhe faktin e obligimet për angazhimin e Kosovës për paqe,barazi  dhe prosperitet në vend e rajon ,dhe nga fakti  se lufta në Ukrainë ka prishur ekiulibrin e forcave ndërkombëtare ku edhe do të mund të bartej me përplasje në Kosovë,e që do të mund ti sjellë lehtësi Rusisë por edhe regjimit të Vuçiqit për arritjen e hegjemonisë së tyre ndaj zhvillimeve të përgjithshme , atëherë, nga politikë bërësit kosovar që pa analiza të mirëfillta politike e të sigurisë dhe të interesit të Kosovës nën rrethanat e zhvillimeve aktuale ,ndërmerren hapat e sipër cekur,ku situata kaloj në gjendjen e sotme,me mundësi serioze të përshkallëzimi të mëtejmë e që në vetë vete bartë rreziqe të vazhdueshme për vetë shtetësinë e Kosovës.

  Madje edhe atëherë, kur e marrëveshja e Brukselit dhe marrëveshja implementuese në Ohër fajësohej Serbia, se nuk  paraqet gatishmëri për zbatimin e tyre,tani fajësohet Kosova për eskalim të dhunës. Dhe a është kjo mençuri dhe largpamësi e politikë bërjes kosovare. Dhe nga kjo rrjedhojë e situatës së tensionuar në veri të vendit ,bashkësia ndërkombëtare e fajësoj qeverinë e Kosovës si provokuese e sigurisë dhe paqes në vend,rajon e më gjerë,dhe për jo bashkëpunuese më partnerët ndërkombëtar. Nga kjo situatë përfitoj ,regjimi i Vuqiçit,i cili  përpiqet, që problemet e brendshme politike në Beograd, ti kanalizoj në veri të Kosovës, siç thotë ai," rrezikimi i popullatës serbe atje nga forca policore të Kosovës".  Dhe cili opsion politik do të ishte më i favorshëm për Kosovën,shtyrja e zgjedhjeve në komunat veriore ,dhe angazhimi në bisedime e koordinim me partnerët ndërkombëtar ,apo përpjekja për uljen në zyre të kryetarëve të dalë nga këto zgjedhje, përmes masave policore,dhe ngritja e gatishmërisë në kufi të Kosovës të ushtrisë serbe , siç thonë ata ,për çfarëdo skenari në të ardhmen. Dhe a po përgatitet skenari i ndarjes së Kosovës, përmes forcës së Serbisë, dhe pranimi në heshtje nga forcat e NATO-s dhe bashkësisë ndërkombëtare, duke i fajësuar politikë bërësit kosovar, për naivitetin e tyre në bërjen e politikës. Dhe a ka vlerësuar politika kosovare me kohë, rreziqet që po shfaqën rreth Kosovës,kur edhe faji i është hedhur palës kosovare...Dhe çka tash pas të hënes???

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".