Reagim ndaj pseudoperëndimorëve dhe pseudoshqiptarëve pushtetarë të deridjeshëm!

Reagim ndaj pseudoperëndimorëve dhe pseudoshqiptarëve pushtetarë të deridjeshëm!
Reagim ndaj pseudoperëndimorëve dhe pseudoshqiptarëve pushtetarë të deridjeshëm!

Halim Hyseni

  • 29 May 2023 - 17:03

Shkruan: Halim Hyseni

Reagim ndaj pseudoperëndimorëve dhe pseudoshqiptarëve pushtetarë të deridjeshëm! Heshtni Ju, që e keni sjellë këtë gjendje në Kosovë! E lexova postimin e Lufti Hazirit. Mjerim! Fajëson Albin Kurtin, i cili bashkë me Vjosa Osmanin po bëjnë çdo gjë që këtij populli t’ia kthejnë dinjitetin e nëprkëmbur qe dy dekada. Lista terroriste serbe dhe krimineli Aleksandër Vuçiq, po loz me ShBA-at dhe BE-ën, të cilit haptas janë në mbështetje të pan sllavizmit, dhe nazifashizmit serb dhe rus. As ShBA-ja e as BE-ja, nuk ia tërheqin vërejtejen më të vogël Serbisë, e cila është shkaktarja e vetme e shtimit të tensioneve në Kosovë. Perëndimi nuk shqetësohet për pjesëmarrjen e kriminelëve serbë në Rusi, ku kanë shkuar të marrin instruksione nga Putini dhe të bëjnë betimin se janë me te, kundër NATO-s. BE-,ës dhe të SHBA-ve. Daçiqi, Gashiqi, Vullini dhe Dodiku, tani janë të lumtur sepse kundër shqipatarëve të Kosovës, popullit më pro amerikan dhe pro evropian në botë, në mënyrë unanime janë Deparatamenti i Shteteve të Bashkuara ( e besoj se jo populli amerikan), Viola von Kramon, Stotembergu dhe burokracia e mykur e Bashkimit Evropian, edhe pse e dinë se veprimi i Qeverisë së Kosovës është në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Vendimin e Gyjkatës Ndërkombëtare për Drjetësi të viti 2010, si dhe me Kushtetën Kosovës.

Listës kriminale Serbe e cila është levë e kriminelit të Luftës Aleksandar Vuçiq, që duhet të ishte me Mladiqin në burg i ka ardhur përkrahja ndërkombëtare e fuqishme andaj haptas thonë se Albin Kurti donë ta pushtojë territorin i cili me të gjitha aktet ndërkombëtare dhe vendore katër komunat e veriut të Kosovës janë pjesë integrale dhe e pandarë e Kosovës. Jam më se i bindur se populli shqiptar i Kosovës, nuk do të pranojë në asnjë kusht të futet nën thundrën e gjenocidit serb, sepse e ka përvojën 233 vjeçare të dhimbjeve nga kalvarit serb. Mos mendoni se ju përfaqësues të të gjoja vlerave perëndimore se shqiptarët janë të para një shekulli, kur për intersesa interesa gjostrategjike dhe gjeoplitike keni lozor me ta dhe i keni viktimizuar. Ndërsa më në fund u them haptas aleatëve të Isa Mustafës të heshtni se populli e di fare mirë kush janë dhe kush kanë qenë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".