Shfrenimi i fashizmit serb!...

Shfrenimi i fashizmit serb!...
Shfrenimi i fashizmit serb!...

Ismail Muçiqi

  • 30 May 2023 - 14:30

Shkruan: Gazetari: Ismail Muqiqi

Ngjarjet e djeshme në Mitrovicën e Veriut dëshmuan edhe njëherë se politika e shfrenimit të fashizmit serbë ka marrë përmasa shqetësuese të cilat paraqesin rrezik permanent për sovranitetin e Shtetit të Kosovës dhe për stabilitetin e përgjithshëm. Mitingu i organizuar në Beograd nga Vuqiqi, nga shtabi i tij nga Kisha Ortodokse dhe nga rrymat ekstreme nacionaliste dëshmoj se stabiliteti politikë brenda serbisë po luhatet gjithnjë e më shumë duke dalur në skenë iniciativa të reja kundër  politikës së Vuqiqit. Tragjedia që i ndodhi serbisë ku u vranë 17 nxënës dhe njerëz të pafajshëm si duket po i zgjon nga koma shtresat intelektuale, demokratike kundër politikës së urrejtjes, dhunës me një fjalë kundër propagandës të nacionalizmit serbë i cili ende nuk është ngopur me pasojat e luftërave në ish Jugosllavi. Aleksander Vuqiqi përmes politikës së tij kalkulante për të mbetur në pushtet organizoj tubim popullor në Beograd përmes të cilit kërkojë përkrahjen e serbisë për sfidat të cilat e presin shtetin dhe kombin serbë.

Vetë fakti se në tubimin e Beogradit folën individët të cilët kanë dalur nga kuzhina e politikës së Millosheviqit nuk donë koment se ka po shkon serbia?!. Po thuajse të gjithë folësit pikësynim kryesorë e kishin Kosovën dhe pretendimet ndaj sovranitetit të Shtetit tonë. Në mitingun e Beogradit foli Daqiqi një (klysh) i politikës së Millosheviqit i cili është i brumosur me ide fashiste kundër Kosovës dhe Shqiptarëve në përgjithësi. Po ashtu Millorad Dodiku kryetari i Republikës serbe te Bosnjes në miting i shprehi haptazi pretendimet për serbinë e madhe duke i kërcënuar Boshnjakët, Kroatët dhe Shqiptarët e Kosovës. Ky farë Dodiku publikisht në mitingun e Beogradit u shpreh në favor të Rusisë dhe të Putinit duke thënë: “Rrnoft Rusia”. Nuk ka dyshim se situata politike brenda serbisë është duke vluar gjithandej. Kjo po shihet edhe në Parlamentin e serbisë ku opozita pa kompromis është ngritur kundër politikës serbe në Beograd dhe kundër Vuqiqit. Për ta manipuluar popullin serbë Vuqiqi i organizoj strukturat kriminale në Veri të Komunave me shumicë serbe në Veri të Kosovës kundër institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës. Kalkulimet e tij nuk kanë të ndalur ai me qëllim të dështimit të marrëveshjes së Ohrit ndërmjet Kosovës dhe serbisë Vuqiqi po mundohet që përmes propagandës së tij diplomatike, përkatësisht para opinionit ndërkombëtarë po mundohet ti paraqesë serbët e Kosovës si viktimë.

Kjo u pa edhe mbrëmë me rastin e ngritjes së shkallës më të lartë të gatishmërisë ushtarake të sigurisë duke e kërcënuar Kosovën përmes taktikes te lëvizjeve teknike dhe ushtarakët afer kufirit te Republikes se Kosoves. Andaj te gjitha këto kërkojnë seriozitet dhe përgjegjësi para institucioneve te Shtetit te Kosoves dhe ngritje të vetdijës të qytetareve te Kosoves kudo qe jetojne. Po jetojme në kohën kur Bota po përballet me sfida më të ndryshme të rrezikut global. Janë shumë shqetësuese deklaratat e diplomatëve perëndimorë të cilët po flasin në emër të qeverive duke e fajsuar Kosovën për veprimet e fundit në Veri ku ligji dhe Kushtetuta e thanë fjalën e vetë, për të vu rend dhe ligjë në tërë territorin e Kosovës. Në fund po theksojmë se ka ardhur koha që politika e fuqive të mëdha ti korigjoj  veprimet dhe gabimet ndaj Shqiptarëve të Kosovës të cilët padrejtësisht gjatë historisë u dëmtuan me territore dhe u viktimizuan me njerëz, ku Shqiptarët u bënë kurban I politikave hegjemoniste dhe të sferave të interesit.

Është i papranueshëm dhe shumë i dyshimt Pozicionimi i nje numri te ashtuquajtur (gazetar). I te ashtuquajtur analist – (opinionist) te cilit përmes debateve televizive po i sulmojnë institucionet e Shtetit te Kosovës e duke përkrahur politiken e Vuqiqit karshi Veriut te Kosovës. Kjo është e pafalshme?!...

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".