Ndërkombëtarët gabuan rëndë, e kritikuan Kosovën pse po vendoste rendin dhe ligjin e munguar për dekada në Veri të Kosovës

Ndërkombëtarët gabuan rëndë, e kritikuan Kosovën pse po vendoste rendin dhe ligjin e munguar për dekada në Veri të Kosovës
Ndërkombëtarët gabuan rëndë, e kritikuan Kosovën pse po vendoste rendin dhe ligjin e munguar për dekada në Veri të Kosovës

Skender Mulliqi

  • 04 June 2023 - 09:25

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Më duket së eskalimi i fundit shumë brutal i strukturave kriminale serbe të cilët shtien edhe mbi KFOR- duke i lënduar disa prej e tyre , ndodhën edhe për faktin së ndërkombëtarët nuk u treguan kritikë kohën e fundit ndaj veprimeve të pa rreshtuara të këtyre strukturave kriminale ne veri . E kritikuan Kosovën e cila po vendos pas shumë kohesh rendin dhe ligjin edhe në këtë pjesë të vendit. Këto struktura paralele nuk u zhbën krejt pas luftën, duke kërkuar që më dhunë të ndajnë veriun e Mitrovicës nga jugu.

 

 

-Ngjarjet e fundit më incidente të rënda të grupeve te caktuara kriminale e terroriste serbe, kundër KFOR dhe Policisë të Kosovës, po shpërfaqin tendencën e Putinit dhe të Vuçiqit, për ndarje të Kosovës. Sigurisht së bandat e Radojqit e Rakiqit më shërbime sekrete serbo ruse, morën direktivat e fundit të veprimit nga vizita që i bën Moskës , Dodik dhe Daçiq. Putin më çdo kushte po dëshiron më zhvendos luftën edhe në Ballkan, së kështu mendon që e ka më lehtë për të përfunduar punën më Ukrainën e Zelenskit. Më duket së eskalimi i fundit shumë brutal i strukturave kriminale serbe të cilët shtien edhe mbi KFOR- duke i lënduar disa prej e tyre , ndodhën edhe për faktin së ndërkombëtarët nuk u treguan kritikë kohën e fundit ndaj veprimeve të pa rreshtuara të këtyre strukturave kriminale ne veri . E kritikuan Kosovën e cila po vendos pas shumë kohesh rendin dhe ligjin edhe në këtë pjesë të vendit. Këto struktura paralele nuk u zhbën krejt pas luftën, duke kërkuar që më dhunë të ndajnë veriun e Mitrovicës nga jugu. Lidhur më ngjarjet e fundit është deklaruar edhe Sergej Lavrov, i cili tha së”Po përgatitet eksplodim në qendër të Evropës”. Kjo deklaratë e Lavrovit e sforcon mendimin së Moska po dëshiron të hapë një vatër të re krize lufte. Ai ka kritikuar NATO-n dhe policinë e Kosovës, pse nuk po e lënë veriun në mëshirën e falangave të tyre. Ky është skenari më i errët i Putinit dhe Vuçiqit për destabilizim të rajonit, për ti realizuar idetë shoviniste të botës ruse dhe të botës serbe. NATO, mos të lejon që të gjuhen më bomba dhe molotov nga bandat serbe-ruse në veri. Më këto banda kriminale nuk ka marrëveshje. Këto banda së bashku më Vuçiqin i cili ka pru ushtrinë afër kufirit më Kosovën, njohin vetëm gjuhën e forcës, si Millosheviqi dikur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".