Ftesë publike kombit shqiptar!

Ftesë publike kombit shqiptar!
Ftesë publike kombit shqiptar!

Halim Hyseni

  • 04 June 2023 - 12:56

Shkruan: Halim Hyseni

Është koha e fundit që kombi të jetë unik. Dua ta filloj këtë shkrim me një mendim, për mua shumë të fuqishëm, të Albert Kamys, i cili pat thëne se: ” “Nuk ka asgjë më të ligë, se respekti nga frika”. Ne, nuk duhet të respektojmë askend, kush do qoftë ai,dhe si do të quhet ai, qofshin edhe SHBA, e cila për arsye cilat do qofshin ato, nëse ajo shkel vlerat demokratike, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore tona. Ajo duhet ta respektojë miqësinë e sinqertë të kombit shqiptar, kombit më pro amerikan e pro evropian në botë. Gjuha të cilën e kanë përdorur dhe mënyrën si kanë vepruar ndaj Kosovës, duke e përkrahur haptas dhe po eki voke pan sllavizmin serb dhe rus, si dhe duke përkarahur një kriminel lufte, i cili quhet Aleksandar Vuçiq dhe i cili është përgjegjësi i drejtëpërdrejtë për më shumë se 131 mijë njerëz të indentifikuar që kanë humbur jetën në luftë (në mesin e të cilëve ishin:62.013 boshnjakë,34.508 serbë,23.150 kroatë dhe 11.738) vetëm për ta krijar Serbinë e Madhe [Shih:Hyseni,Halim (2020) Kalvari serb mbi shqiptarët 1981-2019,f.242)] për mua është e turpshme dhe jashtë çfarëdo kovencioni. Mua më dhimben të gjithë këta njerëz, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Është e turpshme, jo humane, anticivilizuese si për vendet gjoja demokratike,që mburren dhe krenohen me vlera perëndimore oskidentale që të përkdhelet dhe lajkatohet një kriminel i demonizar, që nuk ka asgjë njerëzore, që asnjëherë nuk e flet të vërtetën, zotërinjë Blinken, Chollet, Escobar,Borell, Llajçak,Stano, Hill dhe Hovenier ta bëjnë yll të demokracisë.

 

Kam një lutje publike për zotërinjtë: Biden, Bllinken, Chollet, Escobar, Hil dhe Hovenier që ta lexojnë çka shruajnë gazetat të New York Times (1855 dhe 1913) dhe Daily Telegaph të vitit 1855.. Ju lutem lexojeni tekstin e New Yor Times, më 5 maj 1855, dhe refektoni për sjelljet tuaja lidhur me Kosovën,si dhe qëndrimin e juaj civilizues ndaj Kryeministrit, Albin Kurtit. Më 5 maj 1855, në gazetën “New York Times shkruan: “Po atë ditë do të bëhet Austria bashkuesja e Perëndimit (...) vet Aleksandri II do të kalojë në krye të lëvizjes së pansllaviste dhe vetën do ta quaj car të gjithë sllavëve, në vend të carit të të gjithë rusëve. Pansllavizmi do të shpallë luftë të pamshirshme racës latine dhe gjermane. Pansllavizmi nuk po lufton për pavarësinë e kombeve (...) Qëllimi i tij është të shlyej nga harta Hungarinë, Turqinë (Perandorinë Osmane dhe Gjermanin). Pra , pansllavizmi do të shkatërroj qytetërimin mijëvjeçar të Evropës moderne”. Afër 62 dy vite më vonë, e njëjta gazetë “New Yark Times” do të shkruaj: “Masakrat që bënë serbët në Kosovë, nën Kryqin e Krishterë, kapërcejnë çdo instinkt të gjakpirësisë. Mijëra bura, gra dhe fëmijë u masakruan rrugës për det, thuhet në raportet hungareze. Ekzekutimet janë punë që ndodhin përditë. Mizoritë e tmerrshme janë rezultat i politikës së qëllimshme për t‘i shfarosur myslimanët. Duke marshuar nëpër Shqipëri drejt detit, serbët jo vetëm që i vranë dhe i ekzekutuan shqiptarët e paarmatosur në pabesi, por mizoria e tyre prej bishës nuk u ndal as ndaj personave të paarmatosur dhe të pambrojtur, pleq, gra , fëmijë dhe foshnje, shkruan në një shkresë nga Budapesti, dërguar gazetës Daily Telegaph...

Ndërmjet Shkupit dhe Kumanovës 3 mijë veta u vranë. Afër Prishtinës 5 mijë, vetëm shqiptarë ranë viktimë e serbëve, jo në luftë të ndershme por në vrasje të pajustifikueshme... Ish- sekretari i kryeministrit Nikolla Pashiq, zotëri Tomiq, thotë se nuk kishte parë asgjë tjetër pos fshatrave të djegur deri në themel, në rrugën Prizren për në Pejë; Buze rruga ishte mbushur me trekëmbësh për varje me plot trupa shqiptarësh të varur” Lidhur me tmerret e serbëve mizorë mbi shqiptarët gjatë Luftërave Ballkanike, Leo Freudlich, shkruan: “...ngjarjet nga mesi i tetorit të vitit 1912 deri në mars të vitit 1913, në një periudhë kohore më pak se pesë muajsh ushtria dhe bandat çetnike serbe “Egërsisht dhe në mënyrë më antinjerëzore që ka shfaqur ndonjëherë çizmja e pushtuesit kriminuan barbarizma që nuk kanë të përshkruar. Me dhjetëra mijë të paarmatosur të theruar, - gra të përdhunuara, pleq e fëmijë të mbytur, - me qindra fshatra të djegur të rrafshuar për toke . Megjithatë Evropa edhe sot vazhdon të hesht (Nënvizimi i im:H.H.). .. Për çdo ditë populli i Shkupit sheh copa trupash ( të shqiptarëve - H.H) që pluskojnë në Vardar. Është e rëndomtë për serbët që t’i ngufasin e helmojnë njerëzit, si dhe t’i dhunojnë vajzat e reja dhe gratë e martuara.. Në afërsi të Pejës dhe Gjakovës shqiptarët myslimanë dhe katolikë po çohen nëpër kisha nga ushtarët serbë dhe malazezë dhe po detyrohen të ndërrojnë fenë. Nga dokumentet e prejardhjes shqiptare dërguar konferencës shihet se numri i shqiptarëve në viset etnokulturore e gjeopolitike të shqiptarëve të viti 1912, kishte rënë nën numrin e shqiptarëve të viteve të ’50-ta të shekullit XIX. Tashti në arealin shqiptar kishte vetëm 1.779.922 frymë (( 833.000 në arealin e Shqipërisë londineze, 946.929 në viset shqiptare të aneksuara nga Jugosllavia dhe Greqi. Nga kjo del se vetëm midis viteve 1912-1920 numri i shqiptarëve në Shqipërinë etnike ishte zvogëluar për 1.220.000 fryme dhe kjo nga shtimi natyror të tre milionë shqiptarëve sa kishe në vitin 1912. Kam një lutje për Presidenti Macron të lexon për dy ngarje. E para, për Traktatine Paqes në Paris, të vitit 1856, pas përfundimit të Lufës së Krimes, dhe e dyta ta lexojon tekstin në vazhdim: “Rroftë Franca që na ka urdhëruar t’i kryejmë këto fyerje ndaj shqiptarëve të Plavës dhe Gucisë. Kemi marrë urdhra nga Franca që t’i djegim për së gjalli, t’i vrasim, t’I shkatërrojmë shqiptarët. A do të kishimi guxuar t’i bënim krejt këto pa lejen e evropianëve, pa urdhrin e tyre” (Elsi Robert & Destani Bejtullah (2019) “Kosova një histori dokumentare” Koha Ditore.f.287) Krimenili Vuçiq i demonizuar skajshmërisht, për shkak të animozitetve që i ka dhe që ai i di, aq shumë e urren popullin shqiptar, sa ai ka për synim të shfarosë popullin shqiptar duke i zabatuar idetë e kriminelit Vasa Qubrilloviqit, një ndër iniciatorët e Luftës së Parë Botërore,bashkë me Gavarilo Pricipin.

 

Se çfarë urrejtje ka pasur dhe për çka ka punuar Vasa Qubrilloviqi për shfarosjen e shqiptarëve shihet nga ky pasazh i vogël: “Ne serbët nuk kemi armiq më të mëdhenj se shqiptarët, nëse duhet ngremë kokën tonë, duhet të ulim kokën e tyre, nëse duhet të kemi territore të gjera, duhet të ngushtojmë hapësirat e tyre, nëse dom ta na dojë bota, duhet të bëjmë që bota të urrejë ata. Që shqiptarët të braktisin vendin e tyre, ne me çdo kusht dhe me çdo mënyrë duhet t’ua nximë jetën. Të arrijmë deri këtu, së pari duhet t’ua mohojmë origjinën ilire dhe epirote dhe do t’ua vrasim krenarinë ilire, t’ua shkatërrojmë vatrat, t’ua njollosim emblemat dhe t’ua fshijmë simbolet e lashta ilire, të harrojnë gjuhën dhe zakonet ilire”. Është kjo arsyeja nga vjen patologjia e urrejtes serbe ndaj shqiptarëve, andaj që të mos realizohet synimet mijë vjeçare serbe, ne duhet të jemi të bashkuar,unik, sepse individualisht jemi me potencial të veçuar (nuk jam racist, por vetëm e theksoj atë që bota ka filluar ta kuptojë në art,sport,shkencë dhe fushat tjera e tani në Kosovë edhe në politikë dhe demokraci),por orientalizmi- mentaliteti lindor na bënë të jemi përtac, ta ndjekim qefin dhe luksin, jo detyrën; ta duam më shumë pushtetin se shtetin, kolltukën dhe paranë më shumë se atdheun, të huajin më shumë se tëndin. Kolltuku dhe paraja janë më të rëndësishëm se kombi dhe atdheu, paraja më e rendëshishme progresi dhe përparimi kombëtar, të jemi servil dhe inferior. Shpirti bizantin lindor, si mikrob ka bërë bastardimin e kombit për të cilën gjë me dekada flasin Noli,Fishta,Konica, Mehdi Frashëri, Fran Maloku etj. Dua ta citoj Mark Milanin edhe ky shqiptar i sllavizuar, i cili për shqiptarët thotë se:”... nga praktika është vërtetuar se shqiptarin ma lehtë mund ta pushtosh me të mirë se sa me të keq (...) Shqiparit duhet ti kërkosh besë, fjalën e nderit, ta përvetësosh me ndonjë dhuratë e pozitë të vogël, sidomos parinë e fisit dhe të fesë, pastaj ai do të shërbej sipas qejfit tënd, madje edhe kundër interesave të tij kombëtare, ai do të futet në ujë dhe në zjarr për ty.” Ky fenomen”, te ne edhe sot është shumë i përhapur. Në Shqipëri, për pak lekë e shesin votën,ndërsa ne në Kosovë për kolltuk i kemi humbur mbi 8.000 hektarë territor, tani për kolltuk dhe pushtet opozita do të përpiqet ta rrëzojë gardianin më fuqishëm të mbrojtes atdheut z. Albin Kurtin. Opozita e deritashme bartë përgjegjësinë më të madhe për atë që po ndodhë në veri të Kosovës, sepse për të mbajtur pushtetin, çka kanë kërkuar serbët këta janë pajtuar. Tani Kurti, po punon me zell dhe në mënyre civilizuese të sigurojë paqen kosntruktive, të qëndrueshme në parimin e barazisë së plotë dhe në të mirë të gjitha etnive, por kjo nuk po u pëlqen serbom[dhenjeve të cilët janë të dehur për Serbinë e Madhe (Perandorinë Sllavo – Ruse) në Ballkan e cila siç shkruan në Memorandumin e Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve të vitit 1986” : ““Serbia e Madhe është tepër e vogël dhe e ngushtë, dhe ata (serbët-H.H.) gjithnjë do të jenë në kërkim të një shteti më të madh e më të madh, apo bashkësie më të madhe territoriale se sa Serbia e Madhe ( jo vetëm për shkak dispersionit - shpërndarjes territoriale të popullit serb, por edhe për shkak të rolit të Serbisë në Ballkan) ... Në memorandum rëndësi do t’i jepet të ashtuquajturës: “Lidhjes vertikale serbe” ( jo vetëm lidhjes horizontale serbe – “ serbët të gjithë dhe gjithkund” Vuk Stefanoviq Karaxhiq). Serbëve në Jugosllavi, duhet t’u bëhet e qartë çfarë është dhe ku është qendra e tyre (Republika e Serbisë ) dhe çfarë është periferia, krahinat ( Komunat me shumicë serbe-H.H.) apo territoret brenda Serbisë.” SHBA dhe BE-ja janë duke e fuqizuar Serbinë, duke ia dhurar Republikën Serbe të Kosovës, Republikën Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës, Malin e Zi që e ka që tani të vetin. Sërbia do t’i përcaktoje kufijtë e saj. Populli serb, në këto tri venbanime brenda një dekade do të rrebelohet me urdhëra nga Beogradi, do të persitet ajo e dekadës së fundi të shekulli XX. Fajtor nuk do të jetë Serbia, por SHBA dhe BE-ja. Për fat të keq, ky nuk do të jetë fundi. Serbia do vazhdoje të vazhdoje të realizoje atë që me gisht tregon Car Llazari me shtatoren e tij në Mitrovicë. Një gjë do të jetë e sigurt, unë nuk do të jem, që t’u them sa të marr. jeni dhe sa pak empati keni. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"