Ish pushtetarët e inkriminuar grusht bashkuar edhe në koalicion të mundshëm kundër Qeverisë Kurti, për pazare kundër shtetit dhe grabitje të pushtetit

Ish pushtetarët e inkriminuar grusht bashkuar edhe në koalicion të mundshëm kundër Qeverisë Kurti, për pazare kundër shtetit dhe grabitje të pushtetit

Hajrullah Tërnava

  • 10 June 2023 - 08:59

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Duke parë presion e madh ndërkombëtar mbi Qeverinë Kurti për kompromis me Serbinë rreth Asociacionit, dhe mundësin e zgjidhjes alternative duke shkuar në zgjedhje të reja, opozita ka filluar të mobilizohet dhe të siguron bashkëmendimtar edhe mes deputetëve të koalicionit qeverisës, për inicim të mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti, për ta marr timonin e dialogut dhe zbatuar marrëveshjet dhe kërkesat e fundit me të cilat Qeveria Kurti është kushtëzuar.

-Në rrethanat e tanishme se si po zhvillohen politikat me fqinjin serb, kur para disa ditëve në pjesët e veriut pati sulme nga ana e paramilitarëve serb ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe policisë tonë, nga ana e serbëve të ardhur nga Serbia, të cilët iu shkaktuan lëndime rreth 30 ushtrave, 3 prej tyre u lënduan rëndë me armë zjarri, është situatë e rëndë dhe shumë serioze. Situata e krijuar tani kërkon zgjedhje në koordinim me ndërmjetësuesit ndërkombëtar, pranë kësaj situate e cila mbretëron në ato pjesë të veriut, që para një kohe u mbajtën zgjedhjet në ato pjesë veriore e që popullata serbe është shumicë dhe i bojkotoj ato zgjedhje dy herë. Edhe në zgjedhjet e radhës serbët nuk morën pjesë fare. Ato zgjedhje i përkrahen ndërkombëtarët në krye me Amerikën, dhe në ato zgjedhje si fitimtar në katër (4) komuna dolën shqiptarët. Në mënyrë legjitime e dhanë betimin, dhe filluan të dalin në punë si kryetar zyrtar nëpër ato komuna ku i kanë fituar votat.

Serbët tani duke i parë gabimet që i kanë bërë në të kaluarën kur iu urdhëruan zyrtarëve komunal, si gjyqtarëve, prokurorëve, policisë etj, që ti lëshojnë ato vende të punës, dhe tani mbas një kohe ato komuna duheshin që të menaxhohen nga njerëzit legjitim. Serbët të pakënaqur me protesta dhe demonstrata, demonstruan para komunave në një numër të konsiderueshëm duke mos i pranuar ata kryetar që ti qeverisin komunat, prandaj pati edhe sulme ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe policisë, dhe ato protesta zgjatën disa ditë, po vazhdojnë dhe situata ende është e tensionuar, prandaj ndërkombëtarët e sidomos Amerika po insiston që kryetarët e atyre komunave mos ti kryejnë punët e tyre nëpër komuna por nga ndonjë vend tjetër, dhe tani ndaj përfaqësuesve të Kosovës po bëhet presion që të mbahen zgjedhje të reja dhe forcat e policisë speciale në ato pjesë të tëriqen, gjë që Kryeministri Kurti po reziston që policia dhe të tjerët zyrtar mos të tërhiqen dhe ti kryejnë detyrat e tyre sipas ligjeve në fuçi, sepse si rezultat i gjithë atyre aktiviteteve për herë të parë në ato katër (4) komuna janë ngritur flamujt e Kosovës, dhe në realitet është shtri sovraniteti i shtetit të Kosovës deri në kufi me Serbinë.

Opozita tani po e sheh shansin e sajë nga presioni i ndërkombëtarëve që po i bëhet Qeverisë Kurti, të ndërroj situata politike në favor të saj. Ndërkombëtarët po e përkrahin që të formohet asociacioni i komunave serbe dhe të tërhiqen formacionet e policisë speciale në ato pjesë të komunave, që ti raujnë marrëdhëniet me shtetin serb, për tu realizuar marrëveshja e Ohrit, gjë që Qeveria Kurti po i ka disa pikëpamje tjera për gjithë ketë situatë. Opozita duke e pa shansin e saje se mund të organizohen zgjedhje të reja përbrenda Kosovës, edhe që deri më tani nuk e kanë pasur atë shans, sepse LVV i pati fituar zgjedhjet me mbi 51%, kurse tani opozitarët e shohin shansin që mundë të arrihet e drejta e votave për ta rrëzuar këtë qeveri, sepse kanë sinjale nga disa deputet që do ta krijojnë shumicën e votave në parlament, prandaj tani opozita po shpreson për një marrëveshje tinëzare me ndërkombëtarët për tu ndihmuar edhe nga diplomatët evropian e amerikanë, për realizimin e nismës së mocionit kundër Kurti e cila po tregohet e rezervuar ndaj kërkesave të cilat ata i kanë paraqitur me urgjencë për tu zbatuar, në funksion të shtensionimit të situatës në veri të Kosovës pas ngjarjeve të fundit që atje janë zhvilluar.

Kërkesa më e nxehtë dhe serioze në të cilën po reziston Qeveria Kurti është ajo për Asociacionin, marrëveshje kjo e trashëguar nga opozitarët e tashëm që ishin në qeverisje në dy mandatet e kaluar, 2013 dhe 2015. Emisari amerikan, Gabriel Escobar, duke parë që kjo Qeveri po reziston dhe heziton që të ndërmerr veprime të shpejta për jetësimin e Asociacionit, ka deklaruar se ky obligim që e kanë marrë institucionet e Kosovës para 10 vitesh, me patjetër do të realizohet, por çështje e hapur mbetet se nga cili mandat qeverisës do të realizohet kjo kërkesë.

Escobar ka përsëritur edhe në Beograd se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është “kërkesë ligjore” për Qeverinë e Kosovës dhe do të bëhet por se pyetja është nëse e bën me qeverinë aktuale apo atë të ardhshme, sepse kjo kërkesë është edhe kusht për të ecur përpara drejtë BE-së. “Në një moment, nëse Kosova dëshiron të ecë përpara me integrimin e saj, ajo duhet ta formojë Asociacionin. Pyetja është se a do të ndodhë kjo me këtë qeveri apo me qeverinë e ardhshme”, ka deklaruar Escobar. Sipas tij, të dyja palët – Kosova dhe Serbia – duhet të përqendrohen në planin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve dhe të ecin përpara me Asociacionin.

Duke parë presion e madh ndërkombëtar mbi Qeverinë Kurti për kompromis me Serbinë rreth Asociacionit, dhe mundësin e zgjidhjes alternative duke shkuar në zgjedhje të reja, opozita ka filluar të mobilizohet dhe të siguron bashkëmendimtar edhe mes deputetëve të koalicionit qeverisës, për inicim të mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti, për ta marr timonin e dialogut dhe zbatuar marrëveshjet dhe kërkesat e fundit me të cilat Qeveria Kurti është kushtëzuar. Madje kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj deklaroi se e kanë numrin e nevojshëm të deputetëve për të iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti. Kreu i AAK-së, shtoi se mocioni i mosbesimit është zgjidhja e duhur. Ai thekson se Kosova ka pranuar tri kërkesat e ShBA-ve dhe BE-së për deeskalimin e situatës, kërkesa këto që sipas opozitës qeveria është duke i injoruar për të mos i zbatuar prandaj zgjidhja sipas tyre është mocioni i mosbesimit.

“Mocioni është zgjidhja e duhur, është demokraci dhe kjo do të ishte me siguri e dobishme për gjithë spektrin politik, përfshirë edhe shumicën, për pozitën. Janë votat, opozita e ka numrin e nevojshëm për të iniciuar mocionin, por po ashtu ka plot deputetë në Kuvendin e Kosovës që nuk pajtojnë me këto tejkalimet e panevojshme të kryetarit të qeverisë”, deklaroi ai duke pretenduar se do të sigurohen vota edhe nga deputet të koalicionit për rrëzimin e qeverisë, që duket se mundë të iniciohet në bashkë koordinim me ndërkombëtarët, si masë e fundit e sanksioneve për zvarritje apo mos zbatim të kërkesave. Gjithsesi se është ky një moment kritik që kërkohet nga qeveria për të reflektuar në kërkesat e aleatëve dhe shpëtimin e kësaj Qeveria të shpresës nga projektet kriminale për ta rrëzuar dhe kapur përsëri shtetin e pushtetin, nga nëntoka e krimit të organizuar. Opozita si kurrë më parë tani është unike që ta rrëzoj këtë qeveri sepse Qeveria Kurti deri më tani ka dhënë sinjale se do ta luftoj krimin në përpikëri me ligjet e Kosovës, dhe në disa raste veç ka ndërmarr masa të tilla, si në rastin Brezovica etj.

Pritet që muajve të ardhshëm ti përndjek të gjithë ata që i kanë keqpërdorur ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, dhe në ato pozita të larta që kanë qenë gjatë qeverisjeve të tyre, që nga skamnoret tani janë bërë multimilionerë dhe miliarderë, prandaj për ti shpëtuar kësaj përndjekje ligjore, ata po bëjnë çmos për me e kundërshtua në çdo aspekt Qeverinë Kurti, dhe me shkua në zgjedhje të reja me një shpresë se LVV nuk do ti fitoj më zgjedhjet, se mund të ndodhë që e tërë opozita ta formoj koalicionin parazgjedhor dhe ti fitojnë zgjedhjet për ta qeverisur Kosovën duke i përkrahur edhe ndërkombëtarët ata, dhe me këtë fitore nëse ndodhë, do të ndërpritesheshin ato përndjekjet kriminale nga qeveria Kurti, që po ia kanë frikën opozita e tanishme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".