Qeveria Kurti me hapin e madh serioz në projektin për punësim të qëndrueshëm dhe zhvillim

Qeveria Kurti me hapin e madh serioz në projektin për punësim të qëndrueshëm dhe zhvillim
Qeveria Kurti me hapin e madh serioz në projektin për punësim të qëndrueshëm dhe zhvillim

Dardan Grapci

  • 08 June 2023 - 17:04

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Miratimi i Fondit Sovran nga Qeveria Kosovës, është një nga hapat më kapital që janë ndërmarr tani në funksion të dinamizmit të zhvillimit ekonomik të vendit dhe përpjekja më serioze e parandalimit të zbrazjes së shtetit nga fuqia potenciale punëtore me procesin në pritje të fillimit të zbatimit të Liberalizimit të vizave nga janari i vitit që po vjen.

 

Miratimi i Fondit Sovran nga Qeveria e Kosovës është një hap drejtë luftimit konkret, të prekshëm të krizës nga largimi i fuqisë punëtore prej vendit. Prandaj uroj dhe shpresoje që me kalimin në Kuvend dhe fillimin e zbatimit të tij në praktikë, Qeveria do të jetë akoma më transparente me qytetarët dhe me mbështetje për bizneset, sepse ajo qka tash i duhet Kosovës si strategji e shpejtë veprimi, është stimulimi i të rinjve për mor largim nga vendi i tyre, duke punuar seriozisht për të ju garantuar një punë të sigurt dhe me një pagesë minimale, siç është e rregulluar edhe me ligj - 400 euro paga më e ulët. Vetëm në këtë mënyrë të rinjtë që po ikin nga Kosova në vendet e BE-së, ku në destinacion i kanë Gjermaninë dhe Zvicrën, do të fillojnë të ndërrojnë mendje dhe qëndrojnë e besojnë në shtetin e tyre. Kështu që Qeveria e Kosovës duhet tani të fillojë dhe krijoj kushte për ndërmarrës të rinj, që të rinjtë të hapin biznese edhe të pa varura, për të krijuar vende të reja të punës, për vete por edhe për të tjerët. Pra, miratimi i Fondit Sovran nga Qeveria Kosovës, është një nga hapat më kapital që janë ndërmarr tani në funksion të dinamizmit të zhvillimit ekonomik të vendit dhe përpjekja më serioze e parandalimit të zbrazjes së shtetit nga fuqia potenciale punëtore me procesin në pritje të fillimit të zbatimit të Liberalizimit të vizave nga janari i vitit që po vjen. Në këtë funksion ishte edhe deklarimi i Kryeministrit Kurti në mbledhjen e fundit të Qeverisë në të cilën është miratuar Ligji për Fondin Sovran, ku ka deklaruar se ishte mbledhje më e rëndësishme sepse para vetes kishte një prej projektligjeve më të rëndësishme i cili mundëson realizimin e projektit më të madh ekonomik që vendi ynë ka ndërmarrë, Fondin Sovran.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".