Arma politike dhe diplomatike e perëndimit duhet të drejtohet me arsenalin e plotë vetëm kundër skenarëve të agjendës mashtruese e pushtuese të Vuçiqit kundër Kosovës

Arma politike dhe diplomatike e perëndimit duhet të drejtohet me arsenalin e plotë vetëm kundër skenarëve të agjendës mashtruese e pushtuese të Vuçiqit kundër Kosovës
  • 31 May 2023 - 15:19

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Ajo çka duhet të ndodhë tani është se duhet urgjentisht të mblidhet Kuvendi i Kosovës dhe ta mbështesin Qeverinë e Kosovës, e jo që të vazhdojnë ta sulmojnë. Kjo qeveri, me mekanizmat e saj ligjor e kushtetues nuk ka bërë asnjë veprim të gabuar, por seriozisht është angazhuar për ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve pa dallim dhe për mbrojtje të plotë të sovranitetit dhe integritetit të shtetit, nga kërcënimet publike me destabilizim të brendshëm nga grupet kriminale e paramilitare serbo-ruse, por edhe nga formacionet zyrtare të ushtrisë serbe të mobilizuar e dislokuar në afërsi të kufirit me Kovën.

 

Është për tu befasuar pse tani në kohën vendimtare të Kosovës, SHBA dhe BE po e sulmojnë me kritika Republikën e Kosovës! Pse tani kur kandidatët shqiptar të Kosovës i kanë fituar zgjedhjet në Veriun e Mitrovicës nuk po i lejojnë që ta fillojnë mandatin e tyre ligjor?! Zgjedhjet në Mitrovicën Veriore dhe komunat tjera të këtij rajoni verior, për kryetar të komunave me shumicë serbe kanë përfunduar pa asnjë incident para 2 javëve, ku në këto zgjedhje fitues kanë dal kandidatët shqiptar, në mënyrë të rregullt ligjore e kushtetuese. Para 4 ditëve është bërë edhe betimi i këtyre kryetarëve dhe vendosshmëria për ta marrë punën e tyre me seriozitet për ta luftuar krimin dhe korrupsionin, si dhe për ta qetësuar situatën në mes të shqiptarëve dhe serbëve që jetojnë në Veri. Te premten, më datën 26 Maj zyrtarisht dhe me legjitimitet të plotë kur është dashur që kryetarët e ri ta marrin detyrën e tyre dhe të shkojnë në zyrat e komunave përkatëse, Goran Rakiq, Petar Petkoviq dhe Igor Simiq me lejen e neofashistit serb Aleksandër Vuçiq e kanë mashtruar popullin duke i detyruar të dalin para komunave që mos tu lejohet hyrja e kryetarëve vetëm pse janë shqiptar. Nga ky moment fillojnë kërcënimet nga Serbia, dhe nga Veriu i Mitrovicës për një skenë kriminale dhe për destabilizim të situatës në Kosovë. Më datën 28 Maj kur policia e Kosovës kanë hyrë në Veri të Mitrovicës, serbët lokal që jetojnë në Veri dhe të urdhëruar nga Serbia, fillojnë që ti shajnë policët e Kosovës dhe ti gjuajnë me gurë. Menjëherë pas këtyre incidenteve të urdhëruar nga Beogradi, Ambasadori Amerikan në Prishtinë deklaron se - Po e dënon aktin e Kosovës dhe jo atë të Serbisë, gjithashtu ka reaguar edhe Anthoni Blinken, ku në fund ka reaguar edhe Viola Von Cramon ku kjo e fundit në Veri të Mitrovicës i fyen Policët e Kosovës. Tani shtrohet pyetja: Pse i në kohën vendimtare të Kosovës, SHBA dhe BE po e sulmojnë Republikën e Kosovës?, pse tani kur shqiptarët i kanë fituar zgjedhjet në Veriun e Mitrovicës nuk po i lejojnë që ta fillojnë mandatin e tyre ligjor? Në vend se SHBA-të me përkrahë Kosovën që më në fund për herë të parë pas 24 viteve në Veri zgjedhjet i kanë fituar partitë Kosovare, ata dalin me deklarata se kinse Qeveria e Kosovës është fajtore për ngjarjet në Veri të Mitrovicës. Ajo çka duhet të ndodhë tani është se duhet urgjentisht të mblidhet Kuvendi i Kosovës dhe ta mbështesin Qeverinë e Kosovës, e jo që të vazhdojnë ta sulmojnë. Kjo qeveri, me mekanizmat e saj ligjor e kushtetues nuk ka bërë asnjë veprim të gabuar, por seriozisht është angazhuar për ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve pa dallim dhe për mbrojtje të plotë të sovranitetit dhe integritetit të shtetit, nga kërcënimet publike me destabilizim të brendshëm nga grupet kriminale e paramilitare serbo-ruse, por edhe nga formacionet zyrtare të ushtrisë serbe të mobilizuar e dislokuar në afërsi të kufirit me Kovën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".