As Kurti nuk është kundër të gjithëve, as të gjithë nuk janë kundër Kurtit..

As Kurti nuk është kundër të gjithëve, as të gjithë nuk janë kundër Kurtit..
As Kurti nuk është kundër të gjithëve, as të gjithë nuk janë kundër Kurtit..

Ramiz Lushaj

  • 30 May 2023 - 14:29

Shkruan: Ramiz Lushaj

Po më duket shqetësues fakti se në shumë media, në disa komente e opinione të politikanëve, diplomatëve, analistëve, po deklarohen: -“Të gjithë janë kundër Kurtit”- Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Në fakt duhet deklaruar ndryshe: jemi pro apo kundër Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila qysh në Nenin e Parë të saj sanksionon: “Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”.

Realisht e konkretisht Kurti– Kryeministër i Republikës së Kosovës, është me/për Kushtetutën e Republikës së Kosovës të 15 qershorit 2008 për të cilën ishin e mbeten në dakordësi edhe faktori ndërkombëtar, Shtetet e KUINT-it, NATO, BE, etj.

Kryeministri Kurti edhe me aktet e hapat në Veri të Kosovës, edhe të ditëve të fundit, është për Kosovën “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”, sepse po lufton për secilën nga këta elementë/faktorë kushtetues të Nenit të parë të Kushtetutës, sepse njërit prej këtyre faktorëve/elementëve t’i heqim atëherë bie Shtetësia e Kosovës, bie Kosova…!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".