Josef Borell me kërkesat e tija vetëm ndaj Qeverisë së Kosovës, pse jo ndaj Serbisë?

Josef Borell me kërkesat e tija  vetëm ndaj Qeverisë së Kosovës, pse jo ndaj Serbisë?
Josef Borell me kërkesat e tija  vetëm ndaj Qeverisë së Kosovës, pse jo ndaj Serbisë?

Agim Bajrami

  • 04 June 2023 - 09:00

Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami

Ultra nacionalisti serbë Vuçiq i ndaloj serbët kosovarë, të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të mbajtura më 23 prillit, të cilat u pranuan nga bashkësia ndërkombëtare, por nuk u lejuan të marrin pjesë qytetarët serb nga bandat kriminale serbe, të dirigjuar, shtyrë, mbështetura,financuara e kontrolluara nga politikë bërja serbe, të cilat grupe kriminale përmes BIS (shërbimit të inteligjencës të sigurimit serb), sulmojë policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, gjatë përpjekjes të tyre për mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike në protestat e dhunshme serbe, të dirigjuara e inskenuara nga shteti i Serbisë në komunat veriore të Kosovës, në përpjekjet e mekanizmave ligj zbatuese të Kosovës për jetësimin e rezultateve zgjedhore nëpër komunat veriore të Kosovës.

 

Kërkesat e Borellit ndaj Kosovës:

- Të mbahen zgjedhjet lokale në komunat veriore ;

- Të sigurohet, pjesëmarrja në zgjedhje e serbëve lokal;

- Të fillohet me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe(AKSK). Josef Borell kërkon nga Qeveria e Kosovës përmbushjen e kërkesave të cekura më lartë ,dhe fajëson Kosovën, për fajin që e mban Serbia dhe Vuçiqi ultra nacionalisti serb, dhe krimineli i luftës, gjatë shpërbërjes jugosllave. Gjatë tensioneve dhe përplasjeve të fundit në veri të vendit, Vuqiçi, ultra nacionslisti dhe shovenisti serb,

-i obligoj serbët kosovarë ti braktisin institucionet lokale dhe qendrore të shtetit të Kosovës. Ultra nacionalisti serbë Vuçiq i ndaloj serbët kosovarë, të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të mbajtura më 23 prillit, të cilat u pranuan nga bashkësia ndërkombëtare, por nuk u lejuan të marrin pjesë qytetarët serb nga bandat kriminale serbe, të dirigjuar, shtyrë, mbështetura, financuara e kontrolluara nga politikë bërja serbe, të cilat grupe kriminale përmes BIS (shërbimit të inteligjencës të sigurimit serb), sulmojë policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, gjatë përpjekjes të tyre për mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike në protestat e dhunshme serbe, të dirigjuara e inskenuara nga shteti i Serbisë në komunat veriore të Kosovës ,në përpjekjet e mekanizmave ligj zbatuese të Kosovës për jetësimin e rezultateve zgjedhore nëpër komunat veriore të Kosovës. Josef Borell, pse nuk shtron detyrime ndaj Vuçiqit dhe politikë bërësve serbe në përgjithësi, duke kërkuar nga ta si më poshtë:

- Të ndalet Serbia menjëherë në veprimet e saja agresive ndaj shtetit fqinjë Kosovës, në futjen e grupeve diversante ,

të cilat i dirigjon,mbështet,financon,mbikëqyr, në sulmet e tyre kundër organeve,dhe forcave të rendit të Kosovës; - Të ndalet Serbia ,në manipulimin dhe abuzimin me qytetarët serb të Kosovës, duke i përdorur, kundër shtetit të Kosovës; - Të obligohet Serbia, në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aktit implementues të Ohrit, në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. - Të obligohet Serbia në njohjen e shtetit të Kosovës, në të kundërtën të pezullohet procesi i bisedimeve për anëtarësim në BE, dhe të tërhiqen masat financiare evropiane ndaj Serbisë; - Të kërkohet që Vojvodina dhe komunitetet jo serbe atje, si;hungarezët, kroatët, sllovakët,rumunët etj, të gëzojnë statusin e republikës në ndonjë rregullim tjetër të modelit konfederal të shtetit të Serbisë; Të kërkohet që rajoni i luginës së Preshevës,

Bujanovcit,dhe Medvegjës me shumicë shqiptare të merr statusin e republikës si njësi e konfederatës eventuale apo ndonjë rregullim tjetër të rregullimit të ri të shtetit serb ,si dhe rajonin e Sanxhakut me boshnjakët. Kështu, Josef Borell, do të duhej të tregonte vizion të qartë politikë, dashamirësi dhe vullnet në ndihmesën për zgjidhjen e çështjes shekullore shqiptaro-serbe, përmes qasjes parimore fer, objektive e jo duke ua ndërruar rolet si; shqiptarët të cilët janë viktimë e politikë bërësve serb, ti fajëson dhe ti bënë fajtorë, për atë të cilën nuk e kanë bërë,ndërsa serbët agresor/fajtor i gjithë situatës ,ti paraqet si engjëj dhe viktima, dhe viktima të kujt ,të elitës politike, intelektuale dhe fetare serbe. Me këtë qasje të Borellit , jo vetëm që nuk do të ketë paqe në Ballkan por edhe më shumë do të nxitet lufta nga vetë zyrtarët e BE- së!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".