Shqiptarët e dinë se terroristët serb gjenden në Serbi

Shqiptarët e dinë se terroristët serb gjenden në Serbi
Shqiptarët e dinë se terroristët serb gjenden në Serbi

Muhamet Kelmendi

  • 08 June 2023 - 14:57

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

 Z. Eskobar,

Po juu drejtohem Juve, si përfaqësues i demokracisë më të suksesshme në botë, sepse shqiptarët kanë besim të patundur në SHBA. Kjo, pavarësisht nga qëndrimet e tashme, që nga Ju u bartën në Prishtinë e në Beograd. Besimi humb së fundmit. Këtë nuk e kërkon populli shqiptar nga z. Lajçak. Shqiptarët e njohin si përkrahës të shovinizmit neoimperialist serbomadh. Z.Eskobar, ku do të shkojnë dhe çka do të bëhet me kriminelët e Vuçicit nga veriu i Kosovës? Ku mbetën këta kriminel që vranë, plagosën dhe lënduan 30 ushtar të KFOR-it. Po a do ti falë shteti i Kosovës veprimet banditeske të makinerisë së Vuçiqit nëpërmjet Listës serbe në Kosovë, të shprehur në komunat e veriut tash e 10 ditë? A do të lehen në harresë plagët që morën policët e Republikës! Po objektet në veri a janë të shtetit a të kriminelëve terrorist serbë? Shqiptarët e dinë se terroristët serbë gjinden në Serbi.

Nga Serbia erdhën dhe në Serbi gjinden. Pse nuk i dënuat së bashku me z.Lajcak aktet terroriste të kriminelëve të Vuçiqit para këtij krimineli në Beograd? U mjaftuat me deklaratën e kriminelit Vuçiq  se do të ndikoi të serbët në veri të Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje! Me kaq u mbyll terrorizmi serbomadh në Kosovë.Kësaj i thoni barazi!!! Jo. Shqiptarët kurrë këto forma te denigrimit nuk i pranojnë. Forca e bënë ligjin. Kjo  dihet. Por, këto nuk harrohen. Kombi shqiptar është me i vjetër se sllavet dhe shtetet ne UE. Edhe tash jeton dhe do të mbijeton. Kombi është i pavdekshëm. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".