
Lexoni edhe:
KFOR-i me automjete ushtarake niset drejt Veriut
Shkruan: ANALISTI- Arsim Aziri
Partitë opozitare brenda fuqisë që posedojnë, ish dashur të mbështesin kauza sociale ani pse ato bartën apo mund të konsiderohet si merita të saj. Mbi të gjitha primare ish dashtë të shihet nevoja qytetare, jo edhe inati politik, jo edhe domosdoshmërish sabotazhet e qëllimta, mbase përveç që vihet në shprehje edhe cilësia e demokracisë, vihet ne diskutim edhe pretendimi i tyre për shtet zhvillimor e ekonomik.
KFOR-i me automjete ushtarake niset drejt VeriutLexoni edhe:
Partitë politike opozitare sërish po vazhdojnë të provokojë dhe të mos votojnë ligjet apo propozimet që janë në interes të qytetarëve, pa dallime politike, por bllokimi I tyre po ndodhë me sjellje inatçore e cinike Pavarësisht pse Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të kontrolloj të gjithë deputetët që hyjnë në seancën e Kuvendit, në mënyrë që të mos bllokohet puna e Kuvendit, partitë opozitare në anën tjetër kanë përgatitur një plan të detajizuar dhe siç deklarojnë ata “kreativ” për ta bllokuar dhe pamundësuar punën e legjislativit. Pikërisht për shkak të kësaj loje, shumë propozime e vendime me peshë zhvillimore për shtetin po mbetet të bllokuara dhe pa miratuara. Kjo njëherit tregon edhe për logjikën e tyre, të cilët për shkaqe krejtësisht xhelozie, nuk mbështeten e votohen ligje që kanë për bazë mirëqenien e qytetarëve. Kjo logjikë e bllokimit të atyre proceseve, konstaton besnikërisht emocionalitetin e tepruar politik, po ashtu edhe tendencën për të paraqitur gjithnjë e më shumë vullnetin destruktiv për mospunën eventuale të kësaj qeverie. Si qytetar konsideroj se mjafton për t'u hidhur në retrospektivë, në mënyrë për t'ua njohur mirë edhe gatishmërinë e tyre politike, e cila përveç që ka qenë e dobët ajo ka qenë edhe kleptokratike, prandaj si shoqëri e vend jemi brenda këtyre rrethanave. Partitë opozitare brenda fuqisë që posedojnë, ish dashur të mbështesin kauza sociale ani pse ato bartën apo mund të konsiderohet si merita të saj. Mbi të gjitha primare ish dashtë të shihet nevoja qytetare, jo edhe inati politik, jo edhe domosdoshmërish sabotazhet e qëllimta, mbase përveç që vihet në shprehje edhe cilësia e demokracisë, vihet ne diskutim edhe pretendimi i tyre për shtet zhvillimor e ekonomik.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".