Sulme irracionale politike e diplomatike kundër Qeverisë së Kosovës

Sulme irracionale politike e diplomatike kundër Qeverisë së Kosovës
Sulme irracionale politike e diplomatike kundër Qeverisë së Kosovës

Arsim Aziri

  • 02 June 2023 - 14:57

Shkruan: ANALISTI- Arsim Aziri

Vuçic, si asnjëherë më parë, në mënyrë përmbajtjesore e krejtësisht shtetërore mori përgjigjen e duhur! Rendi dhe ligji gjithkah e në çdo cep, ky është kuptimi i vullnetit popullor duhet të zbatohet. Shtetin e bëjmë ne, natyrisht edhe në mbështetje me ndërkombëtarët, por fillimisht ne e pastaj të huajt!

 

Deklarimet irracionale të ambasadave iu dhanë zemër serbëve në Veri, dhe krejt këto veprime të pareshtura kriminale e të orkestruara prej Beogradit, janë kushte për fuqizim të mëtejmë në lidhje me Zajednicën mono etnike. Krejt kjo metodologji e ndjekur prej ndërkombëtarëve, më shume ka nxituar rrjedhjen e incidenteve sesa shuarjen e tyre, prandaj kemi sot këso situate, dhe pakujdesia e qëndrimeve në lidhje me këtë pikë, i ka dhënë zemër Serbisë dhe strukturave paralele në veri për të vepruar duke u rebeluar të egërsuar. Pavarësisht që kemi një situatë të krijuar mjaftë të rënduar, kjo shpejtë do të tejkalohet e do të qetësohet, por kushtet drejtë monoetnicitetit administrativ do të rriten, dihet të shtyra nga deklaratat e pamatshme të ndërkombëtarëve. Vuçic, si asnjëherë më parë, në mënyrë përmbajtjesore e krejtësisht shtetërore mori përgjigjen e duhur! Rendi dhe ligji gjithkah e në çdo cep, ky është kuptimi i vullnetit popullor duhet të zbatohet. Shtetin e bëjmë ne, natyrisht edhe në mbështetje me ndërkombëtarët, por fillimisht ne e pastaj të huajt! Rendi dhe ligji duhet të jenë të bazuar dhe funksionuar vetëm ai standard e veprim kushtetues, jo edhe version rrethanor! Kështu është vepruar dhe kështu duhet qëndruar e vazhduar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"