Le të harrohen njëherë e përgjithmonë interesat personale mbi ato shtetërore e nacionale

Le të harrohen njëherë e përgjithmonë interesat personale mbi ato shtetërore e nacionale
Le të harrohen njëherë e përgjithmonë interesat personale mbi ato shtetërore e nacionale

Skender Mulliqi

  • 06 June 2023 - 14:58

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Në këtë hapësirë të ngulfatur politike dhe kulturore , na goditën shumë të liga, edhe morale e psikologjike. U lanë anash interesat shtetërore e nacionale , madje u vu në peshore edhe sovraniteti dhe integriteti territorial I Kosovës. Zunë vend manipulimet , kriminaliteti dhe korrupsioni që na varfëruan . Jemi lodhur nga padrejtësitë , të cilat kanë rezultuar më largime masovike të rinjve nga vendi. Me shumë zuri vend terri se sa drita mbi nën qiellin e Kosovës .Me në fund erdhëm në një situatë të një gjenerate të re politike , të cilët shpresojmë që do të janë e ardhmja e këtij vendi, një gjeneratë e cila është votuar më plebishit ,dhe të cilës i është dhënë besimi për ndryshime përmbajtjesore në mbarë sistemin. Kjo e ka rastin e heqjes së kundërthënieve të gjeneratës së kaluar.

 

 

Vitet e 90-ta te shekullit të kaluar ishin vitet e konfliktit dhe të luftës. Nga ajo kohë kanë kaluar shume vite të cilat determinojnë të kaluarën dhe të tashmen. I lamë mbrapa gjitha këto vite , jo bash të mira, por megjithatë jemi gjallë. Marrëdhëniet dhe narracioni ndaj luftës dhe pesha e saj, sikur janë pika qendrore e gjithë e ndodhive edhe të tashme , edhe pse do të ishte dashur të merremi më dimensionet e jetës të cilën nuk po e bëjmë ende ashtu siç e dëshirojmë. Ende nuk jemi larguar nga vitet e 90-ta, tragjike për shqiptarët nga agresioni I shfrenuar serbomadh .Këtu ka një të vërtetë e jo ndryshe. Edhe pse gjendemi bukur larg nga ajo kohë, nuk hulumtuam , nuk gjetëm mjete, nuk patëm dije , e as nuk morëm përvojë që ta rregullojmë ashtu si duhet jetën shoqërore dhe politike. Nuk patëm kreativitet dhe as unitet , që ti përballemi më krizat politike , ekonomike dhe sociale , e as të zhvillohemi e që I patëm dhe I kemi të gjitha predispozitat. Na mungojë strategjia , së nuk kishim strategë dhe as njerëz të duhur për politikë bërje. Krizat dhe goditja nga pandemia globale , na e qiti arpallakun nga të katër anët. Dolën në sipërfaqe e gjithë mos gjeturia, padituria dhe malicioziteti I kastës politike që ishin në pushtet krejt pas luftën. U veprua sikur të ishte primare dominimi I njërit mbi tjetrin apo një partie politike mbi partinë tjetër. Kështu mbetem duke u sjellë në rrethin vicioz, duke mbetur shumë mbrapa proceseve zhvillimore dhe proceseve demokratike. Nuk patëm dinamikë dhe as veprime dialektike si rast I mire që të ecim në hap më kohën. U ngulfatëm duke mos gjetur alternativa të duhura. Në këtë hapësirë të ngulfatur politike dhe kulturore , na goditën shumë të liga, edhe morale e psikologjike. U lanë anash interesat shtetërore e nacionale , madje u vu në peshore edhe sovraniteti dhe integriteti territorial I Kosovës. Zunë vend manipulimet , kriminaliteti dhe korrupsioni që na varfëruan . Jemi lodhur nga padrejtësitë , të cilat kanë rezultuar më largime masovike të rinjve nga vendi. Me shumë zuri vend terri se sa drita mbi nën qiellin e Kosovës .Me në fund erdhëm në një situatë të një gjenerate të re politike , të cilët shpresojmë që do të janë e ardhmja e këtij vendi, një gjeneratë e cila është votuar më plebishit ,dhe të cilës i është dhënë besimi për ndryshime përmbajtjesore në mbarë sistemin. Kjo e ka rastin e heqjes së kundërthënieve të gjeneratës së kaluar. Është koha e kapërcimit të pikëpamjeve partiake dhe ideologjike, si dhe ndarjeve mbi baza regjionale e krahinore, të cilat po theksohen. Është koha që retorika , idetë retrograde nga e kaluara komuniste të mbesin mbrapa. Nuk guxojnë të na përcjellin pa qartësitë dhe jo lojaliteti karshi interesave nacionale, sidomos kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut më Serbinë. Mos uniteti qe shume po theksohet nga opozita ne këto momente historike , kur Serbia e cila nuk po zgjedhe metoda dhe mjete për me nda Kosovën. Ky mos unitet mund te jete me pasoja fatale .Kosova nuk është vetëm e liderëve shtetëror dhe as e liderëve partiak, por është e te gjithëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".