Qëndrimet e Britanisë së Madhe ja zbardhën fytyrën shtetit të Kosovës, bënë amortizimin e qëndrimeve shumë të dëmshme nga disa shtete

Qëndrimet e Britanisë së Madhe ja zbardhën fytyrën shtetit të Kosovës, bënë amortizimin e qëndrimeve shumë të dëmshme nga disa shtete
Qëndrimet e Britanisë së Madhe ja zbardhën fytyrën shtetit të Kosovës, bënë amortizimin e qëndrimeve shumë të dëmshme nga disa shtete

Muhamet Kelmendi

  • 07 June 2023 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Në kuadër të qëndrimeve kundruall Kosovës është Britania e Madhe një faktor shumë i rëndësishëm në rrugën e ndërtimit të shtetit , të mbrojtjes territoriale dhe të sovranitetit të shtetit të Kosovës. Britania e Madhe bëri që pas intervenimit të njësive speciale në veri, nëpër komuna, që të relaksohen qëndrimet e BE-dhe të SHBA-ve kundruall Republikës.

Qëndrimet britanike dolën dhe u ndeshen me shume qëndrime jo afër shtetit te Kosovës. Britania e Madhe beri amortizimin e qëndrimeve të BE-se dhe te SHBA-ve që ishin shume negative për Kosovën, të relaksohen dhe të jenë më afër realitetit ekzistues. Kështu u amortizua qëndrimi i Francës, ai i z.Borel dhe deri diku edhe i administratës së SHBA-ve. Tash flitet me një gjuhë shumë më pozitive dhe më të lehtë.. Ishte thjeshtë një gjuhë tepër kritikuese ndaj Kosovës. Republika kritikohej si vend që provokoi gjendjen dhe kriminelët terrorist serbë ishin palë protestuese.

Ata nuk ishin kriminel. Z.Borel kurrë, asnjëherë nuk i quajti grupet kriminale në veri me gjuhën e tillë. Britania e detyroi BE-në që në qëndrime të jenë më reale. Kështu u amortizua gradualisht kjo gjendje dhe tash po kritikohet edhe shteti serb, me gjuhë të njëjtë, si Kosova. Ndërsa, grupet kriminale në veri, po marrin kualifikimin e duhur. Në këtë gjendje ishte dhe është shumë domethënëse ndihma e Britanisë së Madhe. Zaten mjafton të analizohet drejtë gjendja dhe del krimi terrorist te shteti serb, si dhe grupet e organizuara, të financuara dhe të armatosura nga Serbia. Në Serbi është çelësi i zgjidhjes së çështjes.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".