Në këtë kohë të vështirë që gjendet Kosova politika po improvizon me reformën zgjedhore e cila në aspektin politik nuk paraqet asnjë rëndësi të posaçme

Në këtë kohë të vështirë që gjendet Kosova politika po improvizon me reformën zgjedhore e cila në aspektin politik nuk paraqet asnjë rëndësi të posaçme
Në këtë kohë të vështirë që gjendet Kosova politika po improvizon me reformën zgjedhore e cila në aspektin politik nuk paraqet asnjë rëndësi të posaçme

Blerim Burjani

  • 11 June 2023 - 08:52

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Pra, edhe pse fillimi i diskutimit në Kuvend u përcoll me shumë pompozitet, nuk ka shpresë për një reformë të plotë zgjedhore që e prekë sistemin dhe procesin organizativ e teknik. Reforma nuk arrihet lehtë sepse edhe në të kaluarën ka pasur dhe ka rezistencë në këtë drejtim.

 

Unë nuk e besoj se shoqëria civile mund të bëj ndonjë kthesë të madhe duke ndikuar për të zhvilluar në reformë zgjedhore të avancuar dhe të thelluar. Asnjëherë deri më tash zëri i Shoqërisë civile, adresimi i kërkesave, propozimeve dhe shqetësimeve, nuk është dëgjuar dhe përfillur nga partitë politike. I tërë procesi i reformës është i varur plotësisht nga sjelljet monopoliste të vendimmarrjes nga partitë politike, por asnjëherë nuk ka pasur ndikim shoqëria civile për diçka që do ti kontribuonte reformës reale e substanciale, për të shkuar përtej improvizimit dhe për ta nxjerrë atë nga situatat që krijojnë akoma mundësi të manipulimit. Pra, edhe pse fillimi i diskutimit në Kuvend u përcoll me shumë pompozitet, nuk ka shpresë për një reformë të plotë zgjedhore që e prekë sistemin dhe procesin organizativ e teknik. Reforma nuk arrihet lehtë sepse edhe në të kaluarën ka pasur dhe ka rezistencë në këtë drejtim. Në këtë kohë të vështirë që gjendet Kosova në aspektin politik kjo nuk paraqet ndonjë rëndësi të posaçme. Kjo reformë është e vogël dhe krejtësisht teknike. Madje kanë mbetur jashtë trajtimit disa çështje tjera siq janë zonat zgjedhore, dhe ka mbetur të ndryshohet ligji në kuptim që të mos ketë të nominuar të partive që numëron vota. Pra kjo është dhe mbetet më e keqja në këtë drejtim apo thjeshtë çështje teknike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"