Mjaft më, sulmeve të orkestruara ndaj shtetit të pavarur të Kosovës

Mjaft më, sulmeve të orkestruara ndaj shtetit të pavarur të Kosovës
Mjaft më, sulmeve të orkestruara ndaj shtetit të pavarur të Kosovës

Gani Qarri

  • 06 June 2023 - 12:10

Shkruan: Gani Qarri

Në vend të atakëve të sinkronizuara ndaj Republikës së Kosovës,ka ardhur koha që NATO dhe BE, përfundimisht ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe KFOR-i, ta ndryshojë urgjentisht mandatin nga mision paqeruajtës, në faktor mbrojtës të sovranitetit dhe kufijve të jashtëm shtetëror të Kosovës.

Vetëm në këtë mënyrë do të ndërpriteshin ndërhyrjet e vazhdueshme të kriminelit Vuçiq në çështjet e brendshme të Kosovës, do të neutralizoheshin bandat e organizuara serbe e ndërpriteshin trazirat në veri, si dhe do të shuheshin përfundimisht pretendimet e Serbisë hegjemoniste për ndarjen e Kosovës.

Kurse tregtarët mafioz të tokave të Kosovës dhe opozita servile, pro serbe, është momenti vendimtar që ta marrin dënimin e merituar, dhe të dërgohen përfundimisht në rs... nga qytetarët dhe populli i Kosovës.

Dëbimi me dhunë dhe terror, tanimë i heshtur, për të mos thënë edhe i harruar i mbi 14 mijë shqiptarëve autokton, pas përfundimit të luftës, nga veriu i Kosovës dhe këmbëngulja djallëzore e Serbisë fashiste, që pas spastrimit komplet të shqiptarëve ta bëjë edhe territorializimin një etnik serb të gjithë kësaj pjese jetike të territorit të Kosovës, me ndihmën e Thaçit & Co, mjerisht u bë realitet!

Kurse përpjekjet e Vuçiqit për lidhjen direkte tokësore të veriut me Serbinë dhe "përfaqësimin" e veriut të Kosovës si njësi territoriale vetëm e serbëve, kanë për qëllim ndarjen e dhunshme, me apo edhe pa asociacion, si dhe gllabërimin përfundimtar të veriut të Kosovës bashkë me Ujmanin dhe Trepçën, pa të cilat Kosova, më nuk mund të funksionojë as mbijetojë si shtet.

Në fakt të gjitha të këqijat filluan me vendosjen e fusnotës dhe neutralizimin e statusit të pavarësisë së Kosovës, nga kuislingu Hashim Thaçi, dhe prej atëherë Serbia ka diktuar në vazhdimësi dhe pa asnjë pengesë gjendjen, përveç në veri, edhe në brendësi të territorit të Kosovës, madje jo vetëm aty ku kishte serb.

Pas neutralizimit të statusit politik të Kosovës me vendosjen e fusnotës nga Thaçi dhe dobësive, shantazhimit e nënshtrimit të plotë, të tij me shokë ndaj Serbisë, Vuçiqi ka arritur pa asnjë pengesë, ta mbaj në fuqi konfliktin e hapur me Kosovën.

Madje Serbia hegjemoniste duke përdorur si argument fusnotën ,ka mbrojtur me sukses edhe para ndërkombëtarëve qëndrimin e saj, për kinse “statusin e pazgjidhur politik” të Kosovës dhe sipas pretendimeve të Serbisë, për përcaktimin e tij,” duhet” të kërkohet pëlqimi përfundimtar i Serbisë, qëndrim me të cilin, fatkeqësisht tanimë janë "familjarizuar" edhe ndërmjetësuesit proserb të BE-së dhe bashkësia ndërkombëtare!

Kështu që pas formimit të "listës serbe", Vuçiqi me ndihmën e saj, punoi pa asnjë pengesë në serbizimin sa më të gjerë të territorit të Kosovës, ndërsa pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe miratimit të formimit të "zajednicës" një etnike serbe me kompetenca ekzekutive, edhe në Kuvend të Kosovës, nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa me partitë e tyre, Vuçiqi parashtroi edhe kërkesën e eksterritorialitetit të kishave serbo-ortodokse.

Qëllimi i Vuçiqit ishte që me mbikëqyrjen e plotë në planifikimin hapësinor urban e rural nga "zajednica" dhe krijimin e një tërësie etnoterritoriale vetëm serbe, të ndarë nga komunat shqiptare, të krijonte edhe një republike serbe dhe shtet në shtet, brenda për brenda Kosovës, në mënyrë që të rrumbullakonte edhe zyrtarisht pretendimet e Serbisë për riokupimin e Kosovës, gjë që me lëshimet e ish udhëheqësve të shantazhuar të Kosovës dhe tolerimet e ndërkombëtarëve, pjesërisht edhe e arriti!

Ndaj duke parë gjithë këto zhvillime revizioniste të Serbisë fashiste, në veri të Republikës së Kosovës të cilat tash e mbi 20 vite nuk kanë të ndalur, është koha e fundit që SHBA, BE dhe gjithë faktori ndërkombëtar, ta shohin realitetin në sy dhe në vend të sulmeve të pamerituara ndaj Kosovës, të shuhen përfundimisht orekset e Serbisë për ndarjen e Kosovës, në mënyrë që të rivendoset qetësi afatgjate ndërmjet Kosovës dhe Serbisë fashiste, si dhe të sigurohet garantimi i paqes në rajon.

Pra në vend të sulmeve, të pakuptimta ndaj Kosovës, e cila në gjithë këtë katrahurë nuk ka asnjë faj dhe nuk është agresor por viktimë, e ekspansionizmit serbomadh, pikësëpari nga SHBA, BE dhe ndërkombëtarët, duhet të bëhet urgjentisht integrimi përfundimtar i veriut, të njihet pavarësia e vendit tonë nga NATO e BE, si dhe të bëhet riformulimi i mandatit të KFOR-it nga mision paqeruajtës, në faktor mbrojtës të sovranitetit dhe kufijve të jashtëm të shtetit të pavarur të Kosovës!

Vetëm në këtë mënyrë Serbia hegjemoniste, tregtarët mafioz shqiptar të tokave autoktone të Kosovës, opozita e inkriminuar shqipfolëse, e cila ka hy komplet në shërbim të presidentit kriminel të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit, dhe McGonigalët e ri amerikan si Christopfer Hill, e Gabriel Eskobar të cilët para se të punojnë për Amerikën, duket se punojnë për lekë e rroga e ndoshta edhe për pagesa “nën dorë”, pa harruar këtu edhe mbështetësit e Serbisë nga BE, do ta kuptonin përfundimisht se shteti i pavarur i Kosovës, është i pakthyeshëm dhe punë e kryer, nuk ka më, asnjë mundësi të revizionizmit serb mbi vendin tonë dhe ri-okupimi i Kosovës nga Serbia fashiste ka marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Përndryshe Kryeminstri Kurti duhet ta thërras Kuvendin që ti shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, që kësaj radhe ti fitojë deri në 70% të votave, në mënyrë që opozitën servile proserbe ta lëshojë nën pragun zgjedhor, për mënjanimin nga jeta politike të armiqve të brendshëm të shtetit të Kosovës dhe dërgimin e tyre në rs... me votën e lirë e demokratike të qytetarëve dhe popullit të Kosovës, për shpëtimin e vendit nga tradhtia e shqipfolësve dhe ruajtjen e paprekshmërisë territoriale të Republikës edhe nga  McGonigalët dhe “miqtë” e vënë në shërbim të Rusisë dhe të Serbisë hegjemoniste, të cilët nuk e kan për turp, ti bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës, për tërheqjen e policisë së shtetit tonë nga veriu, për ti bërë vend milicisë fashiste të Serbisë, të dërguar në mënyrë klandestine nga krimineli Vuçiq.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".